1 Kronikave
14 Hirami,+ mbreti i Tirit,+ i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri,+ ndërtues muresh dhe punues druri për t’i ndërtuar atij një shtëpi.+ 2 Davidi e kuptoi që Jehovai e kishte vendosur patundshmërisht+ si mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij ishte lartësuar shumë për shkak të popullit të vet, Izraelit.+
3 Davidi mori gra të tjera+ në Jerusalem dhe atij i lindën bij e bija të tjerë.+ 4 Këta janë emrat e fëmijëve që i lindën në Jerusalem: Shamuai,+ Shobabi,+ Natani,+ Solomoni,+ 5 Ibhari,+ Elishua, Elpeleti,+ 6 Nogahu, Nefegu,+ Jafia, 7 Elishami,+ Beeliadi dhe Elifeleti.+
8 Filistinët dëgjuan se Davidi ishte mirosur si mbret i gjithë Izraelit.+ Atëherë u ngjitën të tërë për ta kërkuar.+ Kur e dëgjoi këtë, Davidi doli kundër tyre. 9 Filistinët erdhën dhe vazhduan të mësynin në ultësirën e Refaimit.+ 10 Davidi nisi të pyeste Perëndinë:+ «A të ngjitem kundër filistinëve dhe a do të m’i japësh në dorë?» Atëherë Jehovai i tha: «Ngjitu dhe unë kam për të t’i dhënë në dorë.» 11 Kështu, Davidi u ngjit në Baal-Perazim+ dhe atje u dha një goditje. Pastaj Davidi tha: «Perëndia i vërtetë ka krijuar një të çarë mes armiqve të mi me dorën time, si një çarje të hapur nga ujërat.» Ja pse atij vendi+ ia vunë emrin Baal-Perazim. 12 Ata i lanë perënditë e tyre atje.+ Pastaj Davidi dha urdhër, e kështu ato u dogjën në zjarr.+
13 Më vonë filistinët mësynë përsëri në ultësirë.+ 14 Atëherë Davidi e pyeti+ përsëri Perëndinë, dhe këtë radhë Perëndia i vërtetë i tha: «Mos u ngjit pas tyre. Mos u dil ballë për ballë, por bjeri rreth e përqark dhe sulu mbi ta kur të jesh përballë shkurreve të bakës.+ 15 Kur të dëgjosh një si zhurmë marshimi, që vjen nga majat e shkurreve të bakës,+ dil për luftë,+ sepse Perëndia i vërtetë do të ketë dalë para teje+ për ta shpartalluar kampin e filistinëve.» 16 Dhe Davidi veproi ashtu si e urdhëroi+ Perëndia i vërtetë. Ata e shpartalluan kampin e filistinëve nga Gibeoni+ deri në Gezer.+ 17 Dhe fama+ e Davidit filloi të përhapej në të gjitha vendet. Jehovai bëri që gjithë kombet t’i zinte tmerri prej tij.+