2 Kronikave
23 Vitin e shtatë Jehojada+ u tregua guximtar dhe bëri një besëlidhje me krerët e qindësheve,+ domethënë me Azariahun, birin e Jerohamit, Ismaelin, birin e Jehohananit, Azariahun, birin e Obedit, Masejahun, birin e Adajahut dhe Elishafatin, birin e Zikrit. 2 Ata shkuan anembanë Judës, mblodhën levitët+ nga gjithë qytetet e Judës e krerët+ e shtëpive atërore+ të Izraelit dhe erdhën në Jerusalem. 3 Pastaj gjithë kongregacioni bëri një besëlidhje+ me mbretin në shtëpinë+ e Perëndisë së vërtetë, pas së cilës ai u tha:
«Ja! Biri+ i mbretit do të mbretërojë,+ ashtu si premtoi Jehovai për bijtë e Davidit.+ 4 Do të bëni kështu: një e treta juaj që hyni për të shërbyer ditën e sabatit,+ priftërinj+ dhe levitë,+ do të jeni derëtarë;+ 5 një e treta do të jetë në shtëpinë e mbretit;+ një e treta do të jetë në Portën e Themelit+ dhe tërë populli do të jetë në oborret+ e shtëpisë së Jehovait. 6 Mos lini asnjë të hyjë në shtëpinë e Jehovait,+ përveç priftërinjve dhe atyre levitëve që shërbejnë.+ Këta janë ata që do të hyjnë, sepse janë një grup i shenjtë,+ dhe gjithë populli do të përmbushë detyrimin ndaj Jehovait. 7 Levitët duhet t’i rrinë mbretit rreth e qark,+ secili me armët e veta në dorë. Të vritet kushdo që hyn në shtëpi. Qëndroni me mbretin kur të hyjë dhe kur të dalë.»
8 Levitët dhe gjithë Juda vepruan në përputhje me gjithçka që urdhëroi+ prifti Jehojada.+ Kështu, secili mori njerëzit e vet që ishin në detyrë në sabat,+ bashkë me ata që e lanë detyrën, sepse prifti Jehojada nuk i kishte liruar ndarjet+ nga detyra. 9 Përveç kësaj, prifti Jehojada u dha krerëve të qindësheve+ heshtat, mburojat dhe mburojat e rrumbullakëta+ të mbretit David,+ që gjendeshin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë.+ 10 Pastaj e vendosi gjithë popullin,+ secilin me heshtën e vet në dorë, nga ana e djathtë e shtëpisë deri në anën e majtë të saj, afër altarit, afër shtëpisë dhe përreth mbretit. 11 Pastaj nxorën birin e mbretit,+ i vendosën në kokë diademën+ dhe Dëshminë+ dhe e bënë mbret. Kështu Jehojada dhe bijtë e tij e mirosën+ dhe thirrën: «Rroftë mbreti!»+
12 Sapo dëgjoi zhurmën e popullit që vraponte dhe lëvdonte mbretin,+ Atalia vajti te populli në shtëpinë e Jehovait. 13 Kur ja, mbreti qëndronte në këmbë pranë shtyllës+ së tij në hyrje. Princat+ dhe trumbetarët+ ishin pranë mbretit. Gjithë populli gëzonte+ e u binte+ trumbetave. Bashkë me ta gëzonin edhe këngëtarët+ që u binin veglave muzikore dhe ata që nisnin këngët e lëvdimit. Menjëherë Atalia shqeu rrobat e saj dhe thirri: «Komplot! Komplot!»+ 14 Por prifti Jehojada nxori krerët e qindësheve, të emëruarit e forcave ushtarake, dhe u tha: «Nxirreni nga radhët,+ dhe kushdo që i shkon pas të vritet me shpatë!» Sepse ai kishte thënë: «Nuk duhet ta vritni në shtëpinë e Jehovait.» 15 Ata, pra, e kapën dhe, sa arriti në portën e kuajve të shtëpisë së mbretit, aty e vranë.+
16 Atëherë Jehojada bëri një besëlidhje mes tij dhe tërë popullit e mbretit, se do të qëndronin si populli+ i Jehovait. 17 Pas kësaj gjithë populli vajti në tempullin e Baalit dhe e rrëzoi.+ Altarët+ dhe shëmbëlltyrat e tij i bënë copë-copë,+ ndërsa Matanin,+ priftin e Baalit, e vranë+ para altarëve. 18 Përveç kësaj, Jehojada e la mbikëqyrjen e shtëpisë së Jehovait në dorë të priftërinjve dhe të levitëve. Këta Davidi+ i kishte vendosur sipas ndarjeve të tyre si përgjegjës në shtëpinë e Jehovait për t’i bërë flijime të djegura Jehovait. Këtë duhej ta bënin ashtu siç është shkruar në ligjin e Moisiut,+ me gëzim dhe me këngët e miratuara nga Davidi. 19 Kështu ai i vendosi derëtarët+ te portat+ e shtëpisë së Jehovait, që të mos hynte asnjë që në ndonjë mënyrë ishte i papastër. 20 Ai mori krerët e qindësheve,+ fisnikët, qeveritarët e popullit dhe tërë popullin e vendit dhe e mori mbretin nga shtëpia e Jehovait.+ Pastaj nga porta e sipërme erdhën në shtëpinë e mbretit dhe e ulën mbretin në fronin+ mbretëror. 21 Gjithë populli i vendit gëzonte,+ dhe qyteti nuk pati trazira. Atalinë e kishin vrarë me shpatë.+