Eksodi
30 Bëj një altar me dru akacieje për të djegur temjan.+ 2 Duhet të jetë katror, një kut i gjatë dhe një kut i gjerë, kurse i lartë dy kute. Brirët do të dalin nga qoshet e tij.+ 3 Sipërfaqen e sipërme, anët rreth e qark dhe brirët vishi me ar të kulluar. Përreth bëji një bordurë ari.+ 4 Do t’i bësh edhe dy unaza ari nën bordurë, në dy anët e tij të kundërta, që të shërbejnë si mbajtëse për shufrat me të cilat do të mbartet.+ 5 Shufrat bëji me dru akacieje dhe vishi me ar.+ 6 Vendose altarin përpara perdes që ndodhet pranë arkës së dëshmisë,+ përpara kapakut të Dëshmisë, ku unë do të të shfaqem.+
7 Aaroni do të djegë mbi të temjan aromatik,+ mëngjes për mëngjes, kur të përgatitë llambat.+ 8 Aaroni do të djegë temjan edhe kur të ndezë llambat ndaj të ngrysur. Është temjan që do t’i paraqitet vazhdimisht Jehovait, brez pas brezi. 9 Mos paraqit mbi të temjan të palejueshëm,+ blatim të djegur a blatim në drithë. Mos derdh mbi të as blatim në pije. 10 Një herë në vit, Aaroni do të bëjë shlyerjen mbi brirët e tij.+ Me ca nga gjaku i blatimit për mëkatin,+ që flijohet ditën e shlyerjes, do të bëjë shlyerjen për të një herë në vit, brez pas brezi. Është shumë i shenjtë për Jehovain.»
11 Jehovai vazhdoi t’i thoshte Moisiut: 12 «Kur të numërosh bijtë e Izraelit për t’i regjistruar,+ secili do t’i japë Jehovait një shpërblesë për shpirtin e tij,+ që të mos bjerë mbi ta asnjë plagë, kur t’i regjistrosh.+ 13 Ja çfarë do të japin të gjithë ata që do të përfshihen te të numëruarit: gjysmë sikle, sipas siklës së vendit të shenjtë.+ Njëzet gera janë baras me një sikël. Një gjysmë sikle është kontributi për Jehovain.+ 14 Kushdo që përfshihet te të regjistruarit, nga njëzet vjeç e lart, do të japë kontributin për Jehovain.+ 15 I pasuri nuk duhet të japë më shumë, as i varfri nuk duhet të japë më pak se gjysmë sikle,+ kur të jepni kontributin për Jehovain, që të bëni shlyerjen për shpirtrat tuaj.+ 16 Merri monedhat e argjendta të shlyerjes nga bijtë e Izraelit dhe jepi për shërbimin në tendën e takimit.+ Kjo do të shërbejë si kujtim për Jehovain, në dobi të bijve të Izraelit, që të bëni shlyerjen për shpirtrat tuaj.»
17 Jehovai i tha përsëri Moisiut: 18 «Bëj një legen bakri dhe mbajtësen e tij prej bakri, për t’u larë.+ Vendose ndërmjet tendës së takimit e altarit, dhe mbushe me ujë.+ 19 Aaroni dhe bijtë e tij do të lajnë atje duart dhe këmbët.+ 20 Kur të hyjnë në tendën e takimit, do të lahen me ujë, që të mos vdesin. Do të lahen edhe kur të shkojnë për të shërbyer pranë altarit, për të bërë një blatim me zjarr për Jehovain.+ 21 Do të lajnë duart e këmbët, që të mos vdesin.+ Ky do të jetë për ta një rregull brez pas brezi, për të dhe pasardhësit e tij nga brezi në brez.»+
22 Jehovai i tha prapë Moisiut: 23 «Merr aromatikët më të zgjedhur:+ pesëqind njësi mirrë+ në pika të mpiksura; kanellë+ të ëmbël, gjysmën e kësaj sasie, domethënë dyqind e pesëdhjetë njësi; kallam erëmirë+ dyqind e pesëdhjetë njësi 24 dhe pesëqind njësi kasi,+ të gjitha sipas siklës së vendit të shenjtë,+ dhe një hin+ vaj ulliri. 25 Pastaj bëj me to një vaj të shenjtë për mirosje, një pomadë, një përzierje të bërë me mjeshtërinë e një pomadëbërësi.+ Do të jetë vaj i shenjtë për mirosje.+
26 Me të miros tendën e takimit,+ arkën e dëshmisë, 27 tryezën me gjithë pajisjet e saj, shandanin dhe pajisjet e tij, altarin e temjanit, 28 altarin e blatimit të djegur me gjithë pajisjet e tij, si dhe legenin me mbajtësen e vet. 29 Shenjtëroji që të bëhen shumë të shenjta.+ Kushdo që i prek ato, duhet të jetë i shenjtë.+ 30 Do të mirosësh Aaronin+ dhe bijtë e tij,+ dhe do t’i shenjtërosh, që të më shërbejnë si priftërinj.+
31 Do t’u thuash bijve të Izraelit: ‘Ky do të jetë për mua një vaj i shenjtë për mirosje, brez pas brezi.+ 32 Nuk do të lyeni me të trupin e njeriut dhe me përbërësit e tij nuk do të bëni asgjë të ngjashme me të. Është diçka e shenjtë. Do të mbetet për ju diçka e shenjtë. 33 Kushdo që bën një pomadë ngjashëm këtij vaji a vë ca nga ai mbi dikë tjetër, do të shfaroset nga populli i tij.’»+
34 Jehovai i tha akoma Moisiut: «Merr ca aromatikë:+ pika stakti, guaskë erëmirë, galban aromatik dhe temjan të bardhë+ të kulluar. Secili duhet të jetë në masë të njëjtë. 35 Me ta do të bësh temjanin,+ një përzierje erëzash, të bërë me mjeshtërinë e një pomadëbërësi, të kripur,+ të kulluar, pra diçka të shenjtë. 36 Pak nga ai bluaje e bëje pluhur të imët dhe vër ca para Dëshmisë në tendën e takimit,+ ku unë do të të shfaqem.+ Duhet të jetë për ju diçka shumë e shenjtë. 37 Mos bëni për vete temjan me këta përbërës.+ Do të mbetet për ty diçka e shenjtë për Jehovain.+ 38 Kushdo që bën diçka të ngjashme me të, që t’i marrë erë, do të shfaroset+ nga populli i tij.»