116 Mbushem me dashuri kur Jehovai dëgjon+
zërin dhe përgjërimet e mia.+
2 Ai e kthen veshin nga unë,+
ndaj do ta thërras gjithë ditët e jetës sime.+
3 Litarët e vdekjes më rrethuan,+
vuajtjet e Sheolit më pushtuan.+
Brenga dhe hidhërimi më vunë përfund.+
4 Atëherë i thërrita emrit të Jehovait:+
«Të përgjërohem, o Jehova, shpëtoje shpirtin tim!»+
5 Jehovai është hirmadh dhe i drejtë.+
Perëndia ynë tregon mëshirë.+
6 Jehovai i ruan njerëzit e papërvojë.+
Më kishin lënë fuqitë dhe ai më shpëtoi.+
7 Kthehu, o shpirti im, në vendin e prehjes sate,+
se Jehovai ka qenë i mirë me ty.+
8 Ai ma shpëtoi shpirtin nga vdekja,+
syrin nga lotët dhe këmbët nga rrëzimi.+
9 Unë do të eci+ para Jehovait në vendin e të gjallëve.+
10 Besimi+ më bënte të flisja.+
Sa i dërrmuar që isha!
11 Kur më zuri paniku,+ thashë:
«Të gjithë njerëzit janë gënjeshtarë.»+
12 Si t’ia kthej Jehovait+
gjithë të mirat që më ka bërë?+
13 Unë do të ngre kupën e shpëtimit+ të madh
dhe emrin e Jehovait do të thërras.+
14 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i plotësoj,+
po, do t’i plotësoj para tërë popullit të tij.
15 Në sytë e Jehovait është e shtrenjtë
vdekja e besnikëve të tij.+
16 Të përgjërohem, o Jehova,+
se jam shërbëtori yt,+
po, jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate.+
Ti i ke këputur vargonjtë e mi.+
17 Ty do të të bëj flijime falënderimi,+
dhe emrin tënd, o Jehova, do të thërras.+
18 Zotimet që i kam bërë Jehovait, do t’i plotësoj,+
po, do t’i plotësoj para gjithë popullit të tij,+
19 në oborret e shtëpisë së Jehovait,+
në mesin tënd, o Jerusalem!+
Lëvdoni Jah!+