136 Falënderoni Jehovain, sepse është i mirë,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
2 Falënderoni Perëndinë e perëndive,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
3 Falënderoni Zotërinë e zotërinjve,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
4 Falënderoni Atë që bën gjëra të mëdha e të mrekullueshme,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
5 Atë që bëri qiejt me kuptueshmëri,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
6 Atë që e ndeu tokën sipër ujërave,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
7 Atë që bëri ndriçuesit e mëdhenj,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
8 që bëri diellin, që të sundonte ditën,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
9 hënën dhe yjet, që të sundonin tok natën,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
10 Atë që goditi të parëlindurit e Egjiptit,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
11 Atë që e nxori Izraelin nga ai vend,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
12 që e nxori me dorë të fortë dhe me krah të shtrirë,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.
13 Atë që ndau Detin e Kuq,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
14 që e kaloi Izraelin përmes tij,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
15 që e plandosi faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
16 Atë që e vuri popullin e vet të ecte përmes shkretëtirës,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
17 Atë që goditi mbretër të mëdhenj,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
18 që vrau mbretër të fuqishëm,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
19 që vrau Sihonin, mbretin e amoritëve,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
20 dhe Ogun, mbretin e Bashanit,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
21 Atë që vendin e tyre ia dha si trashëgimi,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
22 po, ia dha si trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
23 Atë që u kujtua për ne kur ishim përtokë,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë;+
24 që na shqiti sa e sa herë nga duart e armikut,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
25 Atë që i jep ushqim çdo krijese,+
sepse dashamirësia e tij zgjat përjetë.+
26 Falënderoni Perëndinë e qiejve,+