Psalmet
Dirigjuesit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë.
7 por asnjëri prej tyre nuk e shpengon dot kurrsesi qoftë edhe të vëllanë,+
as i jep dot Perëndisë një shpërblesë për të,
9 që ai të jetojë përgjithmonë dhe të mos e shohë gropën.+
10 Sepse ai shikon që edhe të mençurit vdesin,+
budallai dhe njeriu pa arsye marrin fund së bashku,+
dhe duhet t’ua lënë të tjerëve gjithë ç’kanë.+
11 Brenda vetes dëshirojnë që shtëpitë t’u mbeten përgjithnjë;+
Ata u kanë vënë emrat e vet tokave që kanë.+
12 E megjithatë, njeriu nuk mund të jetojë gjatë atje, edhe pse i nderuar.+
Ai do të krahasohet me kafshët që kanë marrë fund.+
13 Kjo është udha e atyre që veprojnë me budallallëk+
dhe e atyre që u shkojnë pas, të cilët kënaqen me fjalët e tyre të mëdha. Selah.
14 Ata janë caktuar për të vajtur në Sheol,+ si delet që shkojnë rresht,
dhe vdekja do të jetë bariu i tyre.+
Të drejtët do t’i nënshtrojnë ata në mëngjes,+
dhe prej tyre s’ka për të mbetur gjurmë.+
Secilin prej tyre e pret Sheoli, dhe jo banesa në vend të lartë.+
15 Megjithatë, Perëndia do ta shpengojë shpirtin tim nga dora e Sheolit,+
sepse ai do të më presë. Selah.
17 sepse kur t’i vijë vdekja, s’do të marrë dot asgjë me vete.+
Lavdia e tij nuk do të zbresë bashkë me të.+
18 Sepse sa ishte gjallë, bekonte gjithnjë shpirtin e vet.+
(Kur gjërat të ecin mbarë, njerëzit të përlëvdojnë.)+