Gjykatësit
20 Atëherë të gjithë bijtë e Izraelit, që nga Dani+ deri në Beer-Shebë+ bashkë me vendin e Galaadit,+ dolën+ dhe asambleja u mblodh si një trup i vetëm,+ përpara Jehovait në Mizpah.+ 2 Kështu, prijësit e tërë popullit dhe të tërë fiseve të Izraelit zunë vend në kongregacionin e popullit të Perëndisë së vërtetë.+ Ishin katërqind mijë këmbësorë që luftonin me shpatë.+
3 Bijtë e Beniaminit morën vesh që bijtë e Izraelit ishin ngjitur në Mizpah.+
Atëherë bijtë e Izraelit thanë: «Flitni. Si u bë kjo e keqe?»+ 4 Leviti,+ burri i gruas së vrarë u përgjigj: «Unë bashkë me konkubinën time+ vajtëm të kalonim natën në Gibeah+ të Beniaminit. 5 Pronarët e tokave të Gibeahut u sulën kundër meje dhe e rrethuan shtëpinë natën. Kishin ndër mend të më vritnin mua, por përdhunuan konkubinën time,+ e cila më pas vdiq.+ 6 Prandaj e mora konkubinën, e bëra copë-copë dhe e dërgova nëpër gjithë territorin e trashëgimisë së Izraelit,+ sepse ata u sollën në mënyrë të shthurur+ dhe bënë një marrëzi të turpshme në Izrael.+ 7 Tani, të gjithë ju, o bij të Izraelit, jepni mendimin dhe këshillën+ tuaj.»
8 Tërë populli u çua si një njeri i vetëm+ e tha: «Asnjëri nga ne nuk do të shkojë në tendën e vet dhe nuk do të kthehet në shtëpi.+ 9 Ja ç’do t’i bëjmë Gibeahut: do të hedhim short+ se kush do të sulet kundër tij. 10 Nga të gjitha fiset e Izraelit do të marrim dhjetë burra ndër njëqind, njëqind ndër një mijë e një mijë ndër dhjetë mijë për të siguruar ushqim për ata që do të kundërpërgjigjen duke sulmuar Gibeahun e Beniaminit për atë marrëzi të turpshme+ që bënë në Izrael.» 11 Kështu, të gjithë burrat e Izraelit u mblodhën kundër qytetit si një trup i vetëm, si aleatë.
12 Fiset e Izraelit dërguan njerëz te të gjithë anëtarët e fisit të Beniaminit+ që t’u thoshin: «Ç’është kjo e keqe që ndodhi mes jush?+ 13 Tani pra, dorëzojini ata burra+ të Gibeahut+ që s’kanë pikë vlere,+ që t’i vrasim+ e ta heqim të keqen nga Izraeli.»+ Por bijtë e Beniaminit nuk deshën ta dëgjonin zërin e vëllezërve të tyre, bijve të Izraelit.+
14 Më pas, nga tërë qytetet, bijtë e Beniaminit u mblodhën në Gibeah që të dilnin në betejë kundër bijve të Izraelit. 15 Atë ditë bijtë e Beniaminit që u thirrën nga qytetet ishin njëzet e gjashtë mijë shpatarë,+ pa llogaritur banorët e Gibeahut, prej të cilëve ishin mobilizuar shtatëqind burra të zgjedhur. 16 Nga tërë këta, shtatëqind burra të zgjedhur ishin mëngjarashë+ dhe të gjithë ishin hobetarë+ që edhe kur gjuanin një fije floku nuk u dilte huq.
17 Burrat e Izraelit që ishin thirrur, pa përfshirë ata të Beniaminit, ishin katërqind mijë shpatarë+ dhe të gjithë ishin luftëtarë trima. 18 Bijtë e Izraelit u çuan, u ngjitën në Bethel dhe pyetën Perëndinë:+ «Kush nga ne duhet të ngjitet që të na prijë në betejën kundër bijve të Beniaminit?»+ Jehovai u përgjigj: «Do të prijë Juda.»+
19 Bijtë e Izraelit u çuan në mëngjes dhe ngritën kampin që të luftonin kundër Gibeahut.
20 Burrat e Izraelit dolën në betejë kundër Beniaminit dhe u rreshtuan në formacion luftimi kundër tyre në Gibeah. 21 Kështu, bijtë e Beniaminit dolën nga Gibeahu+ dhe atë ditë shtrinë përtokë+ njëzet e dy mijë burra të Izraelit. 22 Megjithatë, populli, burrat e Izraelit, u treguan guximtarë dhe u rreshtuan përsëri në formacion luftimi aty ku ishin rreshtuar ditën e parë. 23 Pastaj bijtë e Izraelit u ngjitën e qanë+ përpara Jehovait gjer në mbrëmje dhe e pyetën Jehovain: «A duhet të shkojmë sërish në betejë kundër bijve të Beniaminit, vëllait tonë?»+ Jehovai ua ktheu: «Suluni kundër tij.»
