7 A nuk është angari+ jeta e vdekatarit mbi dhé?
A nuk janë ditët e tij si ato të mëditësit?+
2 Ashtu si skllavi, ai dëshiron fort hijen,+
dhe si mëditësi, pret pagën e vet.+
3 Mua më ranë për pjesë muaj të kotë hënorë,+
dhe për short, net plot halle.+
4 Sa shtrihem them: ‘Kur do të ngrihem?’+
Mbrëmja shkon, e vjen mugëtira e mëngjesit, dhe në shtrat ende përpëlitem.
5 Mishi më është mbuluar me vemje+ dhe toptha dheu;+
lëkura më ka zënë dregëza e po më tretet.+
6 Ditët e mia kalojnë më shpejt+ se masuri i endësit,
dhe marrin fund pa shpresë.+
7 Mos harro që jeta ime shkon si era,+
që syri im nuk do të shohë më të mira.
8 Asnjë sy s’do të më shohë më;
sytë e tu do të jenë mbi mua, por unë s’do të jem.+
9 Ashtu si reja që davaritet e ikën,
ai që zbret në Sheol, nuk ngjitet më.+
10 Nuk do të kthehet më në shtëpinë e tij,
nuk do të shihet më në vendin e vet.+
11 Ndaj unë nuk do ta mbaj gojën mbyllur,
por në brengën e frymës sime do të flas;
në vrerin e shpirtit tim do ta shpreh shqetësimin!+
12 Mos jam det i trazuar a përbindësh deti,
që të më ruash me rojë?+
13 Kur thosha: ‘Divani do të më ngushëllojë,
shtrati do të ma lehtësojë brengën’,
14 ti më tmerroje me ëndrra,
me vegimet e tua më bëje të brofja nga lemeria.
15 Ndaj shpirti im do më shumë të vdesë i mbytur,
se të shohë se si jam bërë kockë e lëkurë.+
16 Nuk e dua jetën.+ S’dua të jetoj përgjithnjë.
Lërmë, se ditët e mia s’janë veçse avull.+
17 Ç’është vdekatari+ që ta rritësh,
që ta mbash mendjen tek ai,
18 që t’i kushtosh vëmendje çdo mëngjes,
e ta vësh në provë çdo çast?+
19 Pse nuk m’i shqit sytë,+
e nuk më lë as të gëlltit pështymën?
20 Edhe nëse mëkatova, ç’bëra kundër teje, o Vëzhgues i njeriut?!+
Pse më ke bërë shënjestrën tënde, aq sa të të bëhem barrë?!
21 Pse nuk ma fal shkeljen+
e nuk i mbyll sytë para fajit tim?
Sepse tani do të prehem në pluhur;+
ti do të më kërkosh, por unë s’do të jem.»