Jobi
34 Elihu vazhdoi të thoshte:
2 «Dëgjoni, o të mençur, fjalët e mia,
dhe ma vini veshin, ju që keni njohuri.
4 Le të zgjedhim gjykimin e drejtë;
le të njohim mes nesh atë që është e mirë.
6 Mos po gënjej kundër së drejtës sime?
Plaga ime e rëndë është e pashërueshme, ndonëse s’kam bërë asnjë shkelje.’+
10 Prandaj, o njerëz me arsye,+ më dëgjoni!
Larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi,+
që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi!+
11 Sepse ai ia kthen njeriut sipas veprimeve të tij,+
dhe hedh mbi të atë që i takon sipas shtegut që ka marrë.
12 Po, kështu është, Perëndia nuk vepron me ligësi,+
dhe i Plotfuqishmi nuk e shtrembëron drejtësinë.+
13 Kush vallë ia la në dorë tokën?
Kush e caktoi mbi mbarë dheun?
14 Po ta kthente vëmendjen drejt dikujt,
po t’ia merrte sërish frymën dhe frymëmarrjen,+
15 çdo gjallesë do të jepte frymë,
e njeriu do të kthehej në pluhur.+
16 Pra, nëse kuptoni, dëgjoni;
vëruani veshin fjalëve të mia.
17 A sundon, vallë, ai që e urren drejtësinë?+
Një të fuqishëm që është i drejtë, a e shpallni, vallë, të lig?+
19 Ka një që nuk u mban anën princave,
nuk nderon fisnikët më shumë se të përvuajturit,+
se janë që të gjithë vepër e duarve të tij.+
20 Vdesin brenda një çasti,+ madje në mes të natës;+
njerëzit i zënë dridhmat e kalojnë tutje,
të fuqishmit ikin tej pa i prekur kush me dorë.+
23 Se Perëndia nuk i cakton një kohë njeriut,
që të dalë para tij për t’u gjykuar.
26 Ai i godet si të ishin të ligj,
i godet në sy të të gjithëve.+
27 Se i kthyen shpinën e nuk e ndoqën më,+
dhe asnjë nga udhët e tij nuk mbajtën parasysh,+
28 aq sa klithma e të përvuajturve arriti gjer tek ai,
dhe ai e dëgjoi klithmën e të munduarve.+
29 Kush mund ta dënojë Perëndinë, kur ai jep prehje?
Kur e fsheh fytyrën,+ kush mund ta shohë?
Për të është njësoj, si t’ia fshehë fytyrën një kombi,+ si t’ia fshehë një njeriu.
31 A ka ndonjë që t’i thotë Perëndisë:
‘Kam hequr shumë, edhe pse s’kam bërë asnjë të keqe;+
32 ato që s’i shoh dot, m’i mëso;
nëse kam bërë ndonjë padrejtësi,
s’do ta bëj më.’+
33 Përderisa hodhe poshtë gjykimin e tij, mos vallë ai do të t’i shpërblejë vuajtjet si të pëlqen ty?
Sepse këtë zgjedhje e bëre ti, jo unë.
Thuaje, pra, atë që di.
madje të mençurit që më dëgjojnë, do të më thonë:
fjalët e tij nuk tregojnë gjykim të thellë.’