94 O Jehova, Perëndi i hakmarrjes!+
O Perëndi i hakmarrjes, rrezato!+
2 Ngrihu, o Gjykatës i dheut+
e jepu shpagimin fodullëve!+
3 Deri kur do të ngazëllojnë të ligjtë o Jehova,+
deri kur do të ngazëllojnë?+
4 Ata dërdëllisin e flasin pa fre;+
të gjithë ata që merren me të këqija, mbahen me të madh.+
5 Popullin tënd, o Jehova, e dërrmojnë,+
trashëgiminë tënde e mundojnë.+
6 Vejushën dhe të ardhurin i vrasin,+
jetimit jetën ia marrin+
7 dhe thonë: «Jah nuk sheh;+
Perëndia i Jakobit nuk kupton.»+
8 Merrni vesh, ju njerëz pa arsye,+
dhe ju të pamend, kur do të tregoni gjykim të thellë?+
9 Ai që formoi veshin, vallë nuk mund të dëgjojë?+
Ai që bëri syrin, vallë nuk mund të shikojë?+
10 Ai që ndreq kombet, vallë nuk mund të qortojë,+
po, Ai që u jep njerëzve njohuri?+
11 Jehovai i njeh mendimet e njerëzve dhe se sa të kota janë.+
12 Lum njeriu që ti e ndreq,+ o Jah,
dhe e mëson me ligjin tënd,+
13 që të gjejë prehje nga ditët e zeza,+
gjersa të hapet një gropë për të ligun!+
14 Sepse Jehovai nuk do ta braktisë popullin e vet,+
dhe nuk do ta lërë trashëgiminë e tij.+
15 Vendimi gjyqësor do të jetë sërish i drejtë,+
dhe të gjithë njerëzit me zemër të drejtë do ta ndjekin.
16 Kush do të ngrihet për mua kundër keqbërësve?+
Kush do të dalë për mua kundër atyre që merren me të këqija?+
17 Po të mos kisha pasur Jehovain për ndihmë,+
shpirti im për pak do të kishte rënë në heshtje.+
18 Kur thosha: «Po më merren këmbët»,+
dashamirësia jote, o Jehova, më mbajti.+
19 Kur pata përbrenda shumë mendime turbulluese,+
ngushëllimet e tua nisën të ma ledhatonin shpirtin.+
20 Mos je ortak me atë fron që sjell halle,+
teksa kurdis telashe me anë të dekretit?+
21 Ata e sulmojnë egërsisht shpirtin e të drejtit,+
dhe shpallin fajtor edhe gjakun e të pafajshmit.+
22 Por Jehovai do të bëhet për mua një kala e sigurt+
dhe Perëndia im, shkëmbi ku do të gjej strehë.+
23 Ai do t’ua kthejë të këqijat+ që kanë bërë
dhe do t’i shfarosë me të zezat që sollën vetë.+
Jehovai, Perëndia ynë, do t’i shfarosë.+