Psalmet
Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë.
68 Le të ngrihet Perëndia,+ le të shpërndahen armiqtë e tij+
dhe le t’ia mbathin nga ai që e urrejnë thellësisht.+
2 Davariti ata, ashtu si davaritet tymi.+
Të ligjtë le të marrin fund para Perëndisë,+
ashtu si shkrin dylli nga zjarri.+
3 Por të drejtët le të gëzojnë,+
le të jenë plot hare para Perëndisë+
dhe le të ngazëllojnë me të madhe!+
4 Këndojini Perëndisë, luani melodi për emrin e tij,+
thurini një këngë Atij që kalon nëpër rrafshinat e shkreta+
me emrin e tij, Jah,+ dhe ngazëlloni para tij!
6 Perëndia bën që vetmitarët të kenë shtëpi.+
Ai çliron të burgosurit dhe u jep mbarësi.+
Por kokëfortët do të banojnë në tokë të zhuritur.+
e rrodhën qiejt për shkak të Perëndisë.+
Sinai u lëkund për shkak të Perëndisë,+ Perëndisë së Izraelit.+
9 Ti bëre të bjerë një rrebesh i madh, o Perëndi.+
Ti vetë e rigjallërove trashëgiminë tënde, edhe kur ishte e lodhur.+
15 Rajoni malor i Bashanit+ është mali i Perëndisë.+
Rajoni malor i Bashanit është me kreshta të larta.+
16 O male me kreshta, pse shikoni me zili
malin ku Perëndia dëshiron të banojë vetë?+
Po, Jehovai do të banojë atje përgjithnjë.+
17 Karrocat e luftës të Perëndisë, janë mijëra e mijëra pa fund.+
Jehovai erdhi nga Sinai në vendin e shenjtë.+
more me vete robër,+
more dhurata në njerëz,+
po, edhe kokëfortët,+ për të banuar mes tyre,+ o Perëndi Jah!
20 Perëndia i vërtetë është për ne Perëndia i veprave të shpëtimit;+
Jehovait, Zotërisë Sovran,+ i përkasin rrugët për t’i shpëtuar vdekjes.*+
21 Perëndia do t’ua copëtojë kokën armiqve të tij,+
çaçkën e kokës të atij që ndjek udhën e fajit të vet.+
24 Ata panë procesionet e tua, o Perëndi,+
procesionet e Perëndisë tim, Mbretit tim, që hynin në vendin e shenjtë.+
25 Këngëtarët prinin, ata që u binin veglave me tela pas i ndiqnin,+
në mes ishin vashat që u binin dajreve.+
27 Njerëzit i bën zap Beniamini i vogël,+
po, princat e Judës me turmën e tyre që bërtet,
princat e Zabulonit dhe princat e Neftalit.+
28 Perëndia yt dha urdhër të të jepet forcë.+
Tregoje forcën, o Perëndi, ti që veprove në dobinë tonë.+
30 Qortoji kafshët që rrinë mes kallamave,+ demat e mbledhur tufë+
bashkë me viçat e popujve, ku gjithsecili shtyp me këmbë copa argjendi.+
Ai i shpërndan popujt që kënaqen me luftëra.+