Zanafilla
9 Perëndia e bekoi Noenë dhe bijtë e tij e u tha: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbushni tokën.+ 2 Çdo krijesë e gjallë në tokë, çdo krijesë fluturuese në qiej, çdo gjë që lëviz në tokë dhe të gjithë peshqit e detit, do të kenë frikë e tmerr nga ju. Tani ata janë lënë në duart tuaja.+ 3 Çdo kafshë e gjallë që lëviz, do t’ju shërbejë si ushqim.+ Ashtu si ju dhashë bimësinë e gjelbër, po jua jap edhe të gjitha këto.+ 4 Vetëm mos e hani+ mishin me shpirtin e tij,+ domethënë me gjakun+ e tij. 5 Veç kësaj, do të kërkoj llogari për gjakun e shpirtrave tuaj. Do t’i kërkoj llogari çdo krijese të gjallë. Do të kërkoj llogari për shpirtin e njeriut nga dora e njeriut, nga dora e kujtdo që është vëllai i tij.+ 6 Kujtdo që derdh gjak njeriu, nga njeriu do t’i derdhet edhe vetë gjaku i tij,+ sepse njeriu u bë sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë. 7 Ju pra, jini të frytshëm dhe shumohuni, bëni që toka të gëlojë prej jush dhe shumohuni në të.»+
8 Perëndia i tha akoma Noesë dhe bijve të tij: 9 «Ja, unë po bëj një besëlidhje+ me ju dhe me pasardhësit tuaj,+ 10 me çdo shpirt të gjallë që është me ju, me shpendët, me kafshët dhe me gjithë krijesat e gjalla të tokës që janë me ju, që nga gjithë ata që dolën nga arka e deri te çdo krijesë e gjallë e tokës.+ 11 Ja besëlidhja që po bëj me ju: asnjë mish nuk do të shfaroset më nga ujërat e një përmbytjeje dhe as që do të ndodhë më ndonjë përmbytje për të shkatërruar tokën.»+
12 Perëndia shtoi: «Kjo është shenja+ e besëlidhjes që po bëj ndërmjet meje e jush dhe çdo shpirti të gjallë që është bashkë me ju, brez pas brezi. 13 Po vë ylberin+ tim në re, i cili ka për të shërbyer si shenjë e besëlidhjes ndërmjet meje dhe tokës. 14 Prandaj, kur të sjell re mbi tokë, ylberi do të shfaqet në to. 15 Unë kam për të kujtuar besëlidhjen+ time, që është ndërmjet meje, jush dhe çdo shpirti të gjallë të çdo lloj mishi.+ Ujërat nuk do të shkaktojnë më një përmbytje për të shkatërruar çfarëdolloj mishi.+ 16 Atëherë ylberi do të dalë në re,+ dhe unë do ta shoh e do të kujtoj brez pas brezi besëlidhjen+ ndërmjet meje dhe çdo shpirti të gjallë, nga çfarëdolloj mishi që është në tokë.»+
17 Perëndia i përsëriti Noesë: «Kjo është shenja e besëlidhjes që po vë ndërmjet meje dhe çdo mishi që është në tokë.»+
18 Bijtë e Noesë+ që dolën nga arka, ishin Semi, Kami dhe Jafeti. Më vonë, Kamit i lindi Kanaani.+ 19 Këta të tre ishin bijtë e Noesë dhe prej këtyre popullsia e tokës u përhap kudo.+
20 Tani, Noeja filloi të punonte si bujk+ dhe mbolli një vresht.+ 21 Ai piu verë dhe u deh,+ e kështu u zhvesh në mes të tendës së tij. 22 Më vonë, Kami,+ babai i Kanaanit, pa lakuriqësinë e të atit+ dhe shkoi t’u thoshte dy vëllezërve të tij jashtë.+ 23 Menjëherë Semi dhe Jafeti morën një mantel,+ e hodhën mbi supe dhe ecën së prapthi. Kështu, me fytyrat të kthyera prapa, ata e mbuluan të atin, dhe nuk e panë lakuriqësinë e tij.+
24 Pasi i doli vera, Noeja u zgjua dhe mori vesh çfarë i kishte bërë djali më i vogël. 25 Prandaj tha:
«Mallkuar qoftë Kanaani!+
Qoftë skllavi më i ulët i vëllezërve të tij!»+
27 Perëndia i dhëntë Jafetit një hapësirë të gjerë,
dhe banoftë në tendat e Semit!+
Kurse Kanaani u bëftë skllav edhe i tij!»
28 Noeja jetoi edhe treqind e pesëdhjetë vjet pas përmbytjes.+ 29 Kështu ai jetoi gjithsej nëntëqind e pesëdhjetë vjet, dhe pastaj vdiq.+