Josiu
11 Sapo dëgjoi për këtë, Jabini, mbreti i Hazorit, i çoi fjalë Jobabit, mbretit të Madonit,+ mbretit të Shimronit, mbretit të Akshafit;+ 2 mbretërve që ishin në veri në rajonin malor, në rrafshinat e shkreta në jug të Kineretit,+ në Shefelah+ dhe në kreshtat e malit të Dorit+ në perëndim; 3 kananitëve+ në lindje e në perëndim, amoritëve,+ hititëve,+ perezitëve,+ jebusitëve+ në rajonin malor dhe hivitëve+ rrëzë Hermonit,+ në Mizpah.+ 4 Kështu, ata dolën bashkë me tërë ushtritë e tyre, një popull aq i shumtë sa kokrrizat e rërës në breg të detit+ dhe me shumë e shumë kuaj+ e karroca lufte. 5 Pastaj të gjithë këta mbretër u takuan, siç e kishin lënë, dhe fushuan së bashku pranë ujërave të Meromit që të luftonin kundër Izraelit.+
6 Atëherë Jehovai i tha Josiut: «Mos i ki frikë ata,+ sepse nesër rreth kësaj kohe do t’i lë të gjithë të vriten para Izraelit. Kuajve të tyre do t’u presësh dejet+ dhe karrocave të tyre do t’u vësh zjarrin.»+ 7 Kështu pra, Josiu bashkë me tërë luftëtarët vajtën në befasi kundër tyre përgjatë ujërave të Meromit dhe u sulën mbi ta. 8 Pastaj Jehovai i dha në duart e Izraelit+ dhe ata i goditën. I ndoqën deri në Sidonin+ e populluar, në Misrefot-Maim+ dhe në luginën* e Mizpehut+ në lindje, dhe i goditën pa pushim gjersa nuk lanë asnjë të gjallë.+ 9 Pas kësaj, Josiu bëri me ta si kishte thënë Jehovai: kuajve të tyre u preu dejet+ dhe karrocave të tyre u vuri zjarrin.+
10 Në atë kohë+ Josiu u kthye e mori edhe Hazorin.+ Mbretin e tij e vrau me shpatë,+ sepse më parë Hazori kishte qenë koka e tërë këtyre mbretërive. 11 Ai shkoi në teh të shpatës çdo shpirt që gjendej atje, dhe i shfarosi.+ Nuk mbeti asgjë që merrte frymë+ dhe Hazorit i vuri zjarrin. 12 Tërë qytetet e këtyre mbretërve me gjithë mbretërit e tyre, Josiu i kapi rob dhe i shkoi në teh të shpatës.+ Ai i shfarosi,+ siç urdhëroi Moisiu, shërbëtori i Jehovait.+ 13 Vetëm qytetet që ishin mbi kodrinat e tyre, Izraeli nuk i dogji, me përjashtim të Hazorit, i vetmi që Josiu dogji. 14 Tërë plaçkën e këtyre qyteteve dhe kafshët shtëpiake bijtë e Izraelit i morën për vete.+ Të vetmit që shkuan në teh të shpatës ishin njerëzit, gjersa i shfarosën.+ Nuk lanë asgjë që merrte frymë.+ 15 Siç e urdhëroi Jehovai Moisiun, shërbëtorin e tij, kështu Moisiu urdhëroi Josiun+ dhe Josiu ashtu bëri. Ai nuk hoqi asnjë fjalë nga të gjitha ato që Jehovai i urdhëroi Moisiut.+
16 Josiu, pra, mori tërë këtë vend, rajonin malor të Judës, tërë Negebin,+ tërë Goshenin,+ Shefelahun,+ Arabahun,+ rajonin malor të Izraelit dhe Shefelahun e tij,+ 17 nga mali i Halakut,+ që ngjitet deri në Seir+ e deri në Baal-Gad,+ në luginën e Libanit, rrëzë malit të Hermonit.+ Veç kësaj, ai kapi rob të gjithë mbretërit e tyre, i goditi dhe i vrau.+ 18 Josiu luftoi me tërë këta mbretër për një kohë të gjatë. 19 Asnjë qytet nuk bëri paqe me bijtë e Izraelit, veç hivitëve+ që banonin në Gibeon.+ Të gjitha qytetet e tjera i morën me luftë,+ 20 sepse Jehovai vepronte në një mënyrë të atillë që zemra e tyre të ngurtësohej,+ e kështu t’i shpallnin luftë Izraelit që ai pastaj t’i shfaroste. Kësisoj, ata nuk do të kishin mëshirë për ta,+ por do t’i shfarosnin siç e urdhëroi Jehovai Moisiun.+
21 Po në këtë kohë, Josiu shkoi të shfaroste anakimët+ nga rajoni malor, nga Hebroni, nga Debiri, nga Anabi,+ nga tërë rajoni malor i Judës dhe nga tërë rajoni malor i Izraelit.+ Ata bashkë me qytetet e tyre Josiu i shfarosi.+ 22 Asnjë anakim nuk mbeti në vendin e bijve të Izraelit. Mbetën vetëm në Gazë,+ në Gath+ dhe në Ashdod.+ 23 Kështu, Josiu mori tërë vendin, pikërisht siç i premtoi Jehovai Moisiut.+ Pastaj Josiu ia dha atë si trashëgimi Izraelit sipas fiseve të tij, secilit pjesën e vet.+ Dhe vendi nuk pati më trazira nga lufta.+