Proverbat
30 Fjalët dhe mesazhi+ me peshë i Agurit, birit të Jakehut. Thëniet e këtij burri drejtuar Ithielit, po, Ithielit dhe Ukalit.
2 Unë jam më i paarsyeshëm se kushdo tjetër+ dhe nuk e kam kuptueshmërinë e njerëzve;+ 3 nuk kam fituar mençuri,+ dhe njohurinë e Më të Shenjtit nuk e njoh.+
4 Kush u ngjit në qiell dhe zbriti?+ Kush e mblodhi erën+ në grushtet e tij? Kush i mbështolli ujërat me mantel?+ Kush i bëri të ngriheshin gjithë skajet e tokës?+ Cili është emri i tij+ dhe emri i birit të tij, në rast se e di?+
5 Çdo fjalë e Perëndisë është e kulluar.+ Ai është mburojë për ata që strehohen tek ai.+ 6 Mos u shto asgjë fjalëve të tij,+ që të mos të qortojë dhe që të mos dalësh gënjeshtar.+
7 Dy gjëra kam kërkuar nga ti.+ Mos m’i moho para se të vdes.+ 8 Mashtrimin dhe gënjeshtrën largoji nga unë.+ Mos më jep as varfëri, as pasuri.+ Më lër të ha aq sa më nevojitet,+ 9 që të mos ngopem e pastaj të të mohoj+ dhe të them: «Kush është Jehovai?»+ e të mos bie në varfëri dhe pastaj të vjedh e të përdhos emrin e Perëndisë tim.+
10 Mos shpif për një shërbëtor tek i zoti,+ që të mos të mallkojë dhe që të mos quhesh fajtor.+
11 Ka nga ata njerëz* që mallkojnë edhe babanë e tyre e që nuk bekojnë as nënën e tyre.+
12 Ka nga ata njerëz që u duket vetja të kulluar,+ por që nuk janë larë as nga jashtëqitjet e veta.+
13 Ka nga ata njerëz që, oh sa krenarë i kanë sytë! Sa lart i kanë ngritur qepallat!*+
14 Ka nga ata njerëz, dhëmbët e të cilëve janë si shpata dhe nofullat e të cilëve janë si kama,+ që të përpijnë të munduarit e tokës dhe të varfrit e njerëzimit.+
15 Shushunjat kanë dy bija që bërtasin: «Më jep! Më jep!» Ka tri gjëra që nuk ngopen, madje katër janë ato që nuk thonë: «Mjaft!» 16 Sheoli,+ barku shterp,+ toka që nuk ngopet me ujë+ dhe zjarri+ që s’thotë: «Mjaft!»+
17 Syrin që përqesh babanë dhe përbuz bindjen ndaj nënës,+ do ta nxjerrin korbat e luginës së përroit dhe do ta hanë të vegjlit e shqiponjës.
18 Ka tri gjëra që janë tepër të mrekullueshme për mua, madje katër janë ato që s’kam arritur t’i njoh: 19 udhën e shqiponjës në qiej, udhën e gjarprit në shkëmb, udhën e anijes në zemër të detit+ dhe udhën e një burri me një vashë.+
20 Ja si është udha e një gruaje kurorëshkelëse: ha, pastron gojën dhe thotë: «S’kam bërë asnjë të keqe.»+
21 Tri gjëra e turbullojnë tokën, madje katër gjëra ajo s’mund t’i durojë: 22 një skllav kur sundon si mbret;+ një të pamend kur ka ushqim me bollëk;+ 23 një grua të urryer kur e marrin për nuse+ dhe një shërbyese kur i zë vendin zonjës së saj.+
24 Katër krijesa janë më të voglat e tokës, por janë instinktivisht të mençura:+ 25 milingonat nuk janë një popull i fortë,+ por ama në verë përgatitin ushqimin e tyre;+ 26 lepujt e shkëmbinjve+ nuk janë një popull i fuqishëm, e megjithatë shtëpinë e vendosin ndër shkrepa;+ 27 karkalecat+ nuk kanë mbret, e megjithatë dalin të gjithë të ndarë në grupe;+ 28 hardhja+ e mureve kapet fort me duart e saj dhe gjendet në pallatin madhështor të mbretit.
29 Tre janë ata që ecin hijerëndë, madje katër janë ata që lëvizin hijerëndë: 30 luani, që është më i fuqishmi ndër kafshët dhe që nuk zmbrapset para askujt;+ 31 langoi, cjapi dhe mbreti mes ushtarëve të popullit të tij.+
32 Po të kesh vepruar pa mend, duke lartësuar veten,+ madje edhe po ta kesh pasur në mendje një gjë të tillë, vëri dorën gojës.+ 33 Sepse duke rrahur qumështin, del gjalpi; duke shtypur hundën, del gjak; dhe duke mos frenuar zemërimin, vjen sherri.+