106 Lëvdoni Jah!+
Falënderoni Jehovain, se ai është i mirë+
dhe dashamirësia e tij zgjat në jetë të jetëve.+
2 Kush mund t’i tregojë bëmat e fuqishme të Jehovait?+
Kush mund të shpallë se sa i lëvduar është ai?+
3 Lum ata që zbatojnë drejtësinë,+
që në çdo kohë bëjnë atë që është e drejtë!+
4 Kujtomë, o Jehova, me miratimin që tregon ndaj popullit tënd.+
Kujdesu për mua e më shpëto,+
5 që të shoh mirësinë që tregon ndaj të zgjedhurve të tu,+
të marr pjesë në gëzimin e kombit tënd+
e të krenohem me trashëgiminë tënde.+
6 Kemi mëkatuar njësoj si paraardhësit tanë.+
Kemi gabuar e kemi vepruar me ligësi.+
7 Paraardhësit tanë në Egjipt,
nuk treguan aspak gjykim të thellë në lidhje me mrekullitë e tua.+
Nuk e mbajtën mend sa e pakufishme është dashamirësia jote e madhe,+
por ngritën krye kur ishin afër detit, afër Detit të Kuq.+
8 Prapëseprapë, ai i shpëtoi për hir të emrit të vet,+
që të bënte të njohur fuqinë e tij.+
9 Prandaj qortoi Detin e Kuq, e ai pak nga pak shteroi;+
nëpër humnerën e ujërave i vuri të ecnin, si të ishte shkretëtirë;+
10 e kështu i shpëtoi nga dora e atij që i urrente,+
dhe i rimori nga dora e armikut.+
11 Ujërat mbuluan kundërshtarët e tyre;+
nuk mbeti as edhe një nga ata.+
12 Atëherë ata patën besim në fjalën e tij+
dhe nisën t’i këndonin lavde.+
13 Mirëpo i harruan shpejt ato që bëri,+
këshillën e tij nuk e pritën mirë.+
14 Përkundrazi, treguan grykësinë e tyre në shkretëtirë,+
dhe në vendin e shkretë e vunë në provë Perëndinë.+
15 Çfarë i kërkuan, ai ua dha.+
Dhe u dërgoi një sëmundje që shpirtin ua treti.+
16 Zunë ta kishin zili Moisiun në kamp,+
madje edhe Aaronin, të shenjtin e Jehovait.+
17 Atëherë toka u hap e gëlltiti Datanin,+
u mbyll përsipër njerëzve të mbledhur të Abiramit.+
18 Një zjarr u ndez në mes të asamblesë së tyre,+
dhe flaka zuri të përpinte të ligjtë.+
19 Për më tepër, bënë një viç në Horeb+
dhe u përkulën para një shëmbëlltyre të gdhendur,+
20 dhe ai tha: «E këmbyen lavdinë time+
me shëmbëlltyrën e një demi që ha bar.»+
21 Ata e harruan Perëndinë, Shpëtimtarin e tyre,+
Atë që bëri gjëra të mëdha në Egjipt,+
22 mrekulli në vendin e Kamit+
dhe gjëra të frikshme pranë Detit të Kuq.+
23 Ishte gati të thoshte që të shfaroseshin,+
por Moisiu, i zgjedhuri i tij,
i doli përpara si ndërmjetës tek e çara mes tij dhe popullit,+
që t’ia ndalte tërbimin e të mos i shfaroste.+
24 Vendin e dëshirueshëm e përçmuan;+
nuk besuan në fjalën e tij.+
25 Qaheshin në tendat e tyre;+
nuk e dëgjuan zërin e Jehovait.+
26 Prandaj, duke ngritur dorën, ai u betua+
se do t’i linte të vdisnin në shkretëtirë,+
27 se do t’i bënte pasardhësit e tyre të merrnin fund mes kombeve+
dhe do t’i shpërndante vend më vend.+
28 Ata u bashkuan me Baalin e Peorit+
dhe hëngrën flijimet e gjërave të pajeta.+
29 Teksa e fyenin Perëndinë me veprimet e tyre,+
i pllakosi një plagë.+
30 Kur Finehasi u çua e ndërhyri,+
atëherë plaga u ndal.
31 Kjo iu llogarit si drejtësi,
brez pas brezi, deri në përjetësi.+
32 Veç kësaj, ata e provokuan në ujërat e Meribës,+
e për faj të tyre e pësoi keq Moisiu.+
33 Sepse frymën e tij e hidhëruan
e me buzët e tij ai foli pa menduar.+
34 Ata nuk i shfarosën popujt,+
siç u kishte thënë Jehovai,+
35 por u përzien me kombet+
e nisën të bënin veprat e tyre.+
36 U shërbenin idhujve të tyre,+
që u bënë për ta një lak.+
37 Ata ua flijonin bijtë+
e bijat demonëve+
38 dhe derdhnin gjak të pafaj,+
gjakun e bijve dhe bijave të tyre,
që ua flijonin idhujve të Kanaanit;+
e nga gjaku i derdhur vendi u ndot.+
39 Me ato që bënin, u bënë të papastër,+
me këto veprime u kurvëruan.+
40 Jehovait zuri t’i ndizej zemërimi kundër popullit,+
dhe iu pështiros trashëgimia e vet.+
41 Ai i dorëzoi herë pas here në dorë të kombeve,+
me qëllim që, kush i urrente, të sundonte mbi ta,+
42 që armiqtë t’i shtypnin,
dhe dora e tyre t’i nënshtronte.+
43 Shumë herë ai i çliroi,+
por ata ngrinin krye tek ndiqnin udhën e mosbindjes,+
dhe nga faji i vet poshtëroheshin.+
44 Ai e shihte si vuanin,+
kur dëgjonte britmën e tyre përgjëruese.+
45 Për hir të tyre, ai kujtonte besëlidhjen e tij,+
e i vinte keq, sepse ishte plot dashamirësi.+
46 Bënte që robëruesit,+
të ndienin keqardhje për ta.
47 Na shpëto, o Jehova, Perëndia ynë,+
dhe na mblidh nga kombet,+
që të falënderojmë emrin tënd të shenjtë+
dhe të flasim me ngazëllim e të të lëvdojmë.+
48 I bekuar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,+
në jetë të jetëve;
dhe mbarë populli do të thotë: «Amin!»+
Lëvdoni Jah!+