Proverbat
9 Mençuria e vërtetë+ e ka ndërtuar shtëpinë+ dhe i ka latuar shtatë shtyllat e saj. 2 E ka bërë gati mishin e therur; e ka përzier verën dhe e ka shtruar tryezën.+ 3 I ka dërguar shërbëtoret dhe thërret në majë të lartësive të qytetit: 4 «Kushdo që është pa përvojë le të kthehet këtu.»+ Kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,*+ ajo i ka thënë: 5 «Ejani, ushqehuni me bukën time dhe pini nga vera që kam përzier.+ 6 Lërini të papërvojët dhe jetoni,+ ecni drejt në udhën e kuptueshmërisë.»+
7 Ai që e ndreq tallësin, merr mbi vete çnderim,+ dhe ai që e qorton njeriun e lig, nxin faqen e vet.+ 8 Mos e qorto tallësin, që të mos të urrejë.+ Jepi një qortim të mençurit, dhe ai do të të dojë.+ 9 Mësoje njeriun e mençur dhe do të bëhet edhe më i mençur.+ Jepi njohuri një njeriu të drejtë dhe do t’i shtohet dituria.
10 Të kesh frikë nga Jehovai është hapi i parë* drejt mençurisë+ dhe njohuria për Më të Shenjtin është kuptueshmëri.+ 11 Sepse falë meje ditët e tua do të shumohen+ dhe vitet e jetës do të të shtohen.+ 12 Nëse je bërë i mençur, je bërë për dobinë tënde,+ dhe nëse je tallur, vetëm ti ke për ta vuajtur.+
13 Gruaja budallaqe është shamatare.+ Ajo është mendjelehtë dhe s’di gjë fare.+ 14 Ulet në hyrje të shtëpisë, në një ndenjëse, në majat e qytetit,+ 15 që të thërrasë ata që kalojnë udhës, ata që ecin drejt në shtigjet e tyre:+ 16 «Kushdo që është pa përvojë, le të kthehet këtu.»+ Dhe kujtdo që ka një zemër pa gjykim të mirë,+ ajo i thotë: 17 «Të ëmbla janë ujërat e vjedhura+ dhe e këndshme buka e ngrënë në fshehtësi.»+ 18 Por ai s’e di se atje janë ata që vdekja i ka bërë të pafuqishëm, se ata që ka thirrur ajo, janë në vendet e thella të Sheolit.+