Levitiku
17 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Thuaju Aaronit, bijve të tij dhe tërë bijve të Izraelit: ‘Kështu urdhëron Jehovai:
3 Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ther në kamp ose jashtë tij ndonjë kokë nga bagëtia e trashë ose nga bagëtia e imët, qoftë nga dhentë a nga dhitë, 4 por nuk e çon në hyrje të tendës së takimit+ për t’ia paraqitur Jehovait si blatim para tabernakullit të Jehovait, ai do të quhet fajtor gjaku. Ka derdhur gjak, prandaj do të shfaroset nga populli,+ 5 që bijtë e Izraelit t’ia sjellin flijimet që bëjnë në vend të hapur+ priftit në hyrje të tendës së takimit, para Jehovait,+ dhe që t’ia paraqitin ato Jehovait si flijime në bashkësi.+ 6 Prifti do të spërkatë me gjak altarin+ e Jehovait në hyrje të tendës së takimit, dhe dhjamin+ do ta vërë të digjet si aromë e pëlqyeshme për Jehovain.+ 7 Kështu, nuk do t’u bëni më flijime demonëve në formë cjapi,+ me të cilët kurvëroheni.+ Ky do të jetë një ligj i përhershëm për ju, për tërë brezat tuaj.’
8 Thuaju: “Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur mes jush, bën një blatim të djegur+ a flijim, 9 por nuk e sjell në hyrje të tendës së takimit për t’ia paraqitur Jehovait,+ do të shfaroset nga populli.+
10 Nëse dikush nga shtëpia e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur mes jush, ha çfarëdolloj gjaku,+ unë do të kthehem*+ kundër atij që ha gjak dhe do ta shfaros patjetër nga populli. 11 Sepse shpirti i gjallesës* është në gjak,+ dhe unë e kam caktuar të vihet mbi altar për të bërë shlyerjen+ për shpirtrat tuaj, sepse gjaku+ bën shlyerjen,+ meqë shpirti është në të. 12 Prandaj u them bijve të Izraelit: ‘Asnjë shpirt nga ju të mos hajë gjak, dhe askush nga ata që banojnë si të ardhur mes jush,+ nuk duhet të hajë gjak.’+
13 Nëse dikush nga bijtë e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur mes jush, zë një kafshë a shpend që mund të hahet, do ta derdhë gjakun+ e presë dhe do ta mbulojë me dhé.+ 14 Sepse shpirti i çdo gjallese është gjaku i saj, meqë shpirti është në gjak. Prandaj u them bijve të Izraelit: ‘Mos hani gjakun e asnjë gjallese, sepse shpirti i çdo gjallese është gjaku i saj.+ Kushdo që e ha, do të shfaroset.’+ 15 Nëse një shpirt, qoftë vendës, qoftë i ardhur, ha mishin e një kafshe të ngordhur ose të shqyer nga një egërsirë,+ do të lajë rrobat dhe trupin me ujë, dhe do të jetë i papastër gjer në mbrëmje;+ pas kësaj do të jetë i pastër. 16 Por, nëse nuk i lan rrobat dhe trupin, do të përgjigjet për fajin e tij.”»+