Kënga e përurimit të shtëpisë.+ Psalm i Davidit.
30 Unë do të të lartësoj, o Jehova, sepse ti më ngrite lart+
dhe nuk i le armiqtë e mi të gëzonin për rënien time.+
2 O Jehova, Perëndia im, unë të thirra për ndihmë, dhe ti më shërove.+
3 O Jehova, ti e nxore shpirtin tim nga Sheoli;+
më ruajte gjallë, që të mos zbritja në gropë.+
4 Këndojini Jehovait, o besnikët e tij,+
falënderojeni për kujtimin e tij të shenjtë,+
5 se zemërimi i tij zgjat vetëm një çast,+
kurse pëlqimi i tij zgjat për tërë jetën.+
Nata mund të kalojë duke qarë,+ por mëngjesi vjen me britma gëzimi.+
6 Kur isha rehat, thosha:+
«Nuk do të lëkundem kurrë.»+
7 O Jehova, me pëlqimin tënd bëre që mali im të qëndrojë i fortë.+
Ti e fshehe fytyrën, dhe unë u ndjeva i shqetësuar.+
8 Ty, o Jehova, të thirra,+
ty, o Jehova, t’u përgjërova për hir.+
9 Ç’dobi do të ketë gjaku im, po të shkoj në gropë?+
A do të të përlëvdojë pluhuri?+ A do ta shpallë besnikërinë tënde?+
10 Dëgjo, o Jehova, e më jep hir!+
O Jehova, bëhu ndihma ime!+
11 Ti ma ke kthyer zinë në valle,+
ma ke hequr copën e thesit dhe më ke veshur me gëzim,+
12 që gjithë qenia ime të këndojë për ty e të mos pushojë.+
O Jehova, Perëndia im, në jetë të jetëve do të të përlëvdoj!+