Josiu
15 Pjesa që i ra për short+ fisit të bijve të Judës, sipas familjeve të tyre, shkonte deri në kufi me Edomin,+ duke përfshirë edhe shkretëtirën e Zinit+ deri në skajin jugor të Negebit.+ 2 Kufiri i tyre jugor niste nga skaji i Detit të Kripur,+ nga gjiri me pamjen nga jugu, 3 dhe zgjatej drejt jugut deri në të përpjetën e Akrabimit,+ kalonte nëpër Zin,+ pastaj ngjitej nga jugu deri në Kadesh-Barnea,+ kalonte nëpër Hezron, ngjitej deri në Adar dhe kthente në Karka. 4 Pastaj kalonte në Azmon,+ shtrihej deri në luginën e përroit të Egjiptit+ dhe mbaronte në det. Ky ishte kufiri i tyre jugor.
5 Kufiri lindor ishte Deti i Kripur deri në mbarim të Jordanit. Kufiri në cepin verior ishte gjiri i detit, në mbarim të Jordanit.+ 6 Pastaj kufiri ngjitej deri në Beth-Hoglah,+ kalonte në veri të Beth-Arabahut+ dhe pastaj ngjitej deri te guri i Bohanit,+ birit të Rubenit. 7 Në ultësirën e Akorit+ ngjitej deri në Debir, kthente drejt veriut deri në Gilgal,+ përballë së përpjetës së Adumimit, që është në jug të luginës së përroit; pastaj kufiri kalonte në ujërat e En-Shemeshit+ dhe mbaronte në En-Rogel.+ 8 Më pas, ngjitej në luginën e birit të Hinomit+ deri në shpatin jugor të jebusitëve,+ domethënë në Jerusalem.+ Pastaj kufiri ngjitej deri në majën e malit që ngrihet përballë luginës së Hinomit në perëndim, në skaj të ultësirës së Refaimit+ në veri. 9 Kufiri shkonte nga maja e malit deri te burimi i ujërave të Neftoahut+ dhe shtrihej deri në qytetet e malit të Efronit. Pastaj kufiri shkonte deri në Baalah,+ domethënë në Kiriat-Jearim.+ 10 Nga Baalahu kthente në perëndim të malit të Seirit dhe kalonte në shpatin verior të malit të Jearimit, domethënë në Kesalon. Pastaj zbriste në Beth-Shemesh+ dhe kalonte nëpër Timnah.+ 11 Më pas, ky kufi zgjatej deri në shpatin verior të Ekronit+ dhe shkonte deri në Shikeron, kalonte në malin e Baalahut, zgjatej deri në Jabnel dhe mbaronte në det.
12 Kufiri perëndimor ishte Deti i Madh+ me bregun e tij. Ky ishte kufiri i bijve të Judës rreth e qark, sipas familjeve të tyre.
13 Ashtu siç urdhëroi Jehovai, Josiu i dha Kalebit,+ birit të Jefunehut, një pjesë mes bijve të Judës, domethënë Kiriat-Arbën (Arba kishte qenë i ati i Anakut), pra Hebronin.+ 14 Kështu, Kalebi përzuri që andej tre bijtë e Anakut,+ domethënë Sheshain,+ Ahimanin dhe Talmain,+ pasardhës të Anakut.+ 15 Që këtej, ai u ngjit te banorët e Debirit,+ (emri i të cilit më parë ishte Kiriat-Sefer).+ 16 Kalebi tha: «Atij që sulmon Kiriat-Seferin dhe e merr, unë do t’i jap për grua time bijë, Aksën.»+ 17 Dhe qytetin e mori Otnieli,+ biri i Kenazit,+ që ishte vëllai i Kalebit, kështu që ai i dha për grua të bijën, Aksën.+ 18 Por, kur po shkonte në shtëpinë e burrit, ajo e nxiti të shoqin që t’i kërkonte babait të saj një arë. Kështu, ajo përplasi duart ndërsa ishte mbi gomar dhe Kalebi i tha: «Çfarë do?»+ 19 Ajo iu përgjigj: «Më beko me një dhuratë. Meqë më ke dhënë një copë tokë në jug, më jep edhe Gulot-Maimin.» Kështu ai i dha Gulotin e Sipërm dhe Gulotin e Poshtëm.+
20 Kjo qe trashëgimia+ e fisit të bijve të Judës,+ sipas familjeve të tyre.
21 Në skajin e territorit të fisit të bijve të Judës, në drejtim të kufirit me Edomin+ në jug, qytetet ishin këto: Kabzeli,+ Ederi, Jaguri, 22 Kinahu, Dimonahu, Adadahu, 23 Kedeshi, Hazori, Ithnani, 24 Zifi, Telemi,+ Bealoti, 25 Hazor-Hadatahu, Keriot-Hezroni, domethënë Hazori, 26 Amami, Shema, Moladahu,+ 27 Hazar-Gadahu, Heshmoni, Beth-Peleti,+ 28 Hazar-Shuali,+ Beer-Sheba,+ Biziotiahu, 29 Baalahu,+ Ijimi, Ezemi,+ 30 Eltoladi, Kesili, Hormahu,+ 31 Ziklagu,+ Madmanahu, Sansanahu, 32 Lebaoti, Shilhimi, Aini+ dhe Rimoni;+ gjithsej njëzet e nëntë qytete me fshatrat e tyre.
33 Në Shefelah+ ishin: Eshtaoli,+ Zorahu,+ Ashnahu, 34 Zanoahu,+ En-Ganimi, Tapuahu, Enami, 35 Jarmuthi,+ Adulami,+ Sokohu,+ Azekahu,+ 36 Sharaimi,+ Aditaimi, Gederahu dhe Gederotaimi; katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
37 Zenani, Hadashahu, Migdal-Gadi, 38 Dileani, Mizpehu, Joktheli, 39 Lakishi,+ Bozkati,+ Egloni,+ 40 Kaboni, Lahmami, Kitlishi, 41 Gederoti, Beth-Dagoni, Namahu dhe Makedahu;+ gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
42 Libnahu,+ Eteri,+ Ashani, 43 Iftahu, Ashnahu, Nezibi, 44 Kejlahu,+ Akzibi+ dhe Mareshahu;+ nëntë qytete me fshatrat e tyre.
45 Ekroni+ me fshatrat dhe vendbanimet e tij. 46 Nga Ekroni drejt perëndimit, tërë ato që ishin përgjatë Ashdodit me fshatrat e tyre.
47 Ashdodi,+ fshatrat dhe vendbanimet e tij; Gaza,+ fshatrat dhe vendbanimet e saj deri në luginën e përroit të Egjiptit, në Detin e Madh dhe në viset fqinje.+
48 Në rajonin malor: Shamiri, Jatiri,+ Sokohu, 49 Danahu, Kiriat-Sanahu, domethënë Debiri, 50 Anabi, Eshtemohu,+ Animi, 51 Gosheni,+ Holoni dhe Gilohu;+ njëmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
52 Arabi, Dumai, Eshani, 53 Janumi, Beth-Tapuahu, Afekahu, 54 Humtahu, Kiriat-Arba, domethënë Hebroni,+ dhe Siori; nëntë qytete me fshatrat e tyre.
55 Maoni,+ Karmeli, Zifi,+ Jutahu, 56 Jezreeli, Jokdeami, Zanoahu, 57 Kaini, Gibeahu dhe Timnahu;+ dhjetë qytete me fshatrat e tyre.
58 Halhuli, Beth-Zuri, Gedori, 59 Marati, Beth-Anoti dhe Eltekoni; gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
60 Kiriat-Baali,+ domethënë Kiriat-Jearimi,+ dhe Rabahu; dy qytete me fshatrat e tyre.
61 Në shkretëtirë: Beth-Arabahu,+ Midini, Sekakahu, 62 Nibshani, Qyteti i Kripës dhe En-Gedi;+ gjashtë qytete me fshatrat e tyre.
63 Kurse jebusitët+ që banonin në Jerusalem,+ bijtë e Judës nuk i përzunë dot,+ prandaj jebusitët vazhdojnë të banojnë edhe sot e kësaj dite në Jerusalem me bijtë e Judës.