Eksodi
6 Prandaj, Jehovai i tha Moisiut: «Tani do të shohësh se ç’do t’i bëj faraonit!+ I detyruar nga një dorë e fortë, ai do t’i lërë të shkojnë, i detyruar nga një dorë e fortë, do t’i dëbojë nga vendi i tij.»+
2 Perëndia i tha akoma Moisiut: «Unë jam Jehovai.+ 3 Abrahamit,+ Isakut+ dhe Jakobit+ i shfaqesha si Perëndi i Plotfuqishëm,+ por me emrin tim Jehova,+ nuk u bëra plotësisht i njohur+ për ta. 4 Bëra një besëlidhje me ta, që t’u jepja vendin e Kanaanit, vendin ku ata ishin banorë të ardhur.+ 5 Unë vetë e dëgjova rënkimin e bijve të Izraelit,+ që janë nën skllavërinë egjiptiane, dhe kujtova besëlidhjen time.+
6 Prandaj, thuaju bijve të Izraelit: ‘Unë jam Jehovai, dhe do t’jua heq barrën e egjiptianëve, do t’ju çliroj nga skllavëria+ e tyre, do t’ju rimarr me krah të shtrirë dhe me gjykime të mëdha.+ 7 Do t’ju marr si popullin tim,+ dhe do të jem Perëndia juaj.+ Ju do ta merrni vesh që unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që po ju heq barrën e Egjiptit.+ 8 Do t’ju çoj në vendin për të cilin ngrita dorën dhe zura be+ se do t’ia jepja Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Vërtet, do t’jua jap juve si zotërim.+ Unë jam Jehovai.’»+
9 Pastaj, Moisiu ua tha këto fjalë bijve të Izraelit, por ata nuk e dëgjuan, sepse ishin shkurajuar dhe po përjetonin një skllavëri të rëndë.+
10 Atëherë Jehovai i tha Moisiut: 11 «Shko t’i thuash faraonit, mbretit të Egjiptit,+ se duhet t’i lërë bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.»+ 12 Mirëpo, Moisiu i tha Jehovait: «Përderisa nuk më dëgjuan bijtë e Izraelit,+ si do të më dëgjojë vallë faraoni?!+ Sepse unë jam i parrethprerë në buzë.»+ 13 Por Jehovai i foli prapë Moisiut dhe Aaronit, e nëpërmjet tyre u dha urdhër bijve të Izraelit dhe faraonit, mbretit të Egjiptit, që t’i linte bijtë e Izraelit të dilnin nga vendi i Egjiptit.+
14 Këta janë krerët e shtëpive të tyre atërore: bijtë e Rubenit, të parëlindurit+ të Izraelit, ishin Hanoku, Palui, Hezroni dhe Karmi.+ Këto janë familjet e fisit të Rubenit.+
15 Bijtë e Simeonit ishin: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Zohari dhe Shauli, biri i një kananiteje.+ Këto janë familjet e fisit të Simeonit.+
16 Këta janë emrat e bijve të Levit,+ sipas familjeve të tyre:+ Gershoni, Kehathi dhe Merari.+ Levi jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
17 Bijtë e Gershonit ishin Libni dhe Shimei,+ sipas familjeve të tyre.+
18 Bijtë e Kehathit ishin: Amrami, Izari, Hebroni dhe Uzieli.+ Kehathi jetoi njëqind e tridhjetë e tre vjet.
19 Bijtë e Merarit ishin Mahli dhe Mushi.+
Këto ishin familjet e levitëve, sipas prejardhjes së tyre.+
20 Amrami mori për grua Jokebedën, motrën e atit të tij.+ Ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun.+ Amrami jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet.
21 Bijtë e Izarit ishin Korahu,+ Nefegu dhe Zikri.
22 Bijtë e Uzielit ishin Mishaeli, Elizafani dhe Sitri.+
23 Aaroni mori për grua Elishebën, bijën e Aminadabit, motrën e Nahasonit.+ Ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin.+
24 Bijtë e Korahut ishin Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi.+ Këto ishin familjet e korahitëve.+
25 Eleazari, biri i Aaronit,+ mori për grua një nga bijat e Putielit. Ajo i lindi Finehasin.+
Këta janë krerët e shtëpive atërore të levitëve, sipas familjeve të tyre.+
26 Këta janë Aaroni dhe Moisiu, të cilëve Jehovai u tha:+ «Nxirrini bijtë e Izraelit nga vendi i Egjiptit, në formacion ushtarak.»+ 27 Ata i thanë faraonit, mbretit të Egjiptit, që t’i nxirrte bijtë e Izraelit nga Egjipti.+ Këta janë Moisiu dhe Aaroni.
28 Ditën që Jehovai i foli Moisiut në vendin e Egjiptit,+ 29 Jehovai i tha atij: «Unë jam Jehovai.+ Thuaji faraonit, mbretit të Egjiptit, çdo gjë që po të them.» 30 Atëherë Moisiu i tha Jehovait: «Unë jam i parrethprerë në buzë, prandaj si do të më dëgjojë vallë faraoni?!»+