1 Kronikave
16 Kështu, arka e Perëndisë së vërtetë u soll+ dhe u vu brenda tendës që i kishte ngritur Davidi.+ Pastaj filluan të paraqitnin blatime të djegura dhe flijime në bashkësi përpara Perëndisë së vërtetë.+ 2 Kur mbaroi paraqitjen e blatimit të djegur+ dhe flijimet në bashkësi,+ Davidi filloi të bekonte+ popullin në emër të Jehovait.+ 3 Përveç kësaj, ai u ndau+ tërë izraelitëve, si burrave, ashtu edhe grave, gjithsecilit, një bukë, një kulaç hurmash Arabie dhe një kulaç prej rrushi të thatë. 4 Pastaj, për të kujtuar,+ për të falënderuar+ dhe për të lëvduar+ Jehovain, Perëndinë e Izraelit, ai vuri si shërbëtorë+ përpara arkës së Jehovait disa levitë:+ 5 Asafin,+ që ishte kreu, Zakarinë, që vinte i dyti pas tij, Jejelin, Shemiramotin, Jehielin, Matitinë, Eliabin, Benajahun, Obed-Edomin dhe Jejelin,+ me vegla me tela dhe me harpa,+ Asafin,+ që u binte fort+ cimbaleve 6 dhe priftërinjtë Benajah dhe Jahaziel, që u binin vazhdimisht trumbetave+ përpara arkës së besëlidhjes së Perëndisë së vërtetë.
7 Pikërisht atë ditë, Davidi u dha+ për herë të parë Asafit+ dhe vëllezërve të tij një psalm që e kishte kompozuar vetë, me të cilin të falënderonin+ Jehovain:
12 Kujtoni veprat e mrekullueshme që ka kryer,+
mrekullitë dhe vendimet gjyqësore që dalin nga goja e tij,+
13 o pasardhës të Izraelit, shërbëtorit të tij,+
ju bij të Jakobit, të zgjedhurit e tij!+
14 Ai është Jehovai, Perëndia ynë.+ Vendimet e tij gjyqësore+ vlejnë për gjithë tokën.
15 Kujtoni besëlidhjen e tij përgjithmonë,+
dhe për një mijë breza, fjalën që urdhëroi;+
16 besëlidhjen që bëri me Abrahamin,+
dhe betimin që i bëri Isakut,+
17 atë betim që ia përsëriti edhe Jakobit,+
si një besëlidhje të përhershme për Izraelin,+
18 duke thënë: ‘Ty do të ta jap Kanaanin,+
që të jetë pjesa dhe trashëgimia jote.’+
21 Ai nuk lejoi t’ua hante kush hakun,+
përkundrazi, për shkak të tyre qortoi mbretër,+
22 dhe tha: ‘Mos i prekni të mirosurit e mi,
e mos u bëni asnjë të keqe profetëve të mi.’+
24 Tregojuni kombeve lavdinë e tij,
dhe gjithë popujve veprat e tij të mrekullueshme!
25 Se Jehovai është i madh dhe i denjë të lëvdohet shumë,+
atij është për t’ia pasur frikën më shumë se tërë perëndive.+
29 Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri+ i tij,
sillni një dhuratë dhe ejani para tij!+
Përkuluni para Jehovait të stolisur me veshje të shenjta.+
30 Përpëlituni nga dhembjet e forta për shkak të tij, të gjithë ju banorët e tokës!
Toka është vendosur fort:
Kurrë nuk do të lëkundet dot.+
31 Le të gëzojnë qiejt e të ketë hare toka,+
le të thonë ata ndër kombe: ‘Jehovai është bërë mbret!’+
33 Në të njëjtën kohë, drurët e pyllit le të shpërthejnë në britma gëzimi për shkak të Jehovait,+
sepse ai ka ardhur të gjykojë tokën.+
35 Thoni: ‘Na shpëto, o Perëndi i shpëtimit+ tonë,
na mblidh e na çliro nga kombet,+
që të falënderojmë emrin+ tënd të shenjtë dhe me ngazëllim të flasim, duke të lëvduar.+
36 I bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit, në jetë të jetëve!’»+
Dhe mbarë populli tha: «Amin!» dhe lëvdoi Jehovain.+
37 Pastaj ai la përpara arkës së besëlidhjes së Jehovait, Asafin+ dhe vëllezërit e tij për të shërbyer+ vazhdimisht para Arkës, sipas nevojës së çdo dite.+ 38 Obed-Edomin dhe gjashtëdhjetë e tetë vëllezërit e tij, Obed-Edomin, birin e Jeduthunit, dhe Hosahun i la si derëtarë. 39 Priftin Sadok+ dhe vëllezërit e tij priftërinj i la para tabernakullit të Jehovait, në vendin e lartë që ishte në Gibeon,+ 40 për t’i bërë vazhdimisht Jehovait blatime të djegura në altarin e blatimeve të djegura, në mëngjes e në mbrëmje, dhe për gjithë sa është shkruar në ligjin e Jehovait që ia dha si urdhër Izraelit.+ 41 Bashkë me këta ishte edhe Hemani,+ Jeduthuni dhe pjesa tjetër e burrave të zgjedhur që ishin caktuar+ me emër për të falënderuar Jehovain,+ sepse «dashamirësia+ e tij zgjat në jetë të jetëve». 42 Hemani+ e Jeduthuni+ u binin trumbetave,+ cimbaleve dhe veglave muzikore për këngën e Perëndisë së vërtetë. Bijtë+ e Jeduthunit ishin te porta. 43 Gjithë populli iku, gjithsekush në shtëpinë e vet.+ Kështu Davidi shkoi rreth e përqark për të bekuar shtëpinë e tij.