Levitiku
20 Jehovai i tha akoma Moisiut: 2 «Do t’u thuash bijve të Izraelit: “Kushdo nga bijtë e Izraelit ose nga ata që banojnë si të ardhur në Izrael, që i jep Molekut+ ndonjë nga pasardhësit e tij, do të vritet. Populli do ta godasë me gurë, derisa të vdesë. 3 Unë do të kthehem* kundër atij njeriu, dhe do ta shfaros nga gjiri i popullit,+ sepse disa nga pasardhësit e tij ia ka dhënë Molekut, që të ndotë vendin tim të shenjtë+ dhe të përdhosë emrin tim të shenjtë.+ 4 Nëse populli i mbyll sytë kur ai i jep Molekut ndonjë nga pasardhësit, dhe nuk e vret,+ 5 atëherë unë vetë do të kthehem kundër tij dhe familjes së tij.+ Do të shfaros nga gjiri i popullit atë dhe të tjerët, që bashkë me të, kurvërohen+ me Molekun.
6 Shpirtit që u drejtohet mediumeve+ dhe atyre që kanë si zanat parathënien+ e ngjarjeve, për t’u kurvëruar me ta, unë do t’i kthehem kundër dhe do ta shfaros nga gjiri i popullit.+
7 Shenjtërohuni dhe jini të shenjtë,+ sepse unë jam Jehovai, Perëndia juaj. 8 Ndiqni dhe zbatoni ligjet e mia.+ Unë, Jehovai, po ju shenjtëroj.+
9 Në rast se dikush mallkon të atin dhe të ëmën,+ do të vritet.+ Ai mallkoi babanë dhe nënën, e gjaku i tij do të bjerë mbi të.+
10 Nëse dikush shkon me gruan e një tjetri, ai kryen kurorëshkelje me gruan e tjetrit,+ dhe do të vriten që të dy, si kurorëshkelësi, edhe kurorëshkelësja.+ 11 Ai që shtrihet me gruan e babait, zbulon lakuriqësinë e babait të vet.+ Të dy do të vriten, dhe gjaku i tyre do të bjerë mbi ta. 12 Nëse një burrë shtrihet me nusen e djalit, që të dy do të vriten.+ Kanë dhunuar atë që është e natyrshme, dhe gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.+
13 Kur një burrë shtrihet me një burrë tjetër, siç shtrihet me një grua, që të dy bëjnë një gjë të pështirë.+ Ata do të vriten, dhe gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
14 Kur një burrë martohet me një grua, dhe kryen marrëdhënie edhe me nënën e saj, sjellja e tij është e shthurur.+ Ata do të vriten e do të digjen në zjarr,+ që të mos ketë më sjellje të shthurur+ mes jush.
15 Nëse një burrë kryen marrëdhënie* me një kafshë,+ ai do të vritet, po ashtu edhe kafsha. 16 Nëse një grua i afrohet një kafshe për të kryer marrëdhënie me+ të, gruan dhe kafshën do t’i vrasësh. Që të dy do të vriten, dhe gjaku i tyre do të bjerë mbi ta.
17 Kur një burrë merr motrën, bijën e të atit ose bijën e së ëmës, dhe sheh lakuriqësinë e saj, e ajo sheh lakuriqësinë e tij, është një turp.+ Ata do të shfarosen para syve të bijve të popullit. Ai ka zbuluar lakuriqësinë e së motrës, dhe duhet të përgjigjet për fajin e vet.
18 Kur një burrë shtrihet me një grua që është me të përmuajshmet, dhe zbulon lakuriqësinë e saj, ai zbulon burimin e gjakrrjedhjes së saj, kurse ajo zbulon burimin e gjakut të vet.+ Prandaj të dy do të shfarosen nga gjiri i popullit.
19 Mos zbulo lakuriqësinë e motrës së nënës+ dhe të motrës së babait,+ sepse zbulon lakuriqësinë e një të afërmi gjaku.+ Ata duhet të përgjigjen për fajin e tyre. 20 Kur një burrë shtrihet me gruan e ungjit, zbulon lakuriqësinë e ungjit të vet.+ Ata duhet të përgjigjen për mëkatin e tyre dhe do të vdesin pa fëmijë.+ 21 Kur një burrë merr gruan e të vëllait, është një gjë e neveritshme.+ Ai zbulon lakuriqësinë e të vëllait, dhe të dy do të vdesin pa fëmijë.
22 Ndiqni e zbatoni tërë ligjet+ dhe vendimet e mia gjyqësore,+ që vendi ku po ju çoj të banoni, të mos ju vjellë.+ 23 Mos ndiqni ligjet e kombeve që po përzë para jush,+ sepse ata i bënë tërë këto gjëra, dhe unë i urrej thellësisht.+ 24 Prandaj ju thashë:+ ‘Do ta shtini në dorë vendin e tyre, dhe unë do t’jua jap si pronë atë vend ku rrjedh qumësht e mjaltë.+ Unë jam Jehovai, Perëndia juaj, që ju kam veçuar nga popujt.’+ 25 Ju do të dalloni kafshën e pastër nga e papastra dhe shpendin e pastër nga i papastri.+ Mos u bëni të neveritshëm+ nga ato kafshë, shpendë dhe gjithçka që lëviz në tokë, që unë i kam veçuar, duke i shpallur të papastër për ju. 26 Jini të shenjtë për mua,+ sepse unë, Jehovai, jam i shenjtë,+ dhe po ju veçoj nga popujt, që të jeni të mitë.+
27 Nëse një burrë a një grua është medium ose bën parashikime,+ do të vritet.+ Do të goditet me gurë derisa të vdesë, dhe gjaku i vet do të bjerë mbi të.”»+