Ezekieli
15 Fjala e Jehovait m’u drejtua akoma: 2 «Bir njeriu, si ndryshon druri i hardhisë,+ ose edhe bisku i saj, nga të gjithë drurët e tjerë të pyllit? 3 A mund të marrësh prej saj një shkop për të bërë ndonjë punë? A mund të marrësh prej saj një kunj për të varur diçka? 4 Ajo është vetëm për të bërë zjarr.+ Zjarri përpin dy anët e saj, kurse në mes e shkrumbon.+ A bën për ndonjë punë? 5 Nëse nuk bën për asgjë kur është e padëmtuar, aq më pak do të bëjë kur ta ketë përpirë zjarri dhe ta ketë shkrumbuar!+
6 Prandaj, kështu thotë Zotëria Sovran Jehova: ‘Njësoj si hardhinë, që ndër drurët e tjerë të pyllit e kam caktuar të digjet në zjarr, kështu i kam caktuar edhe banorët e Jerusalemit.+ 7 Unë jam kthyer kundër tyre.+ Ata kanë dalë nga një zjarr, por prapëseprapë zjarri do t’i përpijë.+ Kur të kthehem kundër tyre, atëherë keni për ta marrë vesh se unë jam Jehovai.+
8 Unë do ta kthej vendin në shkreti,+ sepse ata kanë vepruar me pabesi’,+—thotë Zotëria Sovran Jehova.»