Proverbat
23 Në rast se ulesh të hash bashkë me mbretin, shqyrtoje me vëmendje atë që ke përpara,+ 2 dhe vëri një thikë grykës, nëse shpirti yt është plot dëshirim.+ 3 Mos i dëshiro gjellët e tij të shijshme, pasi janë ushqim që të gënjen.+
4 Mos u robto për të fituar pasuri.+ Mos u mbështet në kuptueshmërinë tënde.+ 5 A do t’ia ngulësh shikimin asaj që zhduket sa hap e mbyll sytë?+ Pasuria merr krahë si të shqiponjës dhe fluturon tutje, drejt qiejve.+
6 Mos ha bukën e askujt që nuk është bujar,*+ as mos i dëshiro gjellët e tij të shijshme.+ 7 Sepse ai është si një njeri që i ka bërë llogaritë.+ Ty të thotë: «Ha e pi», por zemra e tij nuk është me ty.+ 8 Kafshatën që ke ngrënë do ta vjellësh, dhe fjalët e tua të këndshme do të shkojnë kot.+
9 Mos i fol në vesh budallait,+ sepse ai do t’i përbuzë fjalët e tua të matura.+
10 Mos e shtyj kufirin që është vënë kohë më parë+ dhe mos hyr në arat e jetimëve.*+ 11 Sepse i fortë është Shpenguesi i tyre dhe ai vetë do ta mbrojë çështjen e tyre kundër teje.+
12 Prire zemrën drejt disiplinës dhe vëru veshin fjalëve të njohurisë.+
13 Mos ia kurse disiplinën djalit.+ Në rast se e rreh me shkop, nuk do të vdesë. 14 Duhet ta rrahësh me shkop, që ta shpëtosh shpirtin e tij nga Sheoli.+
15 Biri im, nëse zemra jote bëhet e mençur,+ edhe zemra ime do të gëzojë.+ 16 Veshkat e mia do të ngazëllojnë, kur buzët e tua të flasin drejt.+
17 Zemra jote të mos i ketë zili mëkatarët,+ por qëndro në frikën e Jehovait gjatë gjithë ditës.+ 18 Sepse atëherë do të kesh të ardhme+ dhe shpresa jote nuk do të shuhet.+
19 Ti, o biri im, dëgjo e bëhu i mençur dhe drejtoje zemrën në udhën e drejtë.+
20 Mos rri me ata që pinë verë me tepri,+ as me ata që s’kanë të ngopur me mish.+ 21 Sepse pijaneci dhe grykësi do të bien në varfëri,+ dhe përgjumja e vesh njeriun me lecka.+
22 Dëgjoje atin tënd që të solli në jetë,+ dhe mos e përbuz nënën tënde vetëm se është plakur.+ 23 Bli të vërtetën+ dhe mos e shit, po, mençurinë, disiplinën dhe kuptueshmërinë.+ 24 Babai i një njeriu të drejtë do të jetë patjetër i gëzuar;+ edhe babai që sjell në jetë një njeri të mençur, do të gëzojë për të.+ 25 Babai e nëna jote do të gëzojnë, dhe ajo që të lindi do të jetë e gëzuar.+
26 Biri im, jepma mua zemrën, dhe sytë e tu le të gjejnë ëndje në udhët e mia.+ 27 Sepse gropë e thellë+ është prostituta dhe pus i ngushtë gruaja imorale.* 28 Si një kusar, ajo ngre gracka+ dhe shton të pabesët mes njerëzve.+
29 Kush ka mjerime? Kush ka siklete? Kush ka grindje?+ Kush ka shqetësime? Kush ka plagë pa arsye? Kush ka sy të shuar? 30 Ata që ndalen gjatë pranë verës,+ ata që vijnë për të kërkuar verë të përzier.+ 31 Mos e shiko verën kur kuqëlon, kur rrëzëllen në kupë, kur rrëshqet kollaj. 32 Në fund ajo kafshon si një gjarpër+ dhe nxjerr helm si një nepërkë.+ 33 Sytë e tu do të shohin çudira dhe zemra jote do të thotë mbrapshti.+ 34 E do të bëhesh si një që shtrihet në zemër të detit, po, si një që shtrihet majë direkut.+ 35 Do të thuash: «Më kanë goditur, por nuk jam sëmurur; më kanë goditur, por s’e kam marrë vesh. Kur do të zgjohem,+ që të vete e të kërkoj edhe më?»+