Levitiku
2 Nëse një shpirt do t’i paraqitë Jehovait një blatim në drithë,+ blatimi i tij duhet të jetë majë mielli.+ Sipër tij do të derdhë vaj dhe do të vërë temjan të bardhë. 2 Do t’ia çojë priftërinjve, bijve të Aaronit, dhe prifti do të marrë një grusht majë mielli me vaj dhe temjan të bardhë. Do ta vërë të digjet mbi altar si kujtim+ të këtij blatimi, si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain. 3 Ajo që mbetet nga blatimi në drithë, i takon Aaronit dhe bijve të tij,+ si një gjë shumë e shenjtë+ nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.
4 Në rast se do të paraqitësh një blatim në drithë të pjekur në furrë, duhet ta bësh me majë mielli. Ai duhet të jetë kulaç i ndormë, i zënë me vaj, në formë unaze,+ ose galetë e ndorme,+ e lyer me vaj.+
5 Nëse paraqit një blatim në drithë, të bërë në tigan të cekët,+ ai duhet të jetë me majë mielli të përzier me vaj dhe pa maja. 6 Duhet ta ndash në copa e të hedhësh vaj mbi të.+ Ky është një blatim në drithë.
7 Nëse paraqit një blatim në drithë, të skuqur në tigan të thellë, ai duhet të bëhet me majë mielli e me vaj. 8 Ky blatim në drithë do të çohet para Jehovait, do t’i paraqitet priftit, dhe ai do ta çojë tek altari. 9 Prifti do të marrë ca nga blatimi në drithë si kujtim+ të këtij blatimi, do ta vërë të digjet mbi altar si një blatim të bërë me zjarr, me aromë të pëlqyeshme për Jehovain.+ 10 Ajo që mbetet nga blatimi në drithë, i takon Aaronit dhe bijve të tij, si një gjë shumë e shenjtë nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain.+
11 Asnjë nga blatimet në drithë që do t’i paraqitni Jehovait, nuk duhet të jetë i mbrujtur,+ pasi nuk duhet të vini fare tharm dhe mjaltë* që të digjet si blatim i bërë me zjarr për Jehovain.
12 Ato do t’i paraqiten Jehovait si blatim i fryteve të para,+ dhe nuk do të vihen mbi altar si blatim me aromë të pëlqyeshme.
13 Çdo blatim në drithë që do të bësh, ndreqe me kripë.+ Mos e lër blatimin tënd në drithë pa kripën, që të kujton besëlidhjen+ që Perëndia yt bëri me ty. Bashkë me çdo blatim që do të bësh, do të paraqitësh edhe kripë.
14 Nëse do t’i bësh Jehovait një blatim në drithë me fryte të hershme, duhet të paraqitësh kallinj të gjelbër, të thekur në zjarr, kokrra të shtypura nga drithi i ri, si blatim në drithë të fryteve të tua të hershme.+ 15 Mbi të, vër vaj dhe temjan të bardhë. Ky është një blatim në drithë.+ 16 Ca nga kokrrat e shtypura, ca vaj dhe ca temjan të bardhë, prifti do t’i vërë të digjen si kujtim+ të këtij blatimi, si blatim të bërë me zjarr për Jehovain.