Amosi
8 Zotëria Sovran Jehova më bëri të shoh një shportë me fruta vere.+ 2 Ai më tha: «Çfarë shikon,+ Amos?» «Një shportë me fruta vere»,+—u përgjigja. Atëherë Jehovai më tha: «I erdhi fundi popullit tim, Izraelit.+ Unë nuk do ta shfajësoj më.+ 3 Atë ditë, këngët e tempullit do të kthehen në ulërima,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.—Do të ketë shumë kufoma,+ të cilat do të flaken në çdo vend. Hesht!
4 Dëgjojeni këtë, ju që i ngulni dhëmbët të varfrit,+ shfarosni zemërbutët e tokës+ 5 dhe thoni: ‘Edhe sa do që të kalojë hëna e re,+ që të shesim drithin?+ Edhe sa do që të kalojë sabati,+ që të nxjerrim në shitje drithin, që të zvogëlojmë efën,+ të zmadhojmë siklën, të bëjmë hile me peshoret për të mashtruar,+ 6 të blejmë fukaranë me argjend, të varfrin me çmimin e një palë sandalesh, dhe të shesim mbeturinat e grurit?’+
7 Jehovai është betuar për Atë që është më i larti i Jakobit:*+ ‘Kurrë s’kam për t’i harruar tërë veprat e tyre.+ 8 Pikërisht për këtë, vendi do të dridhet+ dhe çdo banor do të mbajë zi.+ Ai do të ngrihet i tëri si Nili, do të trazohet dhe do të bjerë si Nili i Egjiptit.’+
9 “Atë ditë,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—do ta bëj diellin të perëndojë në mesditë+ dhe do t’i sjell vendit errësirë në një ditë të kthjellët. 10 Festat tuaja do t’i kthej në zi+ dhe të gjitha këngët tuaja në vajtime. Do të bëj që çdo mes të ngjishet me copë thesi dhe çdo kokë të jetë e rruar.+ Gjendja juaj do të jetë sikur të mbanit zi për një bir të vetëm+ dhe përfundimi do të jetë si një ditë e hidhur.
11 Po vijnë ditët,—thotë Zotëria Sovran Jehova,—gjatë të cilave unë do të dërgoj uri në vend, jo uri për bukë dhe etje për ujë, por për të dëgjuar fjalët e Jehovait.+ 12 Njerëzit do të shkojnë duke iu marrë këmbët nga njëri det në tjetrin dhe nga veriu në lindje. Do të bredhin lart e poshtë, duke kërkuar fjalën e Jehovait, por nuk do ta gjejnë.+ 13 Atë ditë vajzat e bukura dhe djemtë e rinj do të zalisen nga etja,+ 14 po, ata që betohen për shkakun e fajit të Samarisë+ dhe që thonë: ‘Ashtu siç është e vërtetë që rron perëndia yt, o Dan!’+ dhe ‘Betohem për udhën e Beer-Shebës!’+ Ata do të bien e s’do të ngrihen më.”»+