Josiu
10 Adon-Zedeku, mbreti i Jerusalemit, dëgjoi që Josiu kishte marrë Ain+ e pastaj e kishte shkatërruar,+ që kishte bërë me Ain dhe me mbretin e tij,+ si kishte bërë me Jerikonë+ dhe me mbretin+ e saj dhe se banorët e Gibeonit kishin bërë paqe me Izraelin+ e po qëndronin mes tyre, 2 ndaj u frikësua shumë,+ sepse Gibeoni ishte një qytet i madh, si qytet mbretëror. Ishte më i madh se Ai+ dhe të gjithë burrat i kishte të fuqishëm. 3 Atëherë Adon-Zedeku, mbreti i Jerusalemit,+ i çoi fjalë Hohamit, mbretit të Hebronit,+ Piramit, mbretit të Jarmuthit,+ Jafisë, mbretit të Lakishit,+ dhe Debirit, mbretit të Eglonit:+ 4 «Ngjituni tek unë e më ndihmoni ta sulmojmë Gibeonin, se ka bërë paqe me Josiun dhe bijtë e Izraelit.»+ 5 Kështu, u mblodhën bashkë me tërë ushtritë e tyre pesë mbretër të amoritëve:+ mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit, mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit dhe mbreti i Eglonit. Ata vajtën dhe ngritën kampin për të luftuar kundër Gibeonit.
6 Atëherë burrat e Gibeonit i çuan fjalë Josiut në kampin në Gilgal+ dhe i thanë: «Mos i lër skllevërit e tu pa ndihmë.+ Ngjitu sa më parë te ne që të na shpëtosh e të na ndihmosh, se mbretërit e amoritëve që banojnë në rajonin malor janë mbledhur të gjithë kundër nesh.» 7 Kështu, Josiu u nis nga Gilgali bashkë me tërë luftëtarët+ dhe trimat e fuqishëm.+
8 Jehovai i tha Josiut: «Mos ki frikë prej tyre,+ sepse unë t’i kam dhënë në dorë.+ Asnjë prej tyre nuk do të mund të të bëjë ballë.»+ 9 Dhe Josiu vajti kundër tyre në befasi, pasi marshoi nga Gilgali për tërë natën. 10 Kur u gjendën para izraelitëve,+ Jehovai i bëri rrëmujë, dhe izraelitët zunë t’i vritnin duke bërë kërdinë në Gibeon.+ Ata i ndoqën nëpër të përpjetën e Beth-Horonit dhe i shpartalluan deri në Azekah+ e Makedah.+ 11 Teksa ia mbathnin para Izraelit dhe ishin në të tatëpjetën e Beth-Horonit, Jehovai hodhi mbi ta nga qielli një breshër kokërrmadh+ deri në Azekah, e kështu ata vdiqën. Ata që vdiqën nga kokrrat e breshrit ishin më të shumtë se ata që u vranë me shpatë nga bijtë e Izraelit.
12 Pikërisht atëherë Josiu iu drejtua Jehovait ditën kur Jehovai i braktisi amoritët para bijve të Izraelit dhe tha në sy të Izraelit:
dhe ti o hënë, mbi ultësirën e Ajalonit.»+
13 E dielli u ndal dhe hëna qëndroi pa lëvizur, gjersa kombi u hakmor kundër armiqve të tij.+ A nuk është shkruar kjo në librin e Jasharit?+ E pra, dielli u ndal në mes të qiellit dhe nuk u ngut të perëndonte pothuajse një ditë të tërë.+ 14 Nuk ka pasur ditë si ajo, as më parë, as më pas, kur Jehovai dëgjoi zërin e një njeriu,+ sepse Jehovai luftonte për Izraelin.+
15 Pas kësaj, Josiu dhe tërë Izraeli u kthyen në kampin në Gilgal.+
16 Ndërkohë, këta pesë mbretër ikën+ dhe u fshehën në shpellën e Makedahut.+ 17 Për këtë njoftuan Josiun e i thanë: «Pesë mbretërit janë gjetur të fshehur në shpellën e Makedahut.»+ 18 Josiu tha: «Rrokullisni gurë të mëdhenj deri te goja e shpellës dhe vini njerëz që ta ruajnë. 19 Kurse ju, mos u ndalni. Ndiqini armiqtë nga pas dhe goditini pas shpine.+ Mos i lini të hyjnë në qytetet e tyre, sepse Jehovai, Perëndia juaj, jua ka dhënë në dorë.»+
20 Pasi Josiu dhe bijtë e Izraelit i vranë, duke bërë kërdinë, gjersa i shfarosën fare,+ dhe ata që mbijetuan ikën e hynë në qytetet e fortifikuara,+ 21 tërë populli u kthye shëndoshë e mirë te Josiu në kampin në Makedah. Askush nuk iu hakërrua bijve të Izraelit.+ 22 Atëherë Josiu tha: «Hapni gojën e shpellës dhe nxirrini nga shpella e sillmini këtu ata pesë mbretër.» 23 Ata bënë ashtu. I nxorën pesë mbretërit nga shpella e i çuan tek ai: mbretin e Jerusalemit,+ mbretin e Hebronit,+ mbretin e Jarmuthit, mbretin e Lakishit+ dhe mbretin e Eglonit.+ 24 Sapo ia çuan pesë mbretërit, Josiu thirri tërë burrat e Izraelit dhe u tha komandantëve të luftëtarëve që kishin vajtur me të: «Afrohuni dhe vëruani këmbën në zverk këtyre mbretërve.»+ Ata u afruan dhe ua vunë këmbën në zverk.+ 25 Josiu shtoi: «Mos kini frikë e mos u trembni.+ Jini të fortë dhe guximtarë, sepse kështu do të bëjë Jehovai me të gjithë armiqtë tuaj, kundër të cilëve po luftoni.»+
26 Pas kësaj, Josiu i goditi dhe i vrau. I vari në pesë shtylla, ku qëndruan të varur gjer në mbrëmje.+ 27 Në perëndim të diellit, Josiu dha urdhër që t’i zbritnin nga shtyllat+ e t’i hidhnin në shpellën ku ishin fshehur. Pastaj vunë gurë të mëdhenj në gojën e shpellës, të cilët kanë mbetur aty gjer më sot.
