Jobi
3 Kështu Jobi hapi gojën dhe filloi të mallkonte ditën që kishte lindur.+ 2 Ai nisi të thoshte:
4 Ajo ditë u bëftë errësirë!
Nga lart Perëndia mos u kujdestë për të,
dhe drita mos shkëlqeftë mbi të!
5 Errësira dhe terri e marrshin sërish!
Një re shiu qëndroftë mbi të!
Gjithçka që e nxin ditën, e tmerroftë!+
6 Atë natë e pushtoftë terri!+
Mos gëzoftë mes ditëve të vitit!
Mos u numëroftë mes ditëve të muajve hënorë!
9 Yjet e mugëtirës së saj u errësofshin!
Kur të presë dritën, drita mos daltë!
Mos i paftë rrezet e agimit!
13 Se tani do të prehesha i qetë;+
do të flija e do të pushoja+
14 bashkë me mbretërit dhe këshilltarët e tokës,+
me ata që ngrenë për vete vende të shkreta;+
15 ose me princat që kanë ar,
me ata që i mbushin shtëpitë me argjend.
16 As nuk do të isha fare, njësoj si foshnja që dështon pa e marrë vesh kush,+
njësoj si fëmijët që s’e shohin dritën.+
18 Të gjithë të burgosurit janë të qetë
e nuk e dëgjojnë më zërin e atyre që i shtrëngojnë të punojnë.+
22 Ata që gëzojnë gjithë hare,
ngazëllojnë, sepse një varr e kanë gjetur.
23 Pse e lë të shohë dritë një njeri, që është në një udhë pa krye,+
dhe që ti, o Perëndi, i ke vënë gardh?+
24 Sepse para se të ha, psherëtij,+
dhe ulërimat e mia derdhen si ujërat;+
25 sepse ajo që më tmerron, më bie mbi krye,
dhe ajo që më tremb, më ndodh.+
26 Ndonëse kam plot shqetësime e telashe,
dhe nuk gjej prehje, prapëseprapë të tjera halle më bien.»