Vajtimet
א [ʼÁlef]*
3 Unë jam ai që ka parë mundimin+ e shkaktuar nga shkopi i zemërimit të tij të furishëm.
2 Unë jam njeriu që ai i priu dhe e bëri të ecte në errësirë e jo në dritë.+
3 Po, gjatë ditës, ai e kthen dorën herë pas here kundër meje.+
ב [Beth]
4 Mishin e lëkurën m’i treti+ dhe kockat m’i thërrmoi.+
5 Kundër meje ka ngritur një rrethim+ me bimë helmuese+ dhe vështirësi.
6 Në skuta të errëta+ më ka ulur, ashtu si ata që kanë vdekur prej kohësh.+
ג [Gímel]
7 Ai më ka bllokuar si me një mur prej guri, që të mos dal,+ dhe vargonjtë prej bakri+ m’i ka bërë të rëndë.
8 Edhe kur klith e thërras për ndihmë, ai m’i pengon lutjet.+
9 Udhët m’i ka bllokuar me gurë të latuar,+ kurse shtigjet m’i ka shtrembëruar.+
ד [Dáleth]
10 Ai u bë për mua si një ari që ka zënë pritë,+ si një luan që rri në vende të fshehta.+
11 Udhët m’i ka ngatërruar dhe më bën të rri kot; më ka lënë të shkretë.+
12 Ka tendosur harkun e tij+ dhe mua më ka vënë në nishan për shigjetën.+
ה [Heʼ]
13 Në veshka m’i ka futur shigjetat, bijat e kukurës së tij.+
14 Jam bërë gazi i botës+ i gjithë kundërshtarëve të mi, kënga e tyre gjithë ditën.+
15 Ai më ka dhënë mjaft gjëra të hidhura+ dhe më ka ngopur me pelin.+
ו [Ua]
16 Me zhavorr m’i theu dhëmbët+ dhe më bëri të strukem në hi.+
17 Edhe ti më hodhe tej, ndaj për shpirtin tim s’ka paqe. Nuk mbaj mend më se ç’është e mira.+
18 Them pareshtur: «Shkëlqimi im ka marrë fund e po kështu edhe ajo që prisja nga Jehovai.»+
ז [Zájin]
19 Kujto mundimin tim dhe që jam i pastrehë,+ pelinin dhe bimën helmuese.+
20 Me siguri shpirti yt do të kujtohet dhe do të përkulet mbi mua.+
21 Këtë do të sjell ndër mend,*+ prandaj do të rri në pritje.+
ח [Heth]
22 Falë veprave të dashamirësisë+ së Jehovait, nuk kemi marrë fund,+ sepse mëshira e tij s’ka për të mbaruar.+
23 Ato janë të reja çdo mëngjes.+ E madhe është besnikëria jote.+
24 «Jehovai është trashëgimia ime,+—thotë shpirti im,—prandaj do të rri në pritje të tij.»+
ט [Teth]
25 I mirë është Jehovai me atë që shpreson tek ai,+ me shpirtin që e kërkon vazhdimisht.+
26 Gjë e mirë është të presësh+ në heshtje+ shpëtimin nga Jehovai.+
27 Gjë e mirë është për njeriun të mbajë zgjedhën gjatë rinisë së tij.+
י [Jodh]
28 Le të ulet i vetmuar dhe të rrijë në heshtje,+ sepse ai ia ka vënë këtë barrë mbi supe.+
29 Le ta vërë gojën në pluhur.+ Ndoshta ka ndonjë shpresë.+
30 Le t’i kthejë faqen atij që e godet.+ Le të ngopet me poshtërime.+
כ [Haf]
31 Sepse Jehovai nuk do të na hedhë poshtë përjetë.+
32 Edhe pse ka shkaktuar hidhërim,+ ai ka për të treguar mëshirë sipas dashamirësisë së tij të madhe.+
33 Sepse kur i mundon ose i hidhëron bijtë e njerëzve, nuk e bën nga zemra.+
ל [Lámedh]
34 Kur dikush shtyp me këmbë+ të burgosurit e tokës,+
35 kur shtrembëron gjykimin ndaj një njeriu në prani të Më të Lartit,+
36 kur bën me hile në gjyq, Jehovai nuk miraton.+
מ [Mem]
37 Kush paska thënë se ka për të ndodhur diçka, kur Jehovai nuk ka dhënë urdhër?!+
38 Nga goja e Më të Lartit nuk dalin e keqja dhe e mira bashkë.+
39 Si mund të rrijë veçse duke u ankuar një i gjallë,+ një burrë për shkak të mëkatit të tij?+
נ [Nun]
40 Le t’i shqyrtojmë e t’i hetojmë udhët tona,+ dhe të kthehemi te Jehovai.+
41 Le t’i ngremë zemrat bashkë me duart tona për t’iu lutur Perëndisë në qiej:+
42 «Ne kemi kryer shkelje, kemi ngritur krye,+ dhe ti nuk na ke falur.+
ס [Sámeh]
43 E ke bllokuar hyrjen me zemërim+ dhe na ndjek+ pa pushim. Ti ke vrarë dhe s’ke pasur dhembshuri.+
44 Hyrjen për te ti e ke bllokuar me një masë resh,+ që lutja të mos kalojë dot.+
45 Mes popujve na ke bërë fundërrina dhe mbeturina.»+
פ [Peʼ]
46 Tërë armiqtë tanë kanë hapur gojën kundër nesh.+
47 Për ne paskan qenë tmerri dhe gropa,+ shkretimi dhe rrënimi.+
48 Lotët më rrjedhin çurg nga sytë për rrënimin e bijës së popullit tim.+
ע [ʽÁjën]
49 Sytë m’u lanë në lot dhe s’dinë të ndalen, kështu që s’ka pushim,+
50 derisa Jehovai ta hedhë vështrimin poshtë dhe të shohë nga qielli.+
51 Syri im është sjellë rreptë me shpirtin tim,+ për shkak të të gjitha bijave të qytetit tim.+
צ [Cadhé]
52 Armiqtë më kanë ndjekur si gjahtari zogun,+ por pa shkak.+
53 Ata i dhanë fund jetës sime, më çuan në gropë+ dhe më gjuajtën me gurë.
54 Ujëra më rrodhën mbi kokë+ dhe thashë: «Tani mora fund!»+
ק [Kof]
55 Nga njëra prej gropave më të thella, thirra emrin tënd, o Jehova!+
56 Dëgjoma zërin!+ Mos i mbyll veshët kur të kërkoj lehtësim dhe kur të thërras për ndihmë.+
57 Ditën që të thirra, u afrove+ dhe më the: «Mos ki frikë!»+
ר [Resh]
58 Ti, o Jehova, ke dalë në mbrojtje të çështjes së shpirtit tim.+ Ti ma ke riblerë jetën.+
59 Ti, o Jehova, e ke parë padrejtësinë që më është bërë.+ Oh, mbroje çështjen time ligjore!+
60 Ti e ke parë gjithë hakmarrjen e tyre, gjithë mendimet e tyre kundër meje.+
ש [Sin] ose [Shin]
61 Ti, o Jehova, e ke dëgjuar poshtërimin e tyre, tërë mendimet e tyre kundër meje,+
62 buzët e atyre që ngrihen kundër meje+ dhe çuçuritjet e tyre kundër meje gjithë ditën.+
63 Shikoji kur ulen dhe kur ngrihen.+ Unë jam kënga e tyre.+
ת [Ta]
64 Ti do t’ua kthesh, o Jehova, siç e meritojnë veprat e duarve të tyre.+
65 Ti do ta bësh zemrën e tyre të paturp.+ Mallkimi yt do të bjerë mbi ta.+
66 Me zemërim do t’i ndjekësh, o Jehova, dhe do t’i shfarosësh+ nga ku janë, poshtë qiejve të tu.+