Isaia
45 Kështu i thotë Jehovai të mirosurit+ të tij, Kirit, të cilin e kapi nga dora e djathtë,+ për të nënshtruar para tij kombe,+ që të zgjidhë ijët e mbretërve; për të hapur para tij dyert dykanatëshe, që as portat të mos mbyllen: 2 «Unë do të eci para teje+ dhe do të sheshoj vendet e ngritura të tokës.+ Do të copëtoj dyert prej bakri dhe do të thyej shulat prej hekuri.+ 3 Do të të jap thesaret+ që ndodhen në errësirë dhe thesaret që ruhen në vende të fshehta, që ta dish se unë jam Jehovai, Ai që të thërret në emër,+ Perëndia i Izraelit. 4 Për hir të Jakobit, shërbëtorit tim, dhe të Izraelit, të zgjedhurit tim,+ unë të thirra në emër. Të dhashë një emër nderi, megjithëse nuk më njihje.+ 5 Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+ Veç meje, nuk ka tjetër Perëndi.+ Unë do të të ngjesh ijët për luftë, megjithëse ti nuk më ke njohur, 6 që njerëzit nga lindja e diellit deri në perëndim të tij ta dinë se nuk ka tjetër veç meje.+ Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+ 7 Unë formoj dritën+ dhe krijoj errësirën,+ sjell paqe+ ose gjëma.+ Unë Jehovai i bëj të gjitha këto.+
8 Pikoni, o qiej, nga lart!+ Nga qiejt me re le të rrjedhë drejtësia.+ Le të hapet toka. Le të japë si fryt shpëtimin e në të njëjtën kohë të bëjë të mbijë drejtësia.+ Unë, Jehovai, e kam krijuar.»+
9 Mjerë ai që hahet me Formuesin e tij,+ si një copë qeramike me copat e tjera të hedhura përtokë! A i thotë argjila+ atij që i jep formë: «Çfarë po bën?», dhe ajo që ke bërë, a thotë: «Ti nuk ke duar?» 10 Mjerë ai që i thotë një babai: «Çfarë solle në jetë?», dhe gruas: «Për çfarë ke dhembje lindjeje?»+
11 Kështu thotë Jehovai, i Shenjti i Izraelit+ dhe Formuesi+ i tij: «Më pyetni për gjërat që po vijnë+ lidhur me bijtë e mi.+ Lidhur me veprat+ e duarve të mia, kërkoni përgjigje nga unë. 12 Unë e bëra tokën+ dhe krijova njeriun mbi të.+ Me duart e mia i shpalosa qiejt+ dhe unë e komandoj tërë ushtrinë e tyre.+
13 Unë kam nxitur dikë me drejtësi+ dhe do t’i bëj të drejta të gjitha udhët e tij.+ Ai do të ndërtojë qytetin tim+ dhe do të lërë të lirë të mërguarit e mi,+ pa marrë as shpërblim+ e as ryshfet»,—thotë Jehovai i ushtrive.
14 Kështu thotë Jehovai: «Punëtorët pa pagesë të Egjiptit,+ tregtarët e Etiopisë dhe sabeatitët,+ burra shtatlartë,+ do të vijnë vetë te ti dhe do të bëhen të tutë.+ Ata do të ecin pas teje, do të vijnë te ti të lidhur me vargonj+ dhe do të përkulen para teje.+ Do të të luten kështu: ‘Perëndia është vërtet me ty,+ dhe nuk ka asnjë tjetër. Nuk ka tjetër Perëndi.’»+
15 Në të vërtetë ti je një Perëndi që rri i fshehur,+ je Perëndia i Izraelit, një Shpëtimtar.+ 16 Njerëzit do të turpërohen e do të poshtërohen të gjithë. Artizanët që bëjnë idhuj, do të ecin të gjithë të turpëruar.+ 17 Por Izraeli, falë lidhjes me Jehovain,+ do të shpëtojë përgjithmonë.+ Ju nuk do të turpëroheni+ dhe as do të poshtëroheni+ më në jetë të jetëve.
18 Kështu thotë Jehovai, Krijuesi i qiejve,+ Ai që është Perëndia i vërtetë,+ Formuesi i tokës dhe Bërësi i saj,+ Ai që e ka bërë të patundshme,+ që nuk e krijoi më kot, por e formoi që të banohej:+ «Unë jam Jehovai, dhe nuk ka asnjë tjetër.+ 19 Nuk fola në një vend të fshehtë,+ në një vend të errët të tokës dhe as i thashë farës së Jakobit: ‘Kot më kërkoni!’+ Unë jam Jehovai që flas për gjëra të drejta dhe them atë që është e drejtë.+
20 Mblidhuni dhe ejani.+ Afrohuni bashkë, ju që ikët nga kombet.+ Ata që mbajnë drurin e shëmbëlltyrës së gdhendur, nuk fitojnë njohuri dhe as ata që i luten një perëndie që nuk mund të shpëtojë.+ 21 Flitni dhe na tregoni.+ Po, le të këshillohen të gjithë bashkë. Kush e ka shpallur këtë kohë më parë?+ Kush e ka treguar qysh atëherë?+ A nuk jam unë, Jehovai, veç të cilit nuk ka Perëndi tjetër?+ Unë jam një Perëndi i drejtë e Shpëtimtar,+ dhe veç meje nuk ka tjetër.+
22 Kthehuni tek unë dhe shpëtoni+ të gjithë ju që jeni në skajet e tokës, sepse unë jam Perëndi dhe nuk ka asnjë tjetër.+ 23 Jam betuar për veten time+—fjala ka dalë në drejtësi nga goja ime,+ prandaj nuk do të kthehet mbrapsht+—se para meje çdo gju do të përkulet+ dhe çdo gjuhë do të betohet:+ 24 ‘Sigurisht te Jehovai ka drejtësi të plotë dhe forcë.+ Të gjithë ata që zemërohen me të do të shkojnë drejt e tek ai dhe do të turpërohen.+ 25 Për shkak të Jehovait, tërë fara+ e Izraelit do të jetë e drejtë+ dhe do të krenohet.’»+