Ligji i përtërirë
33 Ja si i bekoi+ Moisiu, njeriu i Perëndisë së vërtetë,+ bijtë e Izraelit para se të vdiste. 2 Ai tha:
«Nga Sinai erdhi Jehovai+
e nga Seiri rrëzëlleu mbi ta.+
Rrezatoi nga rajoni malor i Paranit,+
dhe mori+ engjëjsh të shenjtë ishin me të,
në të djathtë kishte luftëtarët.+
3 Ti e ke për zemër popullin tënd, o Perëndi;+
të gjithë të shenjtët e tij janë në dorën tënde.+
Ata u shtruan poshtë këmbëve të tua;+
nisën të dëgjonin ca nga fjalët e tua.+
7 Bekimi i Judës,+ që tha më pas, ishte ky:
«Dëgjoje, o Jehova, zërin e Judës,+
dhe ktheje te populli i tij.
Krahët e tij kanë luftuar për atë që i takon;
ndihmoje atë para kundërshtarëve të vet.»+
«Thumimi dhe Urimi+ yt janë për atë që u tregua besnik ndaj teje,+
dhe që ti e vure në provë në Masah+
e me të cilin u ndeshe pranë ujërave të Meribës.+
9 Ai tha për të atin dhe të ëmën: ‘Unë nuk i njoh.’
Nuk njohu vëllezërit e tij,+
nuk njohu as bijtë e vet.
Zbatoi fjalën tënde,+
besëlidhjen tënde e ruajti.+
10 Le t’i mësojnë Jakobit vendimet e tua gjyqësore+
dhe Izraelit ligjin tënd.+
Le të paraqitin temjan para flegrave të tua+
dhe blatimin e plotë mbi altarin tënd.+
11 Bekoje, o Jehova, fuqinë+ e tij,
dhe gjej ëndje në atë që bëjnë duart e tij.+
Plagosi rëndë në ijë ata që ngrihen kundër tij+
dhe ata që e urrejnë thellësisht, që të mos ngrihen më.»+
«I dashuri+ për Jehovain banoftë pranë tij në siguri!+
Ai do ta strehojë tërë ditën;+
ai do të prehet mes supeve të tij.»+
«Vendi i tij qoftë përherë i bekuar nga Jehovai+
me gjërat e zgjedhura të qiellit, me vesë,+
me ujëra të thella poshtë në tokë,+
16 me gjërat e zgjedhura të tokës dhe të gjithçkaje që është në të,+
me miratimin e Atij që qëndronte në kaçubën me gjemba.+
Ardhshin këto mbi kryet e Jozefit,+
mbi kokën e atij që u zgjodh mes vëllezërve të vet!+
17 Hijeshia e tij është si ajo e pjellës së parë të demit,+
brirët e tij janë si ato të demit të egër.+
Me ta ai do t’i shtyjë popujt+
që të gjithë deri në skajet e tokës;
ata brirë janë dhjetëra mijët e Efraimit,+
janë mijërat e Manaseut.»
19 Ata do të thërrasin popujt në mal.
Atje do të bëjnë flijimet e drejtësisë,+
sepse do të thithin pasuritë e bollshme të deteve+
dhe visaret e fshehura të rërës.»
«Bekuar qoftë ai që zgjeron kufijtë e Gadit!+
Ai do të rrijë si luan,+
e do të shqyejë qoftë krahun, qoftë çaçkën e kokës.+
21 Pjesën e parë ai do ta veçojë për vete,+
atë pjesë që i dha ligjdhënësi.+
Krerët e popullit do të mblidhen bashkë.
Ai do të çojë në vend drejtësinë e Jehovait
dhe vendimet e tij gjyqësore për Izraelin.»
«Neftali është ngopur me miratimin e Jehovait
dhe është mbushur plot me bekimet e tij.
Merri perëndimin dhe jugun!»+
«I bekuar qoftë Asheri bashkë me bijtë!+
Qoftë i miratuar nga vëllezërit e vet+
dhe le ta zhytë këmbën në vaj!+
26 Ku ka si Perëndia i vërtetë+ i Jeshurunit,+
që kalëron nëpër qiell për të të ardhur në ndihmë,+
dhe shkon përmbi re me madhështinë e tij!+
27 Perëndia i kohëve të lashta është streha jote,+
poshtë teje të presin krahët e tij të përjetshëm.+
Ai do t’i përzërë armiqtë para teje,+
dhe do të thotë: ‘Shfarosi!’+