Eksodi
4 Megjithatë, Moisiu iu përgjigj: «Por ta zëmë se nuk më besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin tim,+ e më thonë: ‘Jehovai nuk të është shfaqur.’» 2 Atëherë Jehovai e pyeti: «Çfarë ke në dorë?» Ai iu përgjigj: «Një shkop.»+ 3 Kështu, ai i tha: «Hidhe në tokë.» Atëherë ai e hodhi, dhe shkopi u shndërrua në gjarpër,+ prandaj Moisiu ia dha vrapit. 4 Jehovai i tha Moisiut: «Zgjate dorën dhe kape nga bishti.» Kështu, ai zgjati dorën, e kapi, dhe gjarpri u shndërrua në shkop në dorën e tij. 5 «Me qëllim,—vazhdoi ai,—që të besojnë se të është shfaqur Jehovai,+ Perëndia i paraardhësve të tyre,+ Perëndia i Abrahamit,+ Perëndia i Isakut+ dhe Perëndia i Jakobit.»+
6 Jehovai i tha përsëri: «Fute dorën në gji, të lutem.» Kështu, ai e futi dorën në gji. Kur e nxori jashtë, ç’të shihte! Dora ishte goditur nga lebra, dhe ishte bërë e bardhë si bora!+ 7 Pastaj, ai i tha: «Fute përsëri dorën në gji.» Atëherë ai e futi përsëri dorën në gji. Kur e nxori, ja, ajo ishte bërë prapë si pjesa tjetër e mishit të tij!+ 8 «Nëse nuk të besojnë,—vazhdoi Perëndia,—dhe nuk ia vënë veshin shenjës së parë, kanë për të besuar patjetër pas shenjës së fundit.+ 9 Por, sikur të mos u besojnë as këtyre dy shenjave dhe të mos e dëgjojnë zërin tënd,+ merr ca ujë nga lumi Nil dhe derdhe në tokë të thatë. Uji që do të marrësh nga lumi Nil, do të shndërrohet në gjak.»+
10 Moisiu i tha Jehovait: «Më fal, o Jehova, por unë nuk jam njeri i gojës. Nuk kam qenë i tillë as dje, as më parë dhe as kur i fole shërbëtorit tënd, sepse unë jam i ngathët në fjalë e në të folur.»+ 11 Jehovai ia ktheu: «Kush i dha gojë njeriut apo kush e bën të pagojin, të shurdhrin, atë që sheh qartë ose të verbrin? A nuk jam unë, Jehovai?+ 12 Prandaj, tani shko, dhe unë do të jem me gojën tënde e do të të mësoj se ç’duhet të thuash.»+ 13 Por ai i tha: «Më fal, o Jehova, por dërgo dikë tjetër, të lutem, dërgo kë të duash.» 14 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Moisiut, dhe i tha: «A nuk është Aaroni, leviti, vëllai yt?+ Unë e di se ai di të flasë mirë. Ja ku po vjen për të të takuar. Kur të të shohë, do t’i gëzohet zemra.+ 15 Foli, dhe vërja fjalët në gojë.+ Unë do të jem me gojën tënde e me gojën e tij,+ dhe do t’ju mësoj se ç’do të bëni.+ 16 Ai do t’i flasë popullit në vendin tënd, dhe do të jetë për ty si gojë,+ kurse ti do të jesh për të si Perëndi.+ 17 Këtë shkop do ta marrësh në dorë, që të kryesh shenja me të.»+
18 Pastaj Moisiu u kthye te Jetroi, vjehrri i tij, dhe i tha:+ «Dua të shkoj, të lutem, e të kthehem te vëllezërit e mi në Egjipt, që të shoh nëse janë ende gjallë.»+ Prandaj, Jetroi i tha: «Shko në paqe.»+ 19 Pastaj, Jehovai i tha Moisiut në Midian: «Shko, kthehu në Egjipt, sepse gjithë njerëzit që kërkonin shpirtin tënd, kanë vdekur.»+
20 Atëherë Moisiu mori gruan dhe bijtë e tij, i hipi në gomar dhe nisi të kthehej në vendin e Egjiptit. Moisiu mori në dorë edhe shkopin e Perëndisë së vërtetë.+ 21 Jehovai i tha përsëri Moisiut: «Kur të jesh kthyer në Egjipt, kryeji se s’bën para faraonit+ gjithë mrekullitë që unë t’i kam lënë në dorë. Por unë do të lejoj që zemra e tij të bëhet kryeneçe,+ dhe ai s’ka për ta lënë popullin të shkojë.+ 22 Thuaji faraonit: “Kështu thotë Jehovai: ‘Izraeli është biri im, i parëlinduri im.+ 23 Prandaj po të them: lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë. Por nëse nuk pranon ta lësh të shkojë, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd.’”»+
24 Tani, kur ishin akoma në udhë, Jehovai i doli përpara+ në vendin ku po kalonin natën,+ dhe kërkoi një mënyrë për ta vrarë.+ 25 Më në fund, Zipora+ mori një strall, e rrethpreu të birin, e hodhi lafshën+ në këmbët e engjëllit, dhe tha: «Ti je për mua dhëndër gjaku.» 26 Prandaj, ai e la të ikte, dhe ajo tha: «Dhëndër gjaku», për shkak të rrethprerjes.
27 Pastaj, Jehovai i tha Aaronit: «Shko të takosh Moisiun në shkretëtirë.»+ Kështu, ai shkoi, e takoi në malin e Perëndisë së vërtetë+ dhe e puthi. 28 Moisiu i tha Aaronit gjithë fjalët e Jehovait, që e kishte dërguar,+ dhe gjithë shenjat që ai i kishte urdhëruar të bënte.+ 29 Pastaj, Moisiu dhe Aaroni u nisën dhe mblodhën gjithë pleqtë e bijve të Izraelit.+ 30 Atëherë Aaroni u tha gjithë fjalët që Jehovai i kishte thënë Moisiut,+ dhe ai kreu shenjat+ në sy të popullit. 31 Prandaj, populli besoi.+ Kur dëgjuan se Jehovai e kishte drejtuar vëmendjen+ nga bijtë e Izraelit dhe se e kishte parë mundin e tyre,+ ata u përkulën dhe ranë përmbys.+