Jobi
11 Pastaj e mori fjalën Zofari, namatiti:+
2 «A mbeten pa përgjigje fjalët e shumta?
A ka vallë të drejtë mburraveci?
3 Mos vallë njerëzit do të heshtin para fjalëve të tua boshe?
Kujton se do të tallesh e kurrkush s’do të të qortojë?+
6 Do të të tregonte të fshehtat e mençurisë,
sepse urtësia* është e shumanshme.
Dhe ta dish se disa nga fajet e tua, Perëndia nuk i ka kujtuar.+
8 Mençuria e tij është më e lartë se qielli. E çfarë mund të arrish ti?
Është më e thellë se Sheoli.+ E çfarë mund të dish ti?
9 Është më e madhe se toka,
dhe më e gjerë se deti.
10 Nëse Ai kalon, i vë hekurat dikujt
dhe hap gjyq, kush mund t’i kundërvihet?
13 Ah sikur ta përgatitje zemrën
e t’i shtrije duart drejt tij në lutje!+
14 Flake të keqen që është në duart e tua,
dhe mos lër që padrejtësia të banojë në tendat e tua.
15 Atëherë do të jesh i panjollë dhe do ta mbash kokën lart,+
do të jesh i patundur e s’do të kesh frikë.
16 Do t’i harrosh hallet
e do t’i kujtosh veç si ujërat që rrodhën.