2 Mbretërve
13 Vitin e njëzetetretë të mbretërimit të Jehoasit,+ birit të Ahaziahut,+ mbretit të Judës, Jehoahazi,+ biri i Jehut,+ u bë mbret i Izraelit në Samari, dhe mbretëroi shtatëmbëdhjetë vjet. 2 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait+ dhe ndoqi mëkatet e Jeroboamit,+ birit të Nebatit, me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai nuk hoqi dorë prej tyre. 3 Dhe Jehovait iu ndez zemërimi+ kundër Izraelit, prandaj e dorëzoi në duart e Hazaelit,+ mbretit të Sirisë, dhe të Ben-Hadadit,+ birit të Hazaelit, gjatë gjithë atyre ditëve.
4 Pas ca kohësh Jehoahazi kërkoi të zbuste+ zemërimin* e Jehovait, dhe Jehovai e dëgjoi,+ sepse e kishte parë se si po e shtypte Izraelin+ mbreti i Sirisë. 5 Prandaj Jehovai i dha Izraelit një shpëtimtar,+ kështu që ata u çliruan nga shtypja siriane. Dhe bijtë e Izraelit banonin nëpër shtëpitë e tyre si më parë.+ 6 (Vetëm se nuk hoqën dorë nga mëkatet e shtëpisë së Jeroboamit, me të cilat ky kishte shtyrë edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ata ecën+ në to, e madje edhe shtylla e shenjtë+ mbeti në Samari.) 7 Jehoahazit nuk i kishin mbetur veçse pesëdhjetë kalorës, dhjetë karroca dhe dhjetë mijë këmbësorë,+ sepse mbreti i Sirisë i kishte shkatërruar+ dhe i kishte bërë si byk.+
8 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehoahazin, gjithçka bëri dhe veprat e tij të fuqishme, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 9 Në fund Jehoahazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në Samari.+ Në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Jehoasi.+
10 Vitin e tridhjeteshtatë të mbretërimit të Jehoasit, mbretit të Judës, Jehoasi,+ biri i Jehoahazit, u bë mbret i Izraelit në Samari dhe mbretëroi gjashtëmbëdhjetë vjet. 11 Ai bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait+ dhe nuk hoqi dorë nga tërë mëkatet e Jeroboamit, birit të Nebatit, me të cilat shtyu edhe Izraelin të mëkatonte.+ Ai eci në to.
12 Pjesa tjetër e ngjarjeve lidhur me Jehoasin, gjithçka bëri, veprat e tij të fuqishme dhe se si luftoi+ kundër Amaziahut, mbretit të Judës, a nuk janë shkruar në librin+ e ngjarjeve të mbretërve të Izraelit? 13 Në fund Jehoasi u preh me paraardhësit e tij, dhe në fronin e tij u ul Jeroboami.+ Jehoasin e varrosën në Samari me mbretërit e Izraelit.+
14 Kur Jehoasi ishte ende gjallë, Eliseun+ e zuri një sëmundje, nga e cila më vonë vdiq.+ Prandaj Jehoasi, mbreti i Izraelit, zbriti tek ai dhe nisi të qante mbi të e të thoshte: «Ati im,+ ati im, karroca e luftës e Izraelit dhe kalorësit e tij!»+ 15 Eliseu i tha: «Merr një hark dhe shigjeta.» Dhe ky mori një hark e disa shigjeta. 16 Pastaj Eliseu i tha mbretit të Izraelit: «Vëre dorën te harku.» Kur ai vuri dorën te harku, Eliseu vendosi duart e veta mbi ato+ të mbretit. 17 Pastaj i tha: «Hape dritaren nga lindja.» Dhe ai e hapi. Atëherë Eliseu i tha: «Qëllo!» E ai qëlloi. Eliseu vazhdoi: «Shigjeta shpëtuese e Jehovait, po, shigjeta shpëtuese+ kundër Sirisë! Ti do ta godasësh Sirinë në Afek+ derisa ta shfarosësh.»
18 Pastaj i tha: «Merri shigjetat.» Ky i mori. Atëherë ai i tha mbretit të Izraelit: «Godit në tokë.» Kështu ai goditi tri herë dhe u ndal.+ 19 E njeriu i Perëndisë+ së vërtetë u indinjua me të, prandaj i tha: «Duhej të goditje pesë ose gjashtë herë! Vetëm atëherë do ta goditje Sirinë derisa ta shfarosje, por tani do ta godasësh vetëm tri herë.»+
20 Pas kësaj Eliseu vdiq dhe e varrosën.+ Në fillim të vitit, në vend hynin rregullisht banda kusarësh+ moabitë.+ 21 Një herë, ndërsa disa njerëz po varrosnin një burrë, panë një bandë kusarësh. Në çast ata e hodhën të vdekurin në varrin e Eliseut, e ia mbathën. Kur trupi i të vdekurit preku eshtrat e Eliseut, ai u kthye menjëherë në jetë+ dhe u ngrit në këmbë.+
22 Hazaeli,+ mbreti i Sirisë, e shtypi+ Izraelin gjatë gjithë kohës së Jehoahazit. 23 Megjithatë Jehovai u tregoi hir+ dhe pati mëshirë+ për ta. Ai u kthye tek ata për hir të besëlidhjes+ së tij me Abrahamin,+ Isakun+ dhe Jakobin+ e nuk deshi t’i shkatërronte.+ Madje edhe deri tani nuk i ka flakur larg pranisë së tij. 24 Në fund Hazaeli, mbreti i Sirisë, vdiq dhe në vend të tij filloi të mbretëronte i biri, Ben-Hadadi. 25 Jehoasi, biri i Jehoahazit, ia mori përsëri Ben-Hadadit, birit të Hazaelit, qytetet që ky ia kishte marrë me luftë Jehoahazit, atit të tij. Jehoasi e goditi atë tri herë dhe arriti t’i merrte përsëri qytetet e Izraelit.+