28 Atë ditë Josiu mori qytetin e Makedahut+ dhe i shkoi banorët e tij në teh të shpatës. Shfarosi edhe mbretin bashkë me çdo shpirt që gjendej atje.+ Nuk la asnjë të gjallë. Kështu, ai bëri me mbretin e Makedahut,+ si kishte bërë me mbretin e Jerikosë.
29 Pastaj Josiu bashkë me tërë Izraelin kaluan nga Makedahu në Libnah dhe luftuan kundër Libnahut.+ 30 Edhe atë me mbretin e tij Jehovai i dha në duart e Izraelit. Ata e shkuan në teh të shpatës atë bashkë me çdo shpirt që gjendej atje. Nuk lanë asnjë të gjallë. Kështu, bënë me mbretin e tij, si kishin bërë me mbretin e Jerikosë.+
31 Më pas Josiu bashkë me tërë Izraelin kaluan nga Libnahu në Lakish+ dhe ngritën kampin për të luftuar kundër tij. 32 Jehovai e dha Lakishin në duart e Izraelit, kështu që ditën e dytë ata e morën. Shkuan në teh të shpatës atë dhe çdo shpirt që gjendej atje,+ pikërisht si kishin bërë me Libnahun.
33 Në atë kohë Horami, mbreti i Gezerit,+ doli për të ndihmuar Lakishin. Kështu, Josiu e goditi atë dhe popullin e tij, gjersa nuk la asnjë të gjallë.+
34 Pastaj Josiu bashkë me tërë Izraelin kaluan nga Lakishi në Eglon+ dhe ngritën kampin për të luftuar kundër tij. 35 Ata e morën atë ditë dhe i shkuan banorët e tij në teh të shpatës. Po atë ditë shfarosën çdo shpirt që gjendej atje, pikërisht si kishin bërë me Lakishin.+
36 Pastaj Josiu bashkë me tërë Izraelin u ngjitën nga Egloni në Hebron+ dhe nisën të luftonin kundër tij. 37 Ata e morën dhe shkuan në teh të shpatës atë, mbretin, tërë qytezat e tij dhe çdo shpirt që gjendej atje. Ai nuk la asnjë të gjallë, pikërisht si kishte bërë me Eglonin. Kështu, ai e shkatërroi atë dhe shfarosi çdo shpirt që gjendej atje.+
38 Në fund, Josiu bashkë me tërë Izraelin u kthyen në Debir+ dhe luftuan kundër tij. 39 Ai mori atë, mbretin dhe tërë qytezat e tij. Ata i shkuan në teh të shpatës dhe shfarosën çdo shpirt që gjendej atje.+ Nuk la asnjë të gjallë.+ Ai bëri me Debirin dhe me mbretin e tij si kishte bërë edhe me Hebronin dhe siç kishte bërë me Libnahun e me mbretin e tij.+
40 Josiu sulmoi tërë vendin e rajonit malor,+ Negebin,+ Shefelahun,+ shpatet+ dhe tërë mbretërit e tyre. Nuk la asnjë të gjallë dhe çdo gjë që merrte frymë+ e shfarosi,+ siç urdhëroi Jehovai, Perëndia i Izraelit.+ 41 Josiu i sulmoi ata nga Kadesh-Barnea+ deri në Gazë,+ tërë Goshenin+ deri në Gibeon.+ 42 Ai kapi rob tërë këta mbretër dhe vendin e tyre në një herë të vetme,+ sepse për Izraelin luftonte Jehovai,+ Perëndia i Izraelit. 43 Pas kësaj, Josiu bashkë me tërë Izraelin u kthye në kampin në Gilgal.+