Dirigjuesit. Këngë e Davidit.
140 O Jehova, më çliro nga njerëzit e këqinj!+
Më mbro nga njeriu i dhunshëm,+
2 nga ata që kurdisin në zemër të këqija,+
e që më sulmojnë gjithë ditën si në luftë.+
3 E mprehin gjuhën si gjarpri,+
dhe nën buzë+ kanë vrerin e nepërkës me brirë. Selah.
4 O Jehova, më ruaj nga duart e të ligjve,+
më mbro edhe nga njerëzit e dhunshëm,+
që thurin plane për të më penguar hapat.+
5 Ata që lartësojnë veten, më kanë vënë një grackë të fshehtë+
dhe anës shtegut i shtrijnë litarët si rrjetë.+
Më kanë ngritur kurthe.+ Selah.
6 I thashë Jehovait: «Ti je Perëndia im.+
O Jehova, vërua veshin përgjërimeve të mia.»+
7 O Zotëri Sovran+ Jehova, kalaja e shpëtimit tim,+
ti ma mbulon kokën ditën e betejës.+
8 O Jehova, mos ua plotëso të ligjve dëshirën e zjarrtë!+
Mos e mbështet komplotin e tyre, që të mos krekosen!+ Selah.
9 Kokat e atyre që më rrethojnë,+
u mbulofshin nga të këqijat e buzëve të tyre!+
10 Thëngjij të ndezur rënçin mbi ta!+
Në zjarr+ e në gropa me ujë rënçin, e mos dalshin më!+
11 Fjalëmadhi mos qëndroftë mbi dhé!+
Të dhunshmin e ndjektë e liga, duke e goditur pa pushim!+
12 Unë e di mirë se Jehovai do ta mbrojë+
çështjen e të munduarit, drejtësinë e të varfrit.+
13 Të drejtët do ta falënderojnë emrin tënd.+
Të ndershmit do të qëndrojnë para teje.+