Eklisiastiu
5 Ruaji këmbët e tua+ kurdo që të shkosh në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë. Njeriu le të afrohet për të dëgjuar,+ dhe jo për të dhënë një flijim si bëjnë budallenjtë,+ sepse ata s’janë të vetëdijshëm për të keqen që po bëjnë.+
2 Mos u nxito me gojën tënde dhe zemra jote+ të mos nxitohet të flasë para Perëndisë së vërtetë.+ Sepse Perëndia i vërtetë është në qiej,+ kurse ti je në tokë. Ja përse fjalët e tua duhet të jenë të pakta.+ 3 Sepse nga punët e shumta+ vijnë ëndrrat dhe nga fjalët e shumta zëri i budallait.+ 4 Sa herë të marrësh një zotim para Perëndisë, mos ngurro ta mbash,+ sepse budallenjtë nuk janë të pëlqyeshëm.+ Zotimin që merr, mbaje.+ 5 Është më mirë të mos e marrësh një zotim,+ se ta marrësh e të mos e mbash.+ 6 Mos lejo që goja ta bëjë trupin tënd të mëkatojë,+ as mos thuaj para engjëllit+ se ishte gabim.+ Përse të zemërohet Perëndia i vërtetë për shkak të zërit tënd dhe të shkatërrojë punën e duarve të tua?+ 7 Sepse nga punët e shumta vijnë ëndrrat+ dhe kotësi e fjalë ka me bollëk. Por ki frikë nga Perëndia i vërtetë.+
8 Nëse sheh në ndonjë provincë se të vobektit shtypen dhe se gjykimi+ e drejtësia hiqen me dhunë, mos u habit nga kjo,+ sepse një që është më i lartë se i larti+ po vëzhgon+ dhe ka edhe më të lartë se ata.
9 Po ashtu, fitimi i tokës është për të gjithë njerëzit.+ Që t’i shërbejë mbretit, ara duhet punuar.+
10 Ai që do argjendin, nuk do të ngopet me argjend, as ai që do pasurinë, me të ardhura.+ Edhe kjo është kotësi.+
11 Kur shtohen të mirat, shtohen sigurisht edhe ata që i hanë.+ Ç’përfitim ka pronari i tyre, veçse t’i shohë me sy?+
12 I ëmbël është gjumi+ i atij që shërben, qoftë në ngrëntë pak ose shumë; por bollëku nuk e lë të pasurin të flejë.
13 Kam parë nën diell edhe një të keqe tjetër të madhe: pasuri që ruhen për të zezën e pronarit të tyre.+ 14 Ato pasuri marrin fund,+ për shkak të ndonjë gjëme, dhe kur atij i lind një djalë, s’ka asgjë në dorë.+
15 Njeriu do të ikë përsëri ashtu si ka dalë nga barku i nënës, lakuriq, siç erdhi.+ Ai s’mund të marrë asgjë+ prej mundit të tij, asgjë që ta marrë me vete.
16 Edhe kjo është një e keqe e madhe: pikërisht ashtu si ka ardhur, ashtu edhe do të ikë. Ç’dobi ka njeriu që vazhdon të mundohet pas erës?+ 17 Veç kësaj, gjithë ditët e tij ha në errësirë, me shumë shqetësime,+ me sëmundje dhe me indinjatë.
18 Ja, gjëja më e mirë dhe më e bukur që kam parë, është që njeriu të hajë, të pijë e të shohë të mira prej gjithë punës,+ me të cilën mundohet nën diell, tërë ditët e jetës që Perëndia i vërtetë i ka dhënë, sepse kjo është pjesa që i takon. 19 Çdo njeriu, të cilit Perëndia i vërtetë i ka dhënë pasuri e të mira materiale,+ i ka dhënë edhe aftësi që të hajë prej tyre+ e të marrë me vete pjesën e tij dhe të gëzojë në mundin e tij.+ Kjo është dhuratë nga Perëndia.+ 20 Rrallëherë do të mendojë për ditët e jetës së tij, sepse Perëndia i vërtetë e mban të zënë, duke ia mbushur zemrën me gëzim.+