Ligji i përtërirë
4 Tani, o Izrael, dëgjoji rregullat dhe ligjet që po ju mësoj të zbatoni, me qëllim që të jetoni+ dhe të hyni në vendin që po ju jep Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, e ta shtini në dorë. 2 Fjalëve që po ju urdhëroj, as mos u shtoni, as mos u hiqni gjë,+ me qëllim që të zbatoni urdhërimet e Jehovait, Perëndisë tuaj, që unë po ju jap.
3 Ju e patë me sytë tuaj se çfarë bëri Jehovai në rastin e Baalit të Peorit.+ Çdo njeri që shkonte pas Baalit të Peorit, Jehovai, Perëndia juaj, e shfarosi nga gjiri juaj.+ 4 Kurse ju që qëndroni të lidhur+ me Jehovain, Perëndinë tuaj, sot jeni që të gjithë gjallë. 5 Ja, unë jua mësoj rregullat+ dhe ligjet+ ashtu si më urdhëron Jehovai, Perëndia im, që ju t’i zbatoni në vendin që po shkoni të shtini në dorë. 6 Mbajini e zbatojini ato, sepse kështu tregoni para syve të popujve që i dëgjojnë gjithë këto rregulla se keni mençuri+ dhe mend,*+ e ata do të thonë: ‘Ky komb i madh është pa dyshim një popull i mençur dhe me mend.’+ 7 Cili komb i madh+ i ka aq pranë perënditë e veta, si kemi ne Jehovain, Perëndinë tonë, sa herë që e thërrasim?+ 8 Cili komb i madh ka rregulla dhe ligje të drejta, si të gjitha këto ligje që po ju vë përpara sot?+
9 Veç tregohuni shumë të kujdesshëm dhe ruajeni shpirtin tuaj,+ që të mos i harroni gjërat që patë me sytë tuaj+ e që ato të mos largohen nga zemra juaj për gjithë jetën.+ Bëjuani të njohura ato bijve dhe nipërve tuaj.+ 10 Mos e harroni ditën kur qëndruat para Jehovait, Perëndisë tuaj, në Horeb,+ dhe kur Jehovai më tha: ‘Më mblidh popullin që të dëgjojë fjalët e mia,+ që të mësojë të më frikësohet+ për sa kohë të rrojë në këtë vend e që të mësojë bijtë e vet.’+
11 Kështu, ju u afruat e qëndruat rrëzë malit, që digjej zjarr deri në mes të qiellit. Kishte errësirë, re dhe terr të zi.+ 12 Jehovai filloi t’ju fliste nga mesi i zjarrit.+ Fjalët i dëgjonit, por formë+ nuk shikonit—asgjë veçse një zë.+ 13 Ai ju shpalli besëlidhjen e tij,+ të cilën ju urdhëroi ta përmbushnit, domethënë Dhjetë Fjalët,+ që më pas i shkroi në dy pllaka guri.+ 14 Në atë kohë Jehovai më urdhëroi mua që t’ju mësoja rregullat dhe ligjet, që t’i zbatonit në vendin ku po shkoni për ta shtënë në dorë.+
15 Meqë nuk patë asnjë formë+ ditën që Jehovai ju foli në Horeb nga mesi i zjarrit, bëni shumë kujdes për shpirtrat tuaj,+ 16 që të mos rrënoheni nga veprimet tuaja+ dhe të mos bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur, formën e ndonjë simboli, shëmbëlltyrën e një mashkulli a të një femre,+ 17 shëmbëlltyrën e ndonjë kafshe të tokës,+ shëmbëlltyrën e ndonjë zogu që fluturon në qiell,+ 18 shëmbëlltyrën e ndonjë gjëje që lëviz në tokë dhe shëmbëlltyrën e ndonjë peshku+ që është në ujërat e tokës; 19 që të mos i ngresh sytë drejt qiejve, të shohësh diellin, hënën dhe yjet, tërë ushtrinë e qiejve, e të joshesh, të përkulesh dhe t’u shërbesh atyre+ që Jehovai, Perëndia yt, u ka dhënë tërë popujve që gjenden nën qiell.+ 20 Jo, ju jeni ata që Jehovai i mori e i nxori nga furra e hekurt,+ nga Egjipti, që t’i bënte një popull që do ta kishte pronën e vet,+ ashtu si jeni sot.
21 Për shkakun tuaj, Jehovait iu ndez zemërimi edhe kundër meje,+ dhe u betua se nuk do ta kaloja Jordanin e nuk do të shkoja në vendin e mirë që Jehovai, Perëndia juaj, po ju jep si trashëgimi.+ 22 Kështu, unë po vdes këtu në këtë vend+ pa e kaluar Jordanin, kurse ju do ta kaloni dhe do ta shtini në dorë atë vend të mirë. 23 Ruhuni që të mos e harroni besëlidhjen që Jehovai, Perëndia juaj, bëri me ju+ dhe që të mos bëni asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur dhe as formën e ndonjë gjëje, si ju urdhëron Jehovai, Perëndia juaj.+ 24 Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është një zjarr që përpin,+ një Perëndi që kërkon t’i përkushtoheni vetëm atij.+
25 Kur të lindni bij dhe nipër dhe të banoni për një kohë të gjatë në atë vend, nëse veproni keq,+ nëse bëni ndonjë shëmbëlltyrë të gdhendur,+ ndonjë formë të ndonjë gjëje apo bëni të liga në sytë e Jehovait, Perëndisë tuaj,+ dhe e fyeni, 26 unë marr sot si dëshmitarë kundër jush qiellin dhe tokën,+ se do të zhdukeni menjëherë nga vendi ku po shkoni për ta shtënë në dorë, duke kaluar Jordanin. Nuk do të keni ditë të gjata atje, sepse do të shfaroseni.+ 27 Jehovai do t’ju shpërndajë mes popujve+ e ju do të mbeteni pak+ në numër mes kombeve ku do t’ju përzërë Jehovai. 28 Atje do t’u shërbeni perëndive+ prej druri e guri,+ të sajuara nga duart e njeriut, që nuk mund të shohin, të dëgjojnë, të hanë a të nuhatin.+
29 Nëse atje do ta kërkoni Jehovain, Perëndinë tuaj, do ta gjeni,+ sepse do ta kërkoni me gjithë zemër e me gjithë shpirt.+ 30 Kur ta keni punën pisk dhe në fund t’ju kenë ndodhur tërë këto gjëra, ju do të ktheheni te Jehovai, Perëndia juaj,+ dhe do të dëgjoni zërin e tij.+ 31 Sepse Jehovai, Perëndia juaj, është Perëndi i mëshirshëm.+ Ai nuk do t’ju braktisë, nuk do t’ju shfarosë e nuk do ta harrojë besëlidhjen,+ për të cilën iu betua paraardhësve tuaj.
32 Pyetni për ditët që kanë kaluar,+ për kohët para se të jetonit ju, që nga dita kur Perëndia krijoi njeriun në tokë.+ Pyetni nga njëri skaj i qiejve në skajin tjetër. A është bërë ndonjë gjë kaq madhështore, dhe a është dëgjuar ndonjë gjë e tillë?+ 33 A ka pasur ndonjë popull tjetër që të ketë dëgjuar zërin e Perëndisë të flasë nga mesi i zjarrit, siç e keni dëgjuar ju, dhe të ketë mbetur gjallë?+ 34 A ka provuar Perëndia të shkojë të marrë një komb për vete nga mesi i një kombi tjetër me prova,+ me shenja+ e mrekulli,+ me luftë,+ me dorë të fortë,+ me krah të shtrirë+ e me tmerre të mëdha+ si gjithë ato që Jehovai, Perëndia juaj, bëri për ju në Egjipt para syve tuaj? 35 Tërë këto të janë treguar që të dish se Jehovai është Perëndia i vërtetë+ dhe se veç tij nuk ka tjetër.+ 36 Ai të bëri ta dëgjoje zërin e tij nga qiejt, që të të ndreqte. Në tokë të bëri të shihje zjarrin e tij të madh dhe fjalët e tij i dëgjove nga mesi i zjarrit.+
37 E megjithëkëtë, ti jeton ende, sepse ai i deshi paraardhësit e tu, kështu që zgjodhi farën e tyre+ dhe të nxori nga Egjipti me fuqinë e vet të madhe+ duke i mbajtur sytë te ti, 38 për të përzënë përpara teje kombe më të mëdha e më të fuqishme se ti, që të të fuste e të të jepte si trashëgimi vendin e tyre, siç edhe e ke marrë.+ 39 Sot ti e di mirë dhe ngulite në zemër se Jehovai është Perëndia i vërtetë lart në qiej dhe poshtë në tokë.+ Nuk ka tjetër.+ 40 Zbato rregullat+ dhe urdhërimet e tij, që po të jap sot, që të të shkojë mbarë ty+ dhe bijve të tu pas teje, që të kesh ditë të gjata në tokën që po të jep+ Jehovai, Perëndia yt, përgjithmonë.»
41 Në atë kohë, Moisiu veçoi tri qytete në lindje të Jordanit,+ 42 që atje të ikte me të shpejtë ai që vriste një tjetër pa dashje+ e pa e urryer më parë.+ Ai duhet të ikë në një nga këto qytete për të jetuar.+ 43 Ato janë: Bezeri+ në shkretëtirën mbi rrafshnaltë për rubenitët, Ramoti+ në Galaad për gaditët dhe Golani+ në Bashan për manasitët.+
44 Ja, ligji+ që shpalli Moisiu para bijve të Izraelit. 45 Ja, përkujtuesit,+ rregullat+ dhe ligjet+ që u dha Moisiu bijve të Izraelit, kur dolën nga Egjipti, 46 në viset e Jordanit, në luginën përballë Beth-Peorit,+ në vendin e Sihonit, mbretit të amoritëve që banonte në Heshbon,+ të cilin Moisiu dhe bijtë e Izraelit e mundën kur dolën nga Egjipti.+ 47 Ata shtinë në dorë vendin e tij dhe vendin e Ogut,+ mbretit të Bashanit, që ishin dy mbretërit e amoritëve në viset e Jordanit, nga lind dielli, 48 nga Aroeri,+ që gjendet buzë luginës së përroit të Arnonit, deri në malin e Sionit, që është Hermoni,+ 49 dhe tërë Arabahun+ në viset e Jordanit nga lindja e deri në detin e Arabahut,+ rrëzë shpateve të Pisgahut.+