Psalmet
Psalm i Davidit.
27 Jehovai është drita+ dhe shpëtimi im.+
Nga kush do të kem frikë?+
Jehovai është kalaja e jetës sime.+
Kush do të më kallë tmerrin?+
2 Kur keqbërësit m’u afruan që të më hanin të gjallë,+
kundërshtarët dhe armiqtë e mi+
u penguan dhe ranë.+
3 Edhe sikur një ushtri e tërë të dilte kundër meje,+
zemra ime nuk do të frikej.+
Edhe sikur të bëhej luftë kundër meje,+
do të kisha besim te ti.+
4 Një gjë i kam kërkuar Jehovait+
dhe atë i kërkoj prapë:+
të banoj në shtëpinë e Jehovait gjatë gjithë jetës sime,+
që të shoh hijeshinë e Jehovait+
dhe të sodit me ëndje tempullin e tij.+
5 Ai do të më fshehë nën strehën e tij kur të jem në ditë të keqe,+
do të më futë në vendin e fshehtë të tendës së tij,+
do të më vërë lart në një shkëmb.+
6 Prandaj koka ime do të lartohet mbi armiqtë që më rrethojnë.+
Në tendën e tij do të sjell si flijim britma gëzimi.+
Për Jehovain do të këndoj dhe do të luaj melodi.+
8 Zemra ime tha atë që ti urdhërove: «Kërkoni pëlqimin* tim.»+
Dhe unë, o Jehova, do të kërkoj pëlqimin tënd.+
9 Mos e fshih fytyrën tënde nga unë.+
Mos e largo shërbëtorin tënd kur je i zemëruar,+
përkundrazi më ndihmo.+
Mos më braktis e mos më lër, o Perëndi i shpëtimit tim.+
11 Më mëso, o Jehova, në udhën tënde,+
dhe më udhëhiq në shtegun e drejtësisë, që të mbrohem nga armiqtë e mi.
12 Mos më lër në dorë të armiqve,+
sepse kundër meje janë ngritur dëshmitarët e rremë+
dhe ai që shfryn me dhunë.+
13 Po të mos kisha besuar se do të shihja mirësinë e Jehovait në vendin e të gjallëve . . .+