Zanafilla
22 Pas këtyre gjërave, Perëndia i vërtetë e vuri Abrahamin në provë+ dhe i tha: «Abraham!» Ai ia ktheu: «Ja ku jam!»+ 2 Perëndia vazhdoi: «Merre birin tënd, të lutem, birin tënd të vetëm që e do kaq shumë,+ Isakun,+ dhe merr udhën për në vendin e Moriahut.+ Atje flijoje si një blatim të djegur në malin që do të të tregoj.»+
3 Kështu, Abrahami u çua herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit dhe mori dy shërbëtorë dhe të birin, Isakun.+ Çau edhe drutë për blatimin e djegur, dhe pastaj u ngrit e mori udhën për në vendin që i tregoi Perëndia i vërtetë. 4 Ditën e tretë, Abrahami ngriti sytë dhe për herë të parë nisi të shihte nga larg vendin. 5 Abrahami u tha shërbëtorëve:+ «Ju rrini këtu me gomarin, ndërsa unë dhe im bir po shkojmë atje që të adhurojmë+ Perëndinë, dhe pastaj do të kthehemi.»
6 Abrahami mori drutë e blatimit të djegur dhe ia ngarkoi Isakut, të birit,+ kurse vetë mori zjarrin dhe kamën, e të dy vazhduan së bashku.+ 7 Isaku nisi t’i thoshte të atit, Abrahamit: «Ati im!»+ Ai ia ktheu: «Ja ku jam, mor bir!»+ Ai vazhdoi: «Ja ku janë zjarri dhe drutë, por ku është delja për blatimin e djegur?»+ 8 Abrahami i tha: «Perëndia do ta sigurojë vetë delen për blatimin e djegur,+ biri im.» Dhe të dy vazhduan të ecnin së bashku.
9 Së fundi arritën në vendin që i kishte treguar Perëndia i vërtetë, dhe Abrahami ndërtoi atje një altar,+ rregulloi drutë, e lidhi Isakun, të birin, këmbë e duar dhe e vuri mbi altar, sipër druve.+ 10 Pastaj, Abrahami zgjati dorën dhe mori kamën që të vriste të birin.+ 11 Por engjëlli i Jehovait i thërriti nga qiejt:+ «Abraham, Abraham!» Dhe ky iu përgjigj: «Ja ku jam!» 12 Ai vazhdoi: «Mos e shtri dorën kundër djalit dhe mos i bëj gjë,+ sepse tani e di vërtet që ti ke frikë nga Perëndia, pasi nuk ma kurseve birin tënd, të vetmin që ke.»+ 13 Abrahami ngriti sytë dhe pak përpara tij pa një dash me brirët e ngatërruar te një shkurre. Abrahami shkoi, mori dashin dhe e flijoi si një blatim të djegur në vend të të birit.+ 14 Abrahami e quajti atë vend Jehova-Jireh. Për këtë arsye sot është zakon të thuhet: «Në malin e tij, Jehovai do të sigurojë atë që është e nevojshme.»+
15 Engjëlli i Jehovait e thërriti Abrahamin për herë të dytë nga qiejt: 16 «Meqë ti bëre këtë gjë dhe nuk e kurseve birin tënd të vetëm,+ betohem për veten time,—thotë Jehovai,+— 17 se me siguri do të të bekoj dhe me siguri do ta shumoj farën tënde si yjet e qiellit e si kokrrizat e rërës në breg të detit.+ Fara jote do të shtjerë në dorë portat e armiqve të vet.+ 18 Me anë të farës sate+ do të arrijnë të marrin bekime të gjitha kombet e tokës, falë faktit që ti e dëgjove zërin tim.»+
19 Pastaj, Abrahami u kthye te shërbëtorët e tij; ata u ngritën dhe së bashku shkuan në Beer-Shebë.+ Abrahami vazhdoi të banonte në Beer-Shebë.
20 Pas këtyre gjërave Abrahamit i mbërriti ky lajm: «Ja, edhe Milka+ i ka lindur djem Nahorit,+ vëllait tënd. 21 Uzi, i parëlinduri i tij, Buzi,+ i vëllai, Kemueli, ati i Aramit, 22 Kesedi, Hazoja, Pildashi, Jidlafi dhe Betueli.»+ 23 Betueli u bë ati i Rebekës.+ Këta të tetë i lindi Milka Nahorit, vëllait të Abrahamit. 24 Ishte edhe konkubina* e tij, emri i së cilës ishte Reuma. Me kohë, edhe ajo lindi Tebahun, Gahamin, Tahashin dhe Makahun.+