Psalmet
Këngë e Davidit.
2 Lutja ime qoftë e përgatitur si temjan+ para teje,+
duart e ngritura për t’u lutur, si blatimi në drithë i mbrëmjes!+
4 Mos e lër zemrën time të priret drejt së keqes,+
e kështu të bëj turpe të mëdha+
tok me ata që merren me të këqija,+
që të mos ha ushqimet e tyre të zgjedhura.+
5 Po të më godasë i drejti, do të jetë dashamirësi nga ana e tij.+
Po të më qortojë, do të jetë si vaji mbi kokë,+
që koka ime nuk ka për ta hedhur poshtë.+
Madje do të lutem për të, kur të heqë keq.+
6 Gjykatësit e popullit janë flakur nga shkrepi,+
por populli i dëgjoi fjalët e mia dhe e kuptoi se ishin të këndshme.+
7 Si ashklat e shpërndara përtokë, kur çan dru,
janë shpërndarë edhe eshtrat tona në gojë të Sheolit.+
8 Megjithatë, te ti i kam sytë,+ o Zotëri Sovran+ Jehova!
Te ti kam gjetur strehë,+
ndaj mos më lër të jap shpirt.+