Nehemia
9 Ditën e njëzetekatërt të atij muaji,+ bijtë e Izraelit u mblodhën për të agjëruar,+ të veshur me copë thesi+ e të mbuluar me dhé.+ 2 Fara e Izraelit u nda+ nga gjithë të huajt+ dhe, duke qëndruar në këmbë, rrëfyen+ mëkatet+ e tyre dhe fajet e etërve të tyre.+ 3 Atëherë u çuan nga vendi+ dhe lexuan me zë të lartë librin e ligjit+ të Jehovait, Perëndisë së tyre, për një çerek dite+ dhe për një çerek tjetër u rrëfyen+ e u përkulën para Jehovait, Perëndisë së tyre.+
4 Jeshuai, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu,+ Bani dhe Kenani u ngjitën në platformën+ e levitëve dhe i thirrën me zë të lartë+ Jehovait, Perëndisë së tyre. 5 Levitët Jeshuai, Kadmieli, Bani, Hashabnejahu, Sherebiahu, Hodjahu, Shebaniahu dhe Petahia thoshin: «Ngrihuni, bekoni+ Jehovain, Perëndinë tuaj, për jetë e mot!+ Qoftë i bekuar emri yt i lavdishëm,+ që është lartësuar mbi çdo bekim dhe lëvdim!
6 Ti, vetëm ti, je Jehovai!+ Ti i ke bërë qiejt,+ po, qiellin e qiejve dhe gjithë ushtrinë e tyre,+ tokën+ dhe gjithçka në të,+ detet+ dhe gjithçka në to.+ Ti i mban gjallë të gjitha ato dhe ushtria+ e qiejve të përkulet ty. 7 Ti je Jehovai, Perëndia i vërtetë. Ti e zgjodhe Abramin+ dhe e nxore nga Uri i Kaldeasve+ e i vure emrin Abraham.+ 8 Ti e gjete zemrën e tij të besueshme,+ kështu që bëre me të një besëlidhje+ për t’i dhënë vendin e kananitëve, të hititëve, të amoritëve, të perezitëve, të jebusitëve dhe të girgasitëve, po, për t’ia dhënë farës së tij.+ Ti i çove në vend fjalët e tua, sepse je i drejtë.+
9 Ti e pe+ mundimin e paraardhësve tanë në Egjipt dhe e dëgjove+ klithmën e tyre në Detin e Kuq. 10 Pastaj bëre shenja e mrekulli kundër faraonit, gjithë shërbëtorëve të tij dhe tërë popullit të vendit+ të tij, sepse e dije që ata vepruan kundër tyre me arrogancë.*+ Ti i bëre një emër+ vetes si në këtë ditë. 11 Ndave para tyre detin,+ kështu që ata kaluan përmes detit në tokë të thatë,+ kurse ndjekësit e tyre i hodhe në thellësi,+ si një gur+ në ujërat e furishme.+ 12 Me një shtyllë reje u prije ditën+ dhe me një shtyllë zjarri natën,+ që t’u ndriçoje+ udhën ku duhej të ecnin. 13 Zbrite në malin e Sinait,+ fole me ta nga qiejt+ e u dhe vendime gjyqësore+ të drejta dhe ligje të bazuara tek e vërteta,+ rregulla+ dhe urdhërime+ të mira. 14 U bëre të njohur atyre sabatin+ tënd të shenjtë dhe me anë të Moisiut, shërbëtorit tënd, u dhe urdhërime, rregulla e një ligj.+ 15 U dhe bukë nga qielli që të shuanin urinë+ dhe nxore ujë nga shkrepi që të shuanin etjen;+ u the që të hynin+ e të zotëronin vendin për të cilin ti ishe betuar duke ngritur dorën se do t’ua jepje atyre.+
16 Mirëpo ata, paraardhësit tanë, vepruan me arrogancë,+ e ngurtësuan qafën+ dhe nuk i dëgjuan urdhërimet e tua. 17 Ata nuk pranuan të dëgjonin+ dhe nuk i kujtuan+ veprat e mrekullueshme që kreve mes tyre, por e ngurtësuan qafën+ dhe vunë dikë në krye+ për t’u kthyer në skllavërinë e tyre në Egjipt. Por ti je një Perëndi që fal,+ hirmadh+ e i mëshirshëm,+ që nuk zemërohesh shpejt+ e plot+ me dashamirësi, dhe nuk i braktise.+ 18 Kur bënë një shtatore të derdhur në formën e viçit+ dhe thanë: ‘Ky është Perëndia yt që të nxori nga Egjipti’+ dhe vazhduan të kryenin veprime që tregonin përbuzje të thellë, 19 ti me mëshirën tënde të madhe nuk i le+ në shkretëtirë. Shtylla e resë nuk u largua prej tyre ditën për t’u prirë udhën,+ as shtylla e zjarrit natën për t’u ndriçuar udhën ku duhej të ecnin.+ 20 Ti dhe frymën tënde të mirë,+ që t’u jepje gjykim dhe nuk ua kurseve manën+ e u dhe ujë për të shuar etjen.+ 21 U sigurove ushqim për dyzet vjet+ në shkretëtirë. Nuk u mungonte asgjë.+ Rrobat nuk iu vjetëruan+ dhe këmbët nuk iu ënjtën.+
22 U dhe mbretëri+ dhe popuj, ua ndave pjesë-pjesë.+ Kështu shtinë në dorë vendin e Sihonit,+ vendin e mbretit të Heshbonit+ dhe vendin e Ogut,+ mbretit të Bashanit.+ 23 Bijtë e tyre i bëre të shumtë si yjet e qiejve.+ Pastaj i çove në vendin+ që u kishe premtuar paraardhësve+ të tyre se do të hynin për ta shtënë në dorë. 24 Atëherë bijtë+ e tyre hynë dhe e shtinë në dorë+ vendin. Ti i bëre zap+ para tyre banorët e vendit, kananitët,+ dhe i dorëzove ata në duart e tyre, po, mbretërit e tyre+ dhe popujt e vendit,+ që të bënin me ta si t’u pëlqente.+ 25 Morën qytete të fortifikuara+ dhe tokë të majme,+ shtinë në dorë shtëpi me gjithë të mirat,+ sterna tashmë të hapura,+ vreshta, ullishte+ dhe pemë frutore me bollëk, dhe nisën të hanin, të ngopeshin,+ të majmeshin+ dhe të gëzonin mirëqenie falë mirësisë sate të madhe.+
26 Megjithatë, ata u bënë të pabindur,+ ngritën krye kundër teje,+ e hodhën ligjin tënd prapa krahëve,+ vranë profetët e tu,+ të cilët i paralajmëruan* që të ktheheshin te ti.+ Ata kryen veprime që tregonin përbuzje të thellë.+ 27 Për këtë ti i dhe në duart e armiqve+ të tyre, që u shkaktonin vuajtje.+ Por, në kohë vuajtjesh, ata të thërritnin,+ dhe ti i dëgjoje nga qiejt+ e në përputhje me mëshirën tënde të madhe+ u siguroje shpëtimtarë,+ që i shpëtonin nga duart e armiqve.+
28 Por sapo gjenin prehje, bënin përsëri atë që është e keqe para teje,+ dhe ti i lije në duart e armiqve të tyre, që i shtypnin.+ Atëherë ktheheshin e të thërritnin për ndihmë,+ dhe ti i dëgjoje nga qiejt+ e i çliroje në përputhje me mëshirën tënde të madhe, herë pas here.+ 29 Ndonëse ti i paralajmëroje+ që të ktheheshin te ligji+ yt, ata vepronin me arrogancë+ dhe nuk i dëgjonin urdhërimet e tua. Mëkatonin+ kundër vendimeve të tua gjyqësore,+ falë të cilave njeriu jeton, po t’i zbatojë.+ Kthenin shpinën me kryeneçësi,+ e ngurtësonin qafën+ dhe nuk dëgjonin.+ 30 Por ti ishe zemërgjerë me ta për vite të tëra+ dhe i paralajmëroje+ me frymën tënde, përmes profetëve të tu, por ata nuk dëgjonin.+ Në fund ti i dhe në duart e popujve të vendeve të tjera.+ 31 Me mëshirën tënde të madhe nuk i shfarose+ dhe as i braktise,+ sepse je një Perëndi hirmadh+ dhe i mëshirshëm.+
32 E tani, o Perëndia ynë, Perëndia i madh,+ i fuqishëm+ dhe që ngjall frikë,+ që e mban besëlidhjen+ dhe tregon dashamirësi,+ mos i shih si gjëra të vogla+ vështirësitë që kaluam ne,+ mbretërit,+ princat,+ priftërinjtë,+ profetët,+ paraardhësit+ tanë dhe tërë populli yt, që nga ditët e mbretërve të Asirisë e deri më sot.+ 33 Ti je treguar i drejtë+ në gjithçka që kemi kaluar ne, sepse ke vepruar me besueshmëri,+ kurse ne kemi vepruar me ligësi.+ 34 Mbretërit, princat, priftërinjtë dhe paraardhësit tanë+ nuk e kanë zbatuar ligjin+ tënd dhe as u kanë kushtuar vëmendje urdhërimeve+ ose përkujtuesve, me anë të të cilëve i paralajmërove.+ 35 Edhe pse gjatë mbretërimit+ të tyre ti u sigurove gjithë të mirat pa kursim,+ e u dhe në dorë një vend të gjerë e pjellor,+ ata nuk të shërbyen+ dhe nuk i lanë praktikat e tyre të këqija.+ 36 Ja, ne jemi sot skllevër+ në vendin që ua dhe paraardhësve tanë për të ngrënë frytin dhe të mirat e tij.+ 37 Prodhimi i bollshëm+ i tokës u përket mbretërve+ që ti vure mbi ne, për shkak të mëkateve tona.+ Ata sundojnë mbi ne e mbi kafshët tona shtëpiake si t’u pëlqejë, dhe ne jemi në hall të madh.+
38 Prandaj ne po bëjmë një marrëveshje+ të denjë për besim, me shkrim dhe të vërtetuar me vulë+ nga princat, nga levitët dhe nga priftërinjtë tanë.»+