Jobi
40 Jehovai i tha akoma Jobit:
2 «A duhet të hahet me të Plotfuqishmin+ ai që kapet pas kleçkave?
Le të përgjigjet ai që e qorton Perëndinë.»+
3 Jobi i tha Jehovait:
5 Një herë fola dhe nuk do të përgjigjem më;
madje dy herë, dhe s’do të shtoj më asgjë.»
6 Jehovai i foli Jobit nga stuhia:+
8 Vallë, ti do ta hedhësh poshtë drejtësinë time?
Mos vallë do të më shpallësh mua fajtor që të dalësh vetë i drejtë?+
13 Fshihi të gjithë bashkë në dhé,+
dhe mbylli në vend të fshehtë.
14 E pra, unë vetë do të të lavdëroj,
sepse dora jote e djathtë mund të të shpëtojë.
17 E luan bishtin si cedër.
Muskujt e kofshëve i thuren bashkë.
18 Eshtrat e tij janë si tuba bakri,
kockat e tij të forta si shufra hekuri të farkëtuar.
22 Xinxifet e mbulojnë me hijen e tyre,
plepat e luginave të përrenjve e rrethojnë.
23 Edhe sikur të vërshonte lumi, ai nuk do t’ia mbathte në panik.
Edhe sikur Jordani+ t’i sulej në gojë, ai do të ishte i sigurt.
24 A mund t’i dalë kush para e ta kapë?
A mund t’ia shpojë kush hundën me grremç?