Zanafilla
35 Pas kësaj, Perëndia i tha Jakobit: «Ngrihu, ngjitu në Bethel dhe bano atje.+ Bëj atje një altar për Perëndinë e vërtetë, që t’u shfaq kur po ikje nga Esau, yt vëlla.»+
2 Atëherë Jakobi u tha atyre të shtëpisë së vet dhe gjithë të tjerëve që ishin me të: «Flakini perënditë e huaja që janë mes jush+ dhe pastrohuni e ndërroni mantelet.+ 3 Pastaj të ngrihemi e të ngjitemi në Bethel. Atje do të bëj një altar për Perëndinë e vërtetë, i cili m’u përgjigj ditën e ankthit,+ dhe ishte me mua në udhën që përshkova.»+ 4 Prandaj, ata i dhanë Jakobit gjithë perënditë e huaja+ që kishin dhe vathët e veshit. Jakobi i fshehu+ nën pemën e madhe pranë Sikemit.
5 Pastaj u larguan, dhe qytetet që ishin rreth e përqark tyre,+ i zuri tmerri nga Perëndia, prandaj nuk i ndoqën bijtë e Jakobit. 6 Së fundi, Jakobi dhe gjithë njerëzit e tij mbërritën në Luz,+ domethënë në Bethel, që ndodhet në vendin e Kanaanit. 7 Ai ngriti atje një altar dhe e quajti vendin El-Bethel, sepse atje i ishte shfaqur Perëndia i vërtetë, në kohën kur po ikte nga i vëllai.+ 8 Më vonë, Debora,+ taja e Rebekës, vdiq dhe e varrosën në rrëzë të Bethelit, nën një pemë shumë të madhe. Prandaj ai e quajti atë vend Alon-Bakuth.
9 Perëndia iu shfaq sërish Jakobit, kur ai po vinte nga Padan-Arami,+ dhe e bekoi.+ 10 Perëndia i tha: «Emri yt është Jakob.+ Megjithatë, nuk do të quhesh më Jakob, por Izrael.» Prandaj nisi ta quante Izrael.+ 11 Më tej, Perëndia i tha: «Unë jam Perëndia i Plotfuqishëm.+ Ji i frytshëm dhe shumohu. Nga ti do të dalin kombe, po, shumë kombe. Nga ijët e tua do të dalin mbretër.+ 12 Vendin që ia kam dhënë Abrahamit dhe Isakut, do të ta jap ty+ dhe pas teje, farës sate.»+ 13 Pas kësaj, Perëndia u largua nga vendi ku ai kishte folur me të, dhe u ngjit lart.+
14 Prandaj, Jakobi vendosi një shtyllë në vendin ku kishte folur me të,+ një shtyllë me gurë, dhe derdhi mbi të një blatim në pije, si edhe vaj.+ 15 Jakobi e quante Bethel+ vendin ku Perëndia kishte folur me të.
16 Pastaj u larguan nga Betheli. Por ndërsa kishte ende goxha rrugë deri në Efratah,+ Rakela lindi, dhe pati një lindje të vështirë.+ 17 Gjatë lindjes mamia i tha: «Mos ki frikë, sepse edhe këtë herë ke një djalë.»+ 18 Ndërsa po jepte shpirt+ (sepse vdiq),+ ajo ia vuri emrin Ben-Oni,* por i ati e quajti Beniamin.*+ 19 Kështu, Rakela vdiq dhe e varrosën rrugës për në Efratah, domethënë në Betlehem.+ 20 Jakobi ngriti një shtyllë mbi varrin e saj. Kjo është shtylla e varrit të Rakelës deri sot e kësaj dite.+
21 Pas kësaj, Izraeli u largua dhe e ngriti tendën në njëfarë largësie nga kulla e Ederit.+ 22 Ndërkohë që Izraeli fushonte+ në atë vend, Rubeni shkoi e u shtri me Bilhanë, konkubinën e të atit, dhe Izraeli e mori vesh.+
Jakobi pati dymbëdhjetë bij. 23 Bijtë që i lindën nga Lea, ishin: Rubeni,+ i parëlinduri i Jakobit, Simeoni, Levi, Juda, Isakari dhe Zabuloni. 24 Bijtë që i lindën nga Rakela, ishin Jozefi dhe Beniamini. 25 Bijtë që i lindën nga Bilhaja, shërbyesja e Rakelës, ishin Dani dhe Neftali. 26 Bijtë që i lindën nga Zilpa, shërbyesja e Leas, ishin Gadi dhe Asheri. Këta janë bijtë që i lindën Jakobit në Padan-Aram.
27 Së fundi, Jakobi vajti tek Isaku, ati i tij, në Mamre,+ në Kiriat-Arbë,+ domethënë në Hebron, ku kishin banuar si të huaj+ Abrahami dhe Isaku. 28 Isaku jetoi njëqind e tetëdhjetë vjet.+ 29 Pastaj, Isaku dha frymë e vdiq dhe u bashkua me popullin e tij, i moshuar e i ngopur me ditë.+ Esau dhe Jakobi, bijtë e vet, e varrosën.+