Dirigjuesit. Psalm i Davidit. Këngë.
139 O Jehova, ti më ke hetuar fund e krye dhe më njeh.+
2 Ti e di kur ulem e kur ngrihem,+
shqyrton nga larg çdo mendim timin.+
3 Ti peshon ecjen dhe prehjen time,+
i njeh mirë gjithë udhët e mia.+
4 Pa e nxjerrë ende gjuha ime fjalën,+
ti, o Jehova, di gjithçka.+
5 Më rrethon nga të tëra anët
dhe e vë dorën mbi mua.
6 Sa e mrekullueshme është për mua njohuria jote!+
Është kaq e lartë sa s’e arrij dot.+
7 Ku do të shkoja larg frymës sate?+
Ku do të ikja larg fytyrës sate?+
8 Sikur të ngjitesha në qiell, ti do të ishe atje.+
Sikur ta vija shtratin në Sheol, edhe atje do të ishe.+
9 Sikur të merrja krahët+ e agimit,
e të shkoja në detin më të largët,+
10 edhe atje do të më printe dora jote,+
dhe do të më kapje me të djathtën tënde.+
11 Edhe sikur të thosha: «Errësira do të më përpijë»,+
prapë nata rreth meje do të bëhej dritë.+
12 Edhe errësira nuk do të ishte e errët për ty,+
përkundrazi, edhe nata do të shkëlqente si dita.+
Po, errësira do të ishte krejt si drita.+
13 Ti i bëre veshkat e mia.+
Ti më mbështolle në barkun e nënës.+
14 Do të të përlëvdoj, sepse jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme e që të ngjall frikë.+
Veprat e tua janë të mrekullueshme,+
dhe unë e di shumë mirë këtë.+
15 Kockat e mia nuk ishin të fshehura nga ti,+
kur u bëra në fshehtësi,+
kur u thura në pjesët më të thella+ të tokës.
16 Sytë e tu panë embrionin tim,+
dhe në librin tënd ishin shkruar tërë pjesët e tij,
ditët kur ato u formuan,+
megjithëse ende nuk ekzistonte asnjë prej tyre.
17 Sa të çmuara janë mendimet e tua për mua!+
O Perëndi, sa i madh është gjithë numri i tyre!+
18 Sikur të provoja t’i numëroja, do të ishin më të shumta se kokrrizat e rërës.+
Kur zgjohem, jam ende me ty.+
19 Ah, sikur ta vrisje të ligun, o Perëndi!+
Atëherë fajtorët e gjakut+ do të largoheshin nga unë.
20 Ata flasin për ty si t’ua marrë mendja.+
Armiqtë+ e tu e përdorin mbarë e mbrapsht emrin tënd.+
21 A nuk i urrej ata që të urrejnë thellësisht, o Jehova?+
A nuk më ngjallin krupë ata që ngrenë krye kundër teje?+
22 I urrej me gjithë shpirt.+
Për mua janë bërë armiq të vërtetë.+
23 Më heto fund e krye, o Perëndi, dhe njihe zemrën time.+
Më shqyrto dhe njih mendimet që më turbullojnë.+
24 Shih nëse ka tek unë ndonjë udhë që do të më sillte dhembje,+
dhe më drejto për në udhën+ e përjetësisë.