17 Fryma më është dërrmuar+ e ditët po më shuhen;
s’më pret veçse varri.+
2 Më shpotitin me fjalë,+
e syri im sheh veç rebelimet e tyre.
3 Të lutem, dil garant për mua para vetes sate.+
Kush tjetër do të shtrëngonte duart+ me mua në shenjë garancie?
4 Ti ua ke mbyllur zemrën që të mos hyjë maturia,+
prandaj nuk i lartëson.
5 U thonë shokëve që të marrin nga pasuria e tyre,
ndërkohë që të bijve u ikën drita e syve.+
6 Perëndia më ka bërë gazin e botës,+
dhe mua më pështyjnë në fytyrë.+
7 Nga hidhërimi syri më është venitur,+
dhe tërë gjymtyrët e mia janë porsi hije.
8 Të drejtët m’i ngulin sytë të shtangur,
të pafajshmit irritohen me apostatët.
9 I drejti qëndron i patundur në udhën e tij,+
dhe ai që i ka duart të pastra,+ bëhet gjithnjë e më i fortë.+
10 Por nisjani të gjithë nga e para; hë pra,
se nuk gjej asnjë të mençur mes jush.+
11 Ditët e mia shkuan+ e planet m’u prishën,+
po, dëshirat e zemrës sime.
12 Ditën ma kthejnë në natë,+ duke më thënë:
‘Pas territ afron drita.’
13 Nëse ende pres, Sheoli do të jetë shtëpia ime;+
në errësirë+ do ta shtroj shtratin.
14 Gropës së varrit+ do t’i thërras: ‘Je ati im!’
Vemjes+ do t’i them: ‘Nëna ime dhe motra ime!’
15 Ku është, pra, shpresa ime?+
Shpresën time, a e sheh kush?
16 Do të zbresë deri pas hekurave të Sheolit,
kur ne të gjithë tok të shkojmë atje e të kthehemi në pluhur.»+