Jobi
22 Pastaj e mori fjalën Elifazi, temaniti:
3 Ç’kënaqësi ka i Plotfuqishmi, edhe nëse ti je i drejtë?+
Ç’fiton ai, edhe nëse ti je i paqortueshëm në udhën tënde?+
10 Prandaj të rrethojnë ngado gracka zogjsh,+
e të shqetësojnë tmerre të papritura,
11 ose një errësirë që s’të lë të shohësh,
dhe një vërshim ujërash të mbulon.
13 Por ti thua: ‘E ku di gjë Perëndia?
A gjykon dot ai përmes territ të zi?
14 Ai fshihet pas reve, ndaj nuk sheh;
nëpër kupën qiellore endet.’
15 Ende do të ndjekësh udhën e moçme,
ku kanë shkelur të ligjtë,
16 njerëz që i ka rrëmbyer vdekja para kohe,+
me themelet+ që u zhduken dhe u ikin si lumi,
17 që i thonë Perëndisë së vërtetë: ‘Largohu nga ne!+
E ç’mund të na bësh ti, o i Plotfuqishëm?’
20 ‘Kundërshtarët tanë u shuan;
dhe ç’mbetet prej tyre, do ta përpijë zjarri.’
21 E pra, njihe Perëndinë, që të gëzosh paqe,
kështu do të të vijnë të mira.
23 Nëse kthehesh tek i Plotfuqishmi,+ do të mëkëmbesh;
nëse e mban padrejtësinë larg tendës sate,
24 nëse e hedh floririn e çmuar në dhé,
dhe arin e Ofirit+ mes gurëve të luginës së përroit,
25 i Plotfuqishmi do të bëhet floriri yt i çmuar
dhe argjendi më i zgjedhur për ty.+
26 Se atëherë do të gjesh kënaqësi të thellë tek i Plotfuqishmi+
dhe do ta ngresh fytyrën drejt Perëndisë.+