Jobi
3 Mos vallë do të të përgjërohet?
Mos vallë do të të flasë me të butë?
4 Mos do të bëjë besëlidhje me ty,
që ta marrësh si skllavin tënd përgjithmonë?
5 A do të luaje me të si me një zog?
A do ta lidhje që të loznin vogëlushet e tua?
6 A do të këmbenin ortakët ndonjë gjë me të?
A do ta ndanin mes tregtarëve?
8 Vërja dorën sipër.
Mbaje mend përleshjen dhe mos e bëj më.
9 Ja, shpresa për ta zënë të zhgënjen.
Vetëm sa e sheh dhe njeriu plandoset përdhe.
12 S’do të rri pa folur për pjesët e tij,
për fuqinë dhe trupin e tij të hijshëm.
13 Kush mund t’ia zhveshë rrobën?
Kush mund të hyjë brenda nofullave të tij?
14 Kush ia ka hapur vallë nofullat e mëdha?
Dhëmbët e tij rreth e qark të lemerisin.
15 Fodullëku i tij janë brazdat e luspave,
të mbyllura mirë si me vulë.
16 Puthiten fort njëra pas tjetrës,
as ajri s’kalon nëpër to.
17 Ngjiten pas njëra-tjetrës,
kapen fort e s’mund të ndahen.
18 Teshtimat e tij flakërijnë,
dhe sytë e tij janë si rreze agimi.
19 Nga goja i dalin vetëtima,
shkëndija zjarri lëshon.
20 Nga vrimat e hundës i del tym,
si furrë ku digjet xunkth.
22 Forca është në qafën e tij,
dhe para tij hedh valle tmerri.
23 Palat e mishit janë të ngjitura pas njëra-tjetrës.
Ato janë si metal i derdhur e të palëvizshme.
24 Zemra e tij është e derdhur si metali në kallëp dhe është e fortë si guri,
po, e fortë si guri i poshtëm i mullirit.
31 Bën që thellësitë të vlojnë si kazan;
e shndërron detin në kusi ku bëhet pomadë.
32 Lë pas vetes një brazdë të shndritshme,
aq sa ujërat e thella të sjellin ndër mend flokët e zbardhura.
33 Mbi dhé nuk ka si ai,
që është krijuar kurrë të mos friket.
34 Sheh gjithçka që është lart.
Është mbreti i tërë bishave të mëdha.»