Levitiku
6 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Në rast se një shpirt mëkaton e tregohet i pabesë ndaj Jehovait+ dhe gënjen+ shokun për diçka që i është besuar a lënë në dorë+ ose për ndonjë grabitje, nëse e mashtron shokun,+ 3 nëse gjen diçka të humbur+ dhe e mohon këtë, madje bën be të rreme+ për gjithçka që njeriu mund të mëkatojë, 4 pra, në rast se mëkaton dhe del fajtor,+ do ta kthejë atë që ka grabitur, atë që ka zhvatur me mashtrim, atë që i ishte besuar, gjënë e humbur që ka gjetur, 5 ose atë për të cilën mund të ketë bërë be të rreme, përndryshe do të paguajë vlerën e plotë të dëmshpërblimit.+ Këtij do t’i shtojë edhe një të pestën e vlerës. Do t’ia japë atij që i përket, ditën kur të provohet se është fajtor. 6 Do të sjellë para Jehovait si blatim për fajin një dash të shëndetshëm+ nga kopeja, që përkon me vlerën e llogaritur,+ dhe do t’ia çojë priftit. 7 Pastaj prifti do të bëjë shlyerjen+ për të para Jehovait, dhe ai do të falet për gjithçka për të cilën mund të jetë fajtor.»
8 Më pas, Jehovai i tha Moisiut: 9 «Urdhëroji Aaronin dhe bijtë e tij: ‘Ky është ligji për blatimin e djegur:+ blatimi i djegur do të rrijë në vatrën e altarit gjithë natën deri në mëngjes, dhe zjarri do të rrijë ndezur në altar. 10 Prifti do të veshë rrobën zyrtare prej liri+ dhe mbathjet prej liri.+ Do të marrë hirin e lyrosur+ të blatimit të djegur, që digjet vazhdimisht mbi altar, dhe do ta vërë pranë altarit. 11 Do të heqë rrobat që ka+ e do të veshë të tjera, dhe do ta çojë hirin e lyrosur në një vend të pastër jashtë kampit.+ 12 Zjarri në altar do të mbahet ndezur e nuk do të shuhet. Prifti do të vërë dru+ në të mëngjes për mëngjes dhe do të rregullojë mbi to blatimin e djegur. Mbi të do të vërë që të digjen copat e dhjamit të flijimeve në bashkësi.+ 13 Zjarri+ do të mbahet gjithnjë ndezur në altar e nuk do të shuhet.
14 Ky është ligji për blatimin në drithë:+ bijtë e Aaronit duhet ta paraqitin përballë altarit, para Jehovait. 15 Njëri nga ata do të marrë nga blatimi në drithë një grusht majë mielli, me vajin dhe temjanin e bardhë që janë mbi të, dhe do t’i vërë mbi altar që të digjen si aromë e pëlqyeshme për Jehovain, si kujtim+ të këtij blatimi. 16 Atë që mbetet, do ta hanë Aaroni dhe bijtë e tij.+ Do ta hanë si kulaç të ndormë+ në një vend të shenjtë, në oborrin e tendës së takimit. 17 Ai do të piqet dhe nuk duhet të ketë tharm.+ Kjo është pjesa që u kam dhënë nga blatimet që më bëhen me zjarr.+ Është një gjë shumë e shenjtë,+ njësoj si blatimi për mëkatin dhe blatimi për fajin. 18 Do ta hajë çdo pasardhës mashkull+ i Aaronit. Nga blatimet e bëra me zjarr për Jehovain, kjo do të jetë pjesa e tyre brez pas brezi, në kohë të pafundme.+ Gjithçka që e prek, bëhet e shenjtë.’»
19 Jehovai i tha akoma Moisiut: 20 «Ky është blatimi+ që do t’i paraqitin Jehovait Aaroni dhe bijtë e tij, ditën që ai do të miroset:+ një të dhjetën e një efe+ majë mielli si blatim të vazhdueshëm në drithë,+ gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje. 21 Blatimi do të bëhet me vaj në një tigan.+ Do ta sjellësh të përzier mirë. Kuleçtë e blatimit në drithë do t’i paraqitësh të ndarë në copa, si aromë të pëlqyeshme për Jehovain. 22 Këtë do ta bëjë prifti, që do të miroset në vend të tij ndër bijtë e tij.+ Ky është një rregull që do të vazhdojë brez pas brezi: blatimi do të vihet i tëri të digjet për Jehovain si blatimi i plotë.+ 23 Po, të gjitha blatimet në drithë të priftit,+ duhet të jenë blatime të plota. Nuk duhen ngrënë.»
24 Jehovai i tha akoma Moisiut: 25 «Thuaju Aaronit dhe bijve të tij: ‘Ky është ligji i blatimit për mëkatin:+ ai duhet therur para Jehovait, atje+ ku theren gjithnjë blatimet e djegura. Kjo është një gjë shumë e shenjtë.+ 26 Atë do ta hajë prifti që e paraqit për mëkatin.+ Do ta hajë në një vend të shenjtë,+ në oborrin+ e tendës së takimit.
27 Çdo gjë që prek mishin e këtij blatimi, bëhet e shenjtë+ dhe, nëse rroba spërkatet me ca nga gjaku i tij,+ do ta lash atë në një vend të shenjtë.+ 28 Ena e baltës+ ku do të zihet mishi, do të thyhet. Kurse, po të jetë zier në një enë bakri, ajo do të fërkohet e do të shpëlahet me ujë.
29 Atë do ta hajë çdo mashkull që është prift.+ Është një gjë shumë e shenjtë.+ 30 Por nuk duhet ngrënë asnjë nga blatimet për mëkatin, nga merret ca gjak+ dhe çohet në tendën e takimit për të bërë shlyerjen në vendin e shenjtë. Ato duhen djegur në zjarr.