Numrat
23 Pastaj Balaami i tha Balakut: «Më ndërto në këtë vend shtatë altarë,+ dhe po këtu më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.» 2 Balaku e bëri menjëherë atë që i tha Balaami. Pastaj Balaku me Balaamin flijuan në secilin altar nga një dem e nga një dash.+ 3 Balaami i tha Balakut: «Qëndro pranë blatimit tënd të djegur,+ kurse unë po shkoj. Ndoshta Jehovai do të vijë dhe do të më dalë përpara.+ Në rast se po, ç’të më tregojë ai, unë do të ta them.» Kështu, ai shkoi në një kodër të zhveshur.
4 Kur Perëndia vajti te Balaami,+ ky i tha: «I vura në radhë shtatë altarët dhe në secilin altar flijova nga një dem e nga një dash.»+ 5 Atëherë Jehovai i vuri fjalët në gojë Balaamit+ dhe i tha: «Kthehu te Balaku dhe i thuaj këto që të thashë.»+ 6 Ky u kthye tek ai dhe bashkë me të qëndronin pranë blatimit të tij të djegur gjithë princat e Moabit. 7 Atëherë ai tha shprehjen e tij proverbiale+ me fjalët:
«Balaku, mbreti i Moabit, bëri çmos të më sillte nga Arami,+
nga malet e lindjes:
‘Eja,—më tha,—e ma mallko Jakobin.
Eja e dënoje Izraelin.’+
8 Po si mund t’i mallkoja unë ata që Perëndia nuk i ka mallkuar?+
Si mund t’i dënoja ata që Jehovai nuk i ka dënuar?+
9 I shoh ata nga maja e shkëmbinjve
dhe nga kodrat i sodit.
Si një popull fushojnë atje të vetmuar,+
dhe nuk e llogaritin veten në gjirin e kombeve.+
10 Kush i ka numëruar grimcat e pluhurit të Jakobit?+
Kush e ka llogaritur çerekun e Izraelit?
Vdektë shpirti im si vdesin të drejtët+
dhe qoftë fundi im si fundi i tyre!»+
11 Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Ç’më bëre? Unë të mora që t’i mallkoje armiqtë e mi, kurse ti i bekove sa s’ka ku të vejë.»+ 12 Por ai iu përgjigj dhe tha: «Unë duhet të kem mendjen të them ç’të më vërë në gojë Jehovai.»+
13 Atëherë Balaku i tha: «Të lutem, eja me mua në një vend tjetër, prej ku mund t’i shohësh. Nuk do t’i shohësh të gjithë, por vetëm një pjesë të tyre.+ Mallkoji që atje.»+ 14 E kështu e çoi në fushën e Zofimit, në majë të Pisgahut.+ Ndërtoi shtatë altarë dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+ 15 Pastaj Balaami i tha Balakut: «Qëndro këtu pranë blatimit tënd të djegur, kurse unë po shkoj të flas me Perëndinë.» 16 Më vonë Jehovai vajti te Balaami, ia vuri fjalët në gojë dhe i tha:+ «Kthehu te Balaku+ dhe i thuaj këto që të thashë.» 17 Kështu, ky u kthye tek ai dhe ja, ai qëndronte pranë blatimit të tij të djegur dhe bashkë me të edhe princat e Moabit. Balaku e pyeti: «Çfarë thotë Jehovai?» 18 Atëherë ai tha shprehjen e tij proverbiale me fjalët:+
«Ngrihu, Balak, dhe dëgjo.
Më mbaj vesh, o bir i Ziporit!+
19 Perëndia nuk është njeri që të gënjejë,+
as bir njeriu që të ndërrojë mendje.+
Mos vallë ka thënë dhe nuk do ta bëjë,
ka folur dhe nuk do ta çojë në vend?+
21 Ai nuk ka parë asnjë fuqi magjike+ kundër Jakobit
dhe asnjë mynxyrë kundër Izraelit.
Me të është Jehovai, Perëndia i tij,+
dhe ka me vete brohorinë e fortë të një mbreti.
23 S’ka yshtje që të sjellë kob kundër Jakobit+
dhe as fall kundër Izraelit.+
Për Jakobin dhe Izraelin në këtë kohë mund të thuhet:
‘Ja, ç’ka bërë Perëndia!’+
24 Pa shih, një popull do të ngrihet si një luan,
si luani do të çohet.+
Nuk do të shtrihet pa ngrënë prenë,
dhe pa pirë gjakun e të vrarëve.»+
25 Atëherë Balaku i tha Balaamit: «Nëse nuk e mallkon dot, atëherë as mos e beko.» 26 Por Balaami iu përgjigj: «A nuk të thashë: ‘Ç’të më thotë Jehovai, atë do të them.’»+
27 Pastaj Balaku i tha Balaamit: «Të lutem, eja e po të çoj edhe në një vend tjetër. Mbase në sytë e Perëndisë së vërtetë do të jetë e drejtë që ta mallkosh që atje.»+ 28 E kështu Balaku e çoi Balaamin në majë të Peorit, që sheh nga Jeshimoni.+ 29 Atëherë Balaami+ i tha Balakut: «Më ndërto në këtë vend shtatë altarë dhe po këtu më bëj gati shtatë dema e shtatë desh.»+ 30 Kështu, Balaku bëri siç i tha Balaami, dhe në secilin altar flijoi nga një dem e nga një dash.+