24 Kështu, ditën e dytë bijtë e Izraelit iu afruan bijve të Beniaminit.+ 25 Beniamini erdhi nga Gibeahu që t’u dilte përpara ditën e dytë dhe shtriu përtokë tetëmbëdhjetë mijë burra të tjerë ndër bijtë e Izraelit,+ të cilët ishin që të gjithë shpatarë.+ 26 Atëherë të gjithë bijtë e Izraelit,+ mbarë populli, u ngjit e vajti në Bethel. Atë ditë atje qau,+ u ul përpara Jehovait dhe agjëroi+ gjer në mbrëmje. Pastaj paraqiti përpara Jehovait blatime të djegura+ dhe blatime në bashkësi.+ 27 Pas kësaj, bijtë e Izraelit pyetën Jehovain,+ pasi në atë kohë arka e besëlidhjes+ së Perëndisë së vërtetë gjendej atje. 28 Pranë saj ato ditë qëndronte Finehasi,+ biri i Eleazarit, birit të Aaronit.+ Ai tha: «Të dal sërish në betejë kundër bijve të Beniaminit, vëllait tim, apo të heq dorë?»+ Jehovai iu përgjigj: «Ngjitu sepse nesër do të ta jap në dorë.»+ 29 Atëherë Izraeli vuri njerëz në pritë+ rreth e rrotull Gibeahut.
30 Ditën e tretë bijtë e Izraelit u ngjitën kundër bijve të Beniaminit dhe njësoj si herët e tjera u rreshtuan në formacion luftimi kundër Gibeahut.+ 31 Bijtë e Beniaminit dolën kundër popullit, i cili u tërhoq larg qytetit.+ Pastaj njësoj si herët e tjera, ata nisën të goditnin ca nga njerëzit dhe plagosën për vdekje rreth tridhjetë burra të Izraelit+ në fushë, si edhe në rrugët kryesore, njëra nga të cilat shkonte në Bethel+ e tjetra në Gibeah.+ 32 Bijtë e Beniaminit thanë: «Ata pësuan disfatë përpara nesh si më parë.»+ Kurse bijtë e Izraelit thanë: «Të ikim+ dhe t’i tërheqim larg qytetit, në rrugët kryesore.» 33 Të gjithë burrat e Izraelit u çuan nga vendi e u rreshtuan në formacion luftimi në Baal-Tamar, kurse burrat e Izraelit që ishin në pritë,+ u hodhën në sulm nga vendet e tyre në afërsi të Gibeahut.+ 34 Dhjetë mijë burra të zgjedhur nga tërë Izraeli arritën përballë Gibeahut dhe luftimi qe i ashpër. Beniamitët nuk e dinin se ç’e keqe+ i priste.
35 Jehovai e mundi Beniaminin+ përpara Izraelit dhe atë ditë bijtë e Izraelit shtrinë përdhe njëzet e pesë mijë e njëqind burra të Beniaminit, që ishin të gjithë shpatarë.+
36 Megjithatë, burrat e Izraelit i lëshuan terren Beniaminit, sepse kishin besim në pritën që kishin vënë kundër Gibeahut dhe bijtë e Beniaminit kujtuan se ata gjendeshin përballë disfatës.+ 37 Njerëzit që ishin në pritë vepruan shpejt dhe u turrën drejt Gibeahut.+ Pastaj njerëzit e pritës+ u shpërndanë dhe i shkuan tërë banorët e qytetit në teh të shpatës.+
38 Burrat e Izraelit ishin marrë vesh me ata që ishin në pritë që tymi që do të dilte nga qyteti t’u shërbente si sinjal.+
39 Bijtë e Izraelit u kthyen në betejë dhe Beniamini goditi rreth tridhjetë veta ndër burrat e Izraelit+ e i plagosi për vdekje, sepse thanë: «Pa diskutim ata po pësojnë disfatë përpara nesh si në betejën e parë.»+ 40 Por nga qyteti nisi të ngjitej sinjali+ si një shtyllë tymi.+ Kështu, Beniamini ktheu sytë prapa, dhe ja, flakët e qytetit shkonin drejt qiellit.+ 41 Burrat e Izraelit bënë një prapakthehu,+ kurse burrat e Beniaminit u turbulluan,+ se panë të keqen që u kishte rënë.+ 42 Prandaj u tërhoqën para burrave të Izraelit në drejtim të shkretëtirës, por luftëtarët i ndoqën këmba-këmbës. Ndërkohë ata që dilnin nga qyteti u sulën mes tyre dhe nisën t’i shfarosnin. 43 Beniaminin e rrethuan,+ e ndoqën pa e lënë të merrte frymë+ dhe e dërrmuan tamam përballë Gibeahut,+ nga lind dielli. 44 Në fund, u vranë tetëmbëdhjetë mijë burra nga Beniamini, që të gjithë burra trima.+
45 Ata që mbetën u kthyen dhe ia mbathën drejt shkretëtirës në shkrepin e Rimonit.+ Nëpër rrugët kryesore shpata e burrave të Izraelit krasiti pesë mijë burra.+ Ata vazhduan ndjekjen këmba-këmbës deri në Gidom e vranë edhe dy mijë të tjerë. 46 Të gjithë burrat e Beniaminit që u vranë atë ditë qenë njëzet e pesë mijë shpatarë,+ që të gjithë burra trima. 47 Gjashtëqind burra u kthyen e ia mbathën drejt shkretëtirës në shkrepin e Rimonit+ dhe qëndruan atje për katër muaj.
48 Burrat e Izraelit u kthyen kundër bijve të Beniaminit dhe shkuan në teh të shpatës gjithë ç’kishte në qytet, njerëz, kafshë shtëpiake dhe ç’të gjenin.+ Veç kësaj, të gjitha qyteteve që gjetën, u vunë zjarrin.+