Zbulesa
6 Pashë kur Qengji+ hapi një nga shtatë vulat+ e dëgjova një nga katër krijesat e gjalla+ të thoshte me një zë si bubullimë: «Eja!»+ 2 Dhe ja, pashë një kalë të bardhë,+ dhe ai që rrinte+ mbi të, kishte një hark.+ Atij iu dha një kurorë,+ e ai doli fitimtar+ për të plotësuar fitoren e tij.+
3 Kur hapi vulën e dytë, dëgjova krijesën e dytë të gjallë+ që tha: «Eja!» 4 Doli një kalë tjetër me ngjyrë të kuqe zjarr. Atij që rrinte mbi të, iu lejua të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të thereshin me njëri-tjetrin, dhe iu dha një shpatë e madhe.+
5 Kur hapi+ vulën e tretë, dëgjova krijesën e tretë të gjallë+ që tha: «Eja!» Dhe ja, pashë një kalë të zi, dhe ai që rrinte mbi të, kishte në dorë një peshore.+ 6 Dëgjova një zë mes+ katër krijesave të gjalla,+ që thoshte: «Një kenik* grurë për një denar+ dhe tre kenikë elb për një denar. Mos e ço dëm vajin e ullirit dhe verën.»+
7 Kur hapi vulën e katërt, dëgjova zërin e krijesës së katërt të gjallë+ që tha: «Eja!» 8 Dhe ja, pashë një kalë të zbehtë, dhe ai që rrinte mbi të, e kishte emrin Vdekje. Atë e ndiqte nga afër Hadesi.*+ Atyre iu dha autoritet mbi një të katërtën e tokës, për të vrarë me një shpatë+ të gjatë, me mungesë ushqimi,+ me plagë vdekjeprurëse dhe me bishat+ e tokës.
9 Kur hapi vulën e pestë, pashë rrëzë altarit+ shpirtrat+ e atyre që ishin therur,+ për shkak të fjalës së Perëndisë dhe për shkak të veprës së dëshmisë+ që kishin. 10 Ata bërtitën me zë të lartë e thanë: «Deri kur, o Zotëri Sovran+ i shenjtë dhe i vërtetë,+ do të përmbahesh dhe nuk do t’i gjykosh+ e të marrësh hak për gjakun tonë+ ndaj atyre që banojnë në tokë?» 11 Secilit prej tyre iu dha nga një petk i gjatë i bardhë.+ Iu tha të pritnin edhe pak, derisa të plotësohej numri i shokëve të tyre të skllavërisë dhe i vëllezërve të tyre, që pas pak kohe do të vriteshin+ sikurse ishin vrarë edhe ata.
12 Pashë kur ai hapi vulën e gjashtë dhe ra një tërmet i madh. Dielli u bë si thes+ leshi i zi, tërë hëna u bë si gjak+ 13 dhe yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si pema e fikut hedh fiqtë e papjekur, kur e shkund një erë e fortë. 14 Qiejt u zhdukën, si një rrotull që mbështillet,+ dhe çdo mal e ishull u hoq nga vendi.+ 15 Mbretërit e tokës, paria, komandantët ushtarakë, të pasurit, të fuqishmit dhe çdo skllav e i lirë, u fshehën shpellave e shkëmbinjve+ të maleve. 16 Ata vazhdojnë t’u thonë maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne+ e na fshihni nga sytë e Atij që rri ulur në fron+ dhe nga zemërimi i Qengjit,+ 17 sepse erdhi dita e madhe+ e zemërimit+ të tyre; dhe kush është në gjendje të qëndrojë në këmbë?